http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare   Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:12 pm

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Re: Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare   Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:13 pm

Në vitin 1897, kur një grup të rinjsh nga Torino themeluan Juventusin, në një fshat të vogël të Shqipërisë, pranë Durrësit, Feride Hyka festonte ditëlindjen e parë. Ajo lindi në Luz të Vogël (Kavajë) më 7 gusht të vitit 1896 dhe sot jeton me familjen e saj të madhe në Bastardo, në Umbria (Itali): po shkon drejt të 114 viteve, por është e mbajtur.

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Regione3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Re: Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare   Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:13 pm

Është jashtëzakonisht e thjeshtë historia e saj, e ngjashme me të shumë bashkatdhetarëve, të cilët janë shpërngulur përtej Adriatikut për të ndjekur fëmijët që kanë shkuar në kërkim të punës. E ka bërë edhe Ferideja në vitin 1998, kur ishte “vetëm” 102 vjeçe.



I hipi anijes duke marrë me vete gjithë historinë e saj në një valixhe. Edhe kujtimin e të shoqit, të vdekur kur ishte 82 vjeç. Pastaj, nga porti i Barit arriti deri lart, mes kodrave të gjelbra të Umbrias. Përpara saj këtë udhëtim e kishte bërë djali më i vogël, Nuriu, i fundit i nëntë fëmijëve që kjo grua kishte sjellë në jetë. Një emigrim i lidhur me përpjekjet për mbijetesë, fillimisht si murator, pastaj drejtues i një ndërmarrjeje të vogël ndërtimi që sot, siç u ndodh shumë të tjerave, vuan goditjet e krizës.

Por historia e Feride Hykës, njërës ndër gratë më të vjetra në botë, ka edhe një zhvillim që do të bënte për të qeshur, nëse nuk do të lidhej me një seri problemesh burokratike me të cilat nuk bëhet shaka. “Më 20 dhjetor të vitit 2007 shkova në Komisariatin e Folinjos për të kërkuar lejen e qëndrimit (soggiorno) në emër të nënës time, - tregon Nuriu - sepse pa atë dokument nuk mund të merrja as asistencën as pagesën e kujdestarisë; pas disa ditësh, meqë nuk kisha marrë asnjë njoftim, u ktheva në Folinjo për të parë përse praktika nuk po përshpejtohej: përgjigjja që më dhanë, me shumë mirësjellje, ishte që sistemi informatik nuk pranonte data lindjeje më të hershme se viti 1900, arsye për të cilën nëna ime nuk mund të merrte lejen e qëndrimit”. Që atëherë deri sot kanë kaluar dy vjet dhe pavarësisht kërkesave të shumta, situata ka mbetur e njëjta. "Shkova edhe në Komunë, në Xhiano – vazhdon Nuriu - por më thanë se ata nuk mund të bënin asgjë, sepse ishte kompetencë e komisariatit dhe kuesturës; puna është se nëna ime, përpos problemeve të shëndetit (nuk sheh më) nuk arrin të marrë atë që u takon me ligj njerëzve në gjendjen e saj. Kështu, unë jam i detyruar të paguaj një kujdestare që merret me të, por në këtë kohë krize, me shumë mundim ia dal ta mbaj shtëpinë, situata po bëhet e papërballueshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Re: Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare   Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:14 pm

Në Bastardo, përveç Nuriut, jetojnë me familjet e tyre tre djem të tjerë të zonjës Hyka, të gjithë muratorë. Një komunitet i madh, aq sa kjo super-gjyshe thyen çdo rekord me 80 pasardhësit e saj direktë: nipër e stërnipër. "Çdo vit, në gusht kthehemi në Shqipëri – thotë më tej Nuriu – dhe qëndrojmë një muaj; zakonisht vjen edhe ime më, me avion, e shoqëruar nga dy persona të familjes; ndërsa ne të tjerët ikim me anije; vitin e shkuar rinovuam edhe kartën e identitetit edhe pasaportën e mamasë; u deshëm vetëm pak ditë për t’i marrë, njëzetë gjithsej". Nuriu hap sirtarin dhe nxjerr dokumentet në fjalë: duket që janë fringo të reja, të dyja të realizuara me sistem dixhital, dhe karta e identitetit ka format të njëjtë me atë të patentave italiane të gjeneratës së re.

Pyetja që marrim me vete, pasi kemi përshëndetur gjyshe Feridenë dhe familjen e saj, është e natyrshme: është e mundur që këtu, në Italinë moderne, një sistem informatik nuk arrin të pjellë një leje qëndrimi për këtë grua 114 vjeçe? E pabesueshme.

Alfredo Doni,
“Corriere dell Umbria”


Gazeta Shqip.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Re: Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare   Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Burokracia italiane përballë gjyshes shqiptare 114 vjeçare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet 01.06.2010
» Kronike nga Gazetat Shqiptare
» Nuset Shqiptare ne Serbi
» Greqi, emigrantja shqiptare mbyt femijet e saj
» Hakerët shqiptarë u hakmerren atyre serbë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Tema e shtypit të ditës :: Lajme te zgjedhura-
Kërce tek: