http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajmet 01.06.2010

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Lajmet 01.06.2010   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 4:06 am

Te gjitha lajmet ne rajon

Lajmet 01.06.2010


Edituar për herë të fundit nga no.i.d në Fri Jun 18, 2010 8:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Ministri Meta u nis për Sarajevë   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:53 am

Lajmet 01.06.2010 Meta%20ne%20bruksel

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme,Ilir Meta u nis sot për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
Ky Takim që zhvillohet në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit, pritet të bëjë një vlerësim të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit Evropian, si dhe të rikonfirmojë perspektivën e qartë evropiane të këtyre vendeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Takimi Kastratin - Sparks   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:54 am

Lajmet 01.06.2010 01kastrati-sparks
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks, kanë biseduar për aktualitetin politik dhe për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë. Ambasadori Sparks fillimisht e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar të dielën në Mitrovicë.
Në anën tjetër, kryetari Kastrati edhe një herë ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar atë ditë, kur gjendja ka mundur të dal jashtë kontrollit pas provokimit të protestuesve shqiptarë nga ana e serbëve të mbledhur në veri të urës së Ibrit. Gjithashtu ai ka thënë se punë të mirë ka bërë edhe EULEX i dhe KFOR i, por edhe vetë drejtuesit e protestës së organizuar kundër zgjedhjeve ilegale në veri të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UCK së që i kanë mbajtur protestuesit nën kontroll.
Në këtë takim është biseduar edhe për angazhimet që kanë të bëjnë me krijimin e mundësive për qasjen e qytetarëve në pronat e veta, si në veri ashtu edhe në jug të qytetit. U përmend problemi shumë i madh i qytetarëve shqiptarë që kanë pronat e uzurpuara në veri dhe i atyre serbë që kanë pronat e uzurpuara në jug dhe që duhet të paguajnë qira për banesat apo shtëpitë ku jetojnë. Kryetari Kastrati dhe ambasadori Sparks janë dakorduar që të angazhohen konkretisht që të ndihmojnë në këtë drejtim, duke e pasur parasysh se kjo ndikon edhe në uljen e tensioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Sejdiu vizitoi shkollën fillore në Breznicë   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:56 am

Lajmet 01.06.2010 01sejdiu-shkolla
Presidenti i Republikës së Kosovës,
dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të
Fëmijëve, vizitoi shkollën fillore "Naim Frashëri" të fshatit Breznicë,
Komuna e Kastriotit, nga përcolli mesazhin dhe dëshirën për jetë më të
mirë dhe të gëzueshme për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës
mbarë.
Duke kërkuar nga institucionet e vendit përkushtim më të madh për të
investuar në arsimimin e fëmijë të Kosovës për të përmirësuar kushtet
dhe infrastrukturën shkollore dhe pajisjen e shkollave me teknologji të
avancuar, Presidenti Sejdiu u bëri thirrje arsimtarëve që të kenë
bashkëpunim të vazhdueshëm me prindërit, në mënyrë që suksesi i nxënësve
të jetë sa më i lartë.
"Eshtë e pamundur që një mësues të bëjë një punë të mirë për nxënësit,
nëse nuk ka prind të përkushtuar për suksesin e fëmijës së vet dhe
anasjelltas. Kjo duhet të jetë e pashkëputshme, jo vetëm si pjesë e
dashurisë prindërore, por edhe e dashurisë ndaj vendit për të ndërtuar
gjenerata të mira dhe të arsimuara", theksoi Presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Presidenti Sejdiu foli edhe për
zhvillimet e përgjithshme politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë,
për sfidat me të cilat ballafaqohet, si dhe për dukuritë që e pengojnë
zhvillimin më të hovshëm, siç janë korrupsioni, neglizhenca në kryerjen e
detyrave etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Pesë luftanije turke do të qëndrojnë në ujërat e Shqipërisë   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:57 am

Lajmet 01.06.2010 ANIJE%20E%20LUFTES-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi nënshkroi ligjin, i cili lejon hyrjen dhe qëndrimin e përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të një force ushtarake turke.
Në bazë të këtij dekreti mundësohet qëndrimi në ujërat territoriale shqiptare të 5 luftanijeve turke, me një ekuipazh të përbashkët prej 1125 forcash ushtarake.
Hyrja e tyre në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë do të bëhet më 22 qershor 2010, ndërsa dalja më 25 qershor 2010.
Mediat shqiptare shkruajnë se arsyet e kësaj vizite mbeten misterioze. Ndërkohë mediat greke, njoftojnë se qëndrimi i përkohshëm në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë i 5 luftanijeve më moderne të ushtrisë turke, ka vënë në lëvizje sistemin e sigurisë kombëtare të Greqisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Deklaratë Politike e Haradinajt   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:58 am

Deklaratë Politike e kryetarit të AAK së, Ramush Haradinaj

Lajmet 01.06.2010 Ramush%20Haradinaj
Në deklaratën e kryetarit te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thuhet:

Kosova ka shumë probleme. Por problemi më i madh i saj është Qeveria e Kryeministrit Thaτi. Kjo Qeveri është burimi më i madh i pasigurisë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Kjo Qeveri asnjëherë nuk është kujdesur për integritetin territorial të Kosovës, për kufijtë e Kosovës, për Rendin dhe Ligjin në veri të vendit, për gjendjen sociale të qytetarëve të Kosovës, për zhvillimin ekonomik të vendit, për perspektivën euro atlantike të Kosovës.
Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij e konsiderojnë Republikën e Kosovës si një kompani private me të cilën mund të bëjnë çka të duan.
Kjo Qeveri do të mbahet në mend si Qeveria më e keqe në historinë e re të Kosovës. E vetmja gjë e organizuar në këtë Qeveri është krimi dhe korrupsioni.
Tani, Thaçi ka nisë të tallet me qytetarët e Kosovës. Ky dhe partia e tij që pak ditë më parë krijuan Fondin zyrtar për mbrojtjen e Ministrave të korruptuar në Qeverinë e Kosovës, tani na shpallen kryeluftëtarë kundër korrupsionit.
Për më shumë, Thaçi pas takimit të djeshëm që pati me Kryeprokurorin Kabashi, Ministrin Rexhepi dhe Drejtorin e Policisë, Behar Selimin, shfaqi synimin e tij që t'ia merr mandatin EULEX it për hetimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Boll ma na kanë rrejt, të gjithëve. Realiteti i Kosovës e ka një të vërtetë të madhe për këtë Qeveri: Kjo Qeveri duhet të shkojë dhe t'ia lirojë rrugën Kosovës.
Nuk ka avokatë dhe jurista që do ta shpëtojnë këtë Qeveri nga gjyqi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, nga verdikti i votës së qytetarëve.
Unë po iu them sot dhe do ta përsëris sa herë të jetë nevoja se nuk do të lejojë që njerëzit të ndjehen të përulur në vendin e vet. Se nuk do të lejoj që njerëzit tanë të frikohen që të kërkojnë drejtësi në vendin e vet.
Iu them prapë se nuk do të prisni as 100 ditë që të filloni të ndjeheni të sigurt dhe me plot perspektivë në Kosovë, thuhet n=ë deklaratën politike të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Moskë: Filloi samiti Rusi – BE   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:58 am

Moskë: Filloi samiti Rusi – BE


Lajmet 01.06.2010 Flag_rus-uePresidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, e kanë hapur samitin e tyre në qytetin rus, Rostov në Don.
Presidenti Medvedev tha se në takime do të diskutohet për një varg të çështjeve, prej ekonomisë e deri te siguria globale evropiane dhe programi bërthamor i Iranit.
Në agjendë është edhe çështja e vizave për shtetasit rusë që udhëtojnë në BE.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se samiti po mbahet në periudhën kur Evropa është në situatë të vështirë derisa po “monovron për tu bërë bashkim më i fortë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Mosdeklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:00 am

Mosdeklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

Prej sot të dhënat në faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit
Lajmet 01.06.2010 Anti-korrupsionQytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që tash e tutje të mund të shohin vetë, pasuritë e zyrtarëve të lartë publik.
Kjo, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen elektronike të saj raportin e deklarimit të pasurisë së mbi një mijë e pesëqind zyrtarëve të lartë.
Por,70 prej këtyre zyrtarëve nuk i janë përgjigjur këtij obligimi ligjor. Afati për deklarimin e pasurisë së tyre ka përfunduar më 31 mars të këtij viti.
Në këtë mënyrë qytetarët do të mund të kenë qasje dhe të shohin se sa të pasur janë përfaqësuesit e lartë që mbajnë poste publike.
Numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre ka qenë 1560,.
Një muaj pas kalimit të afatit për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, 70 zyrtarë nuk i janë përgjigjur këtij obligimi ligjor.
Por ka edhe të tillë që kanë deklaruar pasurinë e tyre, por nuk e kanë plotësuar formularin në tërësi. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit është një rast kur zyrtari ka deklaruar pasurinë, por ka kërkuar që ajo të mos publikohet. Ai është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ndër zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë janë deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllavisha Petkoviq.
Janë dy këshilltar në zyrën e kryeministrit të Kosovës që nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor,Astrit Salihu,këshilltar politik i kryeministrit dhe Zejnullah Gruda këshilltar politik i zëvendëskryeministrit,Kuçi.
Nga Agjencia Ushqimit dhe e Veterinarisë është Ilirjana Zymberaj kryeinspektor Sanitar i Kosovës.
Në këtë listë të zyrtarëve që nuk e kanë deklruar pasurinë edhe Lulzim Kurtaj antër i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit
Nga Ministria e Administratës Publike janë dy zyrtarë që nuk i janë përgjigjur këtij obligimi ligjor: Hysni Veseli, Kryeshef Ekzekutiv dhe Hamit Qeriqi,u.d.Drejtor i Administratës. Nga Ministria për komunitete është Kemal Deliç,drejtor i Zyrës për Çështje Ligjore, kurse nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Hazer Dana,drejtor i Parkut Nacional Malet e Sharrit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë dy këshilltarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë: Valon Krasniqi dhe Rafet Manaj.
Janë tetë zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme që në afatin e caktuar ligjor nuk kanë ofruar të dhëna për pasurinë e tyre.
Ministria e Punëve të Jashtme:

• Ambasadorët, Konsujt

Vilson Mirdita, Ambasador në Gjermani
Imer Berisha, Këshilltar - SHBA
Islam Spahiu, Këshilltar - Berlin
Sanije Bajraktari-Hysaj, Këshilltar - Paris
Fatmire Musliu, Sekretare e Parë - Berlin
Argjent Shala, Sekretar i Parë - Paris
Arta Rama, Konsulle e Përgjithshme - Nju York
Milazim Vllasaliu, Konsull - Berlin

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë pesë zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

• Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Gazmend Rushiti, Menaxher i Prokurimit
Musa Vitija, Drejtor i Auditimit

• Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Mazllum Belegu, Drejtor Ekzekutiv

• Instituti i Mjekësisë së Punës në Gjakovë

Luan Gola, u.d.Drejtor
Shpejtim Skivjani, Shef i Zyrës së Prokurimit

Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Prishtinës ka 20 zyrtarë që i bashkohen listës së atyre që nuk kanë pranuar të deklarojnë pasurinë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Nuri Bexheti Këshilltar i Lartë Politik
Adnan Dragaj Këshilltar Politik
Alush Istogu, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar
Vebi Ismaili, Auditor i Brendshëm
Basri Muja, u.d.Drejtor i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës
Teuta Danuza, u.d.Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve


• Universiteti i Prishtinës

Prof.Dr. Osman Gashi, Dekan i Fakultetit të Filologjisë
Prof.Dr. Mehdi Polisi, Prodekan për financa i Fakultetit të Filologjisë
Prof.Dr. Lindita Rugova, Prodekan për mësim i Fakultetit të Filologjisë
Vaxhid Sadriu, Sekretar i Fakultetit të Filologjisë
Prof.Dr. Myzafere Limani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Dr.Sc. Vjosa Komoni, Prodekan për çështje mësimore i FIEK
Dr.Sc. Enver Hamiti, Prodekan për financa i FIEK
Prof.ass. Haqif Mulliqi, Prodekan i Degës së Artit Dramatik
Prof.Asc. Bahtjar Kryeziu, u.d.Prodekan i Fakultetit të Edukimit dega Gjilan
Prof.Ass. Xheladin Zymberaj, u.d.Prodekan i Fakultetit të Edukimit - dega Prizren
Prof.Ass. Mazllum Kumnova, u.d.Prodekan i Fakultetit të Edukimit - dega Gjakovë
Prof.Ass. Husnija Bibulica, Prodekan për financa i FSHAB - Pejë
Mr. Isak Jashari, Prodekan për financa i FSHTA - Ferizaj
Mr. Binaze Jashari, Prodekan për mësim i FSHTA - Ferizaj

Këtë listë e përbëjnë edhe tre anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Miradie Mavriqi, Kryesuese e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim
Hysni Bajrami, Kryesues i Departamentit të Operacioneve Zgjedhore
Miradije Meha, Kryesuese e Departamentit të Administratës dhe Përkrahjes

Janë edhe një numër i madh i zyrtarëve në nivelin lokal që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë.
Bazuar në ligjin për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publikë, afati për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë publik ka përfunduar me datën 31 mars 2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Takimi Sejdiu - Moisiu   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:00 am

Presidenti Fatmir Sejdiu priti ish Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu

Lajmet 01.06.2010 01sejdiu-moisiu
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Duke e vlerësuar ndihmesën e shtetit shqiptar dhe personalisht të ish Presidenti Moisiu për çështjen e Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë përkrahjen që ka dhënë Shqipëria dhe udhëheqësit e saj për popullin e Kosovës dhe aspiratave të tij për liri, demokraci dhe pavarësi.
"Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita, pavarësisht kush e ka qeverisur Shqipërinë", tha Presidenti Sejdiu, duke e çmuar kontributin personal të z. Moisiu për arritjet e Shqipërisë në forcimin e demokracisë së brendshme, si dhe në procesin e madh të integrimit euroatlantik.
Ndërsa, ish Presidenti Moisiu e vlerësoi progresin e përgjithshëm që është bërë në Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.
"Pavarësia e Kosovës po dëshmohet si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon" tha z. Moisiu. Sipas tij, e ardhmja e vendeve tona, pa dyshim, është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare.
Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe për dukuritë e ndryshme me të cilat po ballafaqohen të dy vendet tona, siτ janë papunësia, korrupsioni, vështirësitë e zbatimit të plotë të ligjit etj. Por, të dy bashkëbiseduesit theksuan se me gjithë vështirësitë, edhe Shqipëria, edhe Kosova janë në rrugë të mirë për arritjen e standardeve evroperëndimore edhe në këto fusha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Programi People 2 People   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:01 am

Komisioni Evropian promovon rininë dhe shoqërinë civile të Kosovës

Lajmet 01.06.2010 01KE-konferenca

Sot, Komisioni Evropian filloi konferencën triditore për aktivitetet rinore dhe sportive në kuadër të programit People 2 People (Njerëz për njerëz). Konferenca u ndoq nga përfaqësuesit relevantë nga Brukseli të Komisionit Evropian, Zyra ndërlidhëse e KE së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizata të shoqërisë civile që merren me rininë në Kosovë.
"Nuk është rastësi që tema e aktiviteteve rinore dhe sportive është zgjedhur për Kosovën. Rinia është pasuria kryesore por edhe një sprovë për Kosovën", tha Kjartan Bjornsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE së i cili e hapi zyrtarisht konferencën. Ngjarja e aktiviteteve rinore dhe sportive është e para e këtij lloji që po organizohet në Kosovë. Pasi që është në kuadër të programit People 2 People, ajo kryesisht përqëndrohet në organizatat e shoqërisë civile, duke iu dhënë atyre rastin që t'i njohin institucionet e BE së, procesin e vendimmarrjes, legjislacionin, politikat dhe programet e rëndësishme por, po ashtu ofron mundësinë për të krijuar lidhje me homologët e tyre nga rajoni dhe BE ja. Kjo ngjarje po ashtu ka për qëllim të promovojë Rininë në Aksion - program i financuar nga BE ja që synon të zgjojë sensin për qytetari aktive, solidaritet dhe tolerancë në mesin e evropianëve të rinj dhe për t'i përfshirë ata në formësimin e të ardhmes së Unionit. Vëmendje e veçantë po ashtu do t'u kushtohet papunësisë dhe aktiviteteve vullnetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Kërkohet implementimi i Ligjit të Punës   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:02 am

Drejtues të OEK dhe përfaqësues të biznesit, kanë kërkuar implementimin e Ligjit të Punës
Lajmet 01.06.2010 OEK-LIGJI%20I%20PUNES Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues të biznesit, kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse sa më parë të fillojnë me implementimin e Ligjit të Punës, sepse kjo është e vetmja formë për ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve dhe zhvillimin e biznesit.
Këto kërkesa janë bërë gjatë përmbylljes së kampanjës disamujore që kishte për tematikë "Vetëdijesimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve për të drejtat dhe obligimet e tyre në përputhshmëri me legjislacionin relevant në Kosovë".
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OEK së, Safet Gërxhaliu ka thënë se institucionet kanë përgjegjësi që të implementojnë Ligjin e Punës dhe mos të lënë atë nëpër sirtarë, sepse në këtë mënyrë do të kishte një trajtim adekuat të punëtorëve dhe ngritje të kapaciteteve.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qemajl Smajli e ka pranuar faktin se institucionet e vendit nuk kanë punuar sa duhet për krijimin e infrastrukturës përkatëse ligjore për punë.
Ndërkaq pronari i kompanisë "Standard", Nebih Zariqi e ka kritikuar Kuvendin dhe Qeverinë për vonesat në implementimin e Ligjit të Punës, ndërsa e ka quajtur si hap të mirë fillimin e përgatitjeve për draft ligjin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Ish ministri serb hetohet për satelitin përgjues për Kosovën   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:02 am

Ish ministri serb hetohet për satelitin përgjues për Kosovën

Lajmet 01.06.2010 PERVOSLAV%20DAVINIC-ISH%20MINISTER%20SERBProkuroria e Beogradit akuzon ish-ministrin e Mbrojtjes të Federatës serbo-malazeze Përvoslav Daviniq për abuzime me detyrën. Ai akuzohet në lidhje me një kontratë që ka firmosur në Paris më 2005 me një firmë izraelite për përdorimin e një sateliti përgjues, me vlerë 45 milionë eurosh.
Daviniq në atë kohë ish ministër i Mbrojtjes i Federatës serbo malazeze, akuzohet se ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë izraelite ImageSat pa autorizimin e nevojshëm.
Marrëveshja kishte të bënte me përdorimin e një sateliti përgjues që do të mbikëqyrte kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, e cila në atë kohë ende nuk kishte shpallur pavarësinë.
Beogradi ndërmori proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris në 2008, por padia u rrëzua dhe Serbia është dënuar për të paguar 36 milionë euro kompanisë Image Sat.
Ish-ministri Daviniq ka tetë ditë kohë për të prezantuar mbrotjen e tij kundër akuzës për abuzim. /rel/









Më shumë
Lajme nga Vendi
Bota
Rajoni
Arkivi i lajmeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Dell: Mbështesim luftën kundër korrupsionit   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:03 am

Dell: Drejtësia në Kosovë duhet të vijë nga vetë ju!
Lajmet 01.06.2010 DELL-PORTRETAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Dell, deklaroi sot në Prizren se përkrahë vendimin e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës, për të luftuar korrupsionin së bashku me mekanizmat ndërkombëtarët.
Ai tha se drejtësia duhet të vijë nga vetë institucionet e Kosovës. Dell mori pjesë në përurimin e renovimit të Gjykatës komunale në Prizren.
Dell megjithatë tha se “drejtësia në Kosovë duhet të vijë nga vetë institucionet vendëse pasi, sa më shumë pritet prej ndërkombëtarëve aq më shumë do të vonohet forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë”.
"Ne e çmojmë përkushtimin e Kryeministrit të Kosovës që të vihet në udhëheqje të luftës kundër korrupsionit dhe që të ndihmojë që drejëtsia të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. SHBA -të, janë këtu për t'iu ndihmuar juve dhe EULEX-it por drejtësia duhet të vijë nga vetë ju, duhet të vijë nga Qeveria juaj, nga vetë qytetarët tuaj. Sa më gjatë që të llogaritni se komuniteti ndërkombëtar do të ju ofroj juve drejtësinë, dhe sundimin e ligjit, aq më i gjatë do të vonohet që vetë shteti i Kosovës të jetë në gjendje që të ofroj sundimin e ligjit", tha Kristofer Dell, ambasador i SHBA-ve.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësore të Kosovës, Enver Peci, tha se Gjykata e Prizrenit është një gjykatë model, e cila duhet të merret si shembull edhe në komunat e tjera.
Renovimi i Gjykatës komunale në Prizren është realizuar nga programi i USAID-it për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Reagime: Samiti i Sarajevës   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:03 am

Thaçi:"Në Samitin e Sarajevës do të prezantohen të arriturat".-Krasniqi:"Samiti i Sarajevës një hap i ri për Kosovën.- Shala:"Samiti është një kthim prapa në agjendën e BE-së
Lajmet 01.06.2010 SARAJEVAPërfaqësimi i Kosovës në Samitin e Sarajevës në nivel të barabartë me të gjitha vendet e tjera të rajonit është një vlerësim dhe një njohje unanime ndërkombëtare për Kosovën.
Kështu e vlerësoi përfaqësuesit e Institucioneve pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit. Ndërsa nga opozita ky Samit vlerësohet si një kthim prapa në agjendën e Bashkimit Evropian.
Kreu i Qeverisë së vendit, Hashim Thaçi, pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sarajevës si vend i barabartë e sheh si një progres për Kosovën në rrafshin e pranimit të saj ndërkombëtar.
"Në samitin e Sarajevës do të prezantohen të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës edhe në sferën politike edhe në sferën e afirmimit të të drejtave të minoriteteve, edhe të arriturat ekonomike, edhe reformat demokratike në kuptimin edhe të ekonomisë edhe të legjislacionit por edhe vizioni për të ardhmen për ndërtimin e raporteve me të gjithë fqinjët dhe zotimi për relacion të ri ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si parakusht për paqe dhe stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektive euroatlantike perëndimore të gjithë Ballkanit perëndimor", Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Sipas kreut të legjislativit të vendit, Jakup Krasniqit, ftesa që i është bërë Kosovës për pjesëmarrje në këtë samiti është edhe një dëshmi më tepër se vendet fqinje dhe ato të BE-së tani më kanë filluar të trajtojnë Kosovën si shtet.
"Mendojë që më e rëndësishmja është që Samitet e ngjashme që organizohen nga mekanizmat e Bashkimit Evropian ende Kosova është pjesë e këtyre organizmave mendojë që është një hap i ri në këtë rrafsh dhe duhet përshëndetur, mendojë që vetë pjesëmarrja e Kosovës dhe të gjitha vendeve të tjera tregon se edhe BE dhe të rajonit po pajtohen me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran", tha Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Ibrahim Gashi, nuk mendon se samitet e tilla do të ndikonin në zbutjen e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës.
"Është pak iluzore të mendohet se Serbia vetëm me samite të tilla do ta zbusë qëndrimin e saj karshi Kosovës. Ajo ka një diplomaci aktive në shumë dimensione në funksion të mohimit të subjektivitetit shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare ajo lëviz gjithë gurët e mundshëm për ta penguar afirmimin dhe legjitimimin e statusit të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare dhe nuk është mirë që të pritet se takimet e tilla do ta zbusin qëndrimin e Serbisë", tha Ibrahim Gashi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndrim skeptik për ndryshimin e rrethanave të Kosovës në rrafshin e integrimeve evropiane përmes Samitit të Sarajevës.
"Samiti i Sarajevës do te jetë prezantim përgjithësisht modest i shteteve në rajon, nuk është as përafërsisht synimi që do të duhej të përmbushej, që t’i epej një dinamikë e re zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit perëndimor, në përgjithësi mendojë që është një prapakthim në agjendën e Bashkimit Evropian e cila është licencuar 10 vjet më parë në Samitin e Sarajevës", tha Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së.
Në Samitin e Sarajevës që të mbahet nesër, Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, i cili do të prezantojë të arriturat e shtetit të Kosovës.
Në listën përfundimtare gjenden 48 pjesëmarrës. Është konfirmuar pjesëmarrja e 29 të ftuarve, kryesisht ministra të jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian dhe shefa të organizatave ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Izraeli arreston 480 aktivistë të Gazës   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:04 am

Izraeli arreston 480 aktivistë të Gazës


Lajmet 01.06.2010 IZRAEL-SULMETPas aksionit ushtarak të Izraelit kundër një konvoji anijesh të Gazës, deri tani në burgun Birshava, në shkretëtirën Negev, janë dërguar 480 aktivistë. Kjo u bë e ditur nga radioja izraelite. Sipas fjalëve të ministrit, Jicak Aharonoviç, pjesa më e madhe e të arrestuarve do të lirohen pas marrjes në pyetje. Para gjyqit do të dalin ata aktivistë që dyshohen se kanë përdorur dhunë. Po kështu bëhet e ditur se 50 pjesëtarë të flotës humanitare janë dërguar në aeroportin e Tel Avivit për t'u dëbuar, ndërsa 45 vetë janë në trajtim mjekësor në spitale. Pjesa tjetër e rreth 700 aktivistëve gjenden ende në qytetin portual Ashdod. Izraeli nuk lejon asnjë kontakt me të arrestuarit. Për këtë arsye është aktualisht e pamundur të konfirmohen informacionet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Në Samitin e Sarajevës do të prezantohen të arriturat   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:05 am

Thaçi: Kosova po ecën mirë në drejtim të realizimit të agjendës evropiane

Lajmet 01.06.2010 13MBLEDHJA%20E%20QEVERISE
Kryeministri Hashim Thaçi tha se në Samitin e Sarajevës ministri i Jashtëm Skender Hyseni do të prezantoj të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës, si në sferën politike dhe afrimitmit të drejtave të minoritarëve, ekonomike, reformat demokratike për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë dhe vizioni për të ardhmen dhe ndërtimi i raporteve të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët.
Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar miqtë e partnerët ndërkombëtarë të cilët, siç u shpreh e kanë krijuar këtë mundësi të një vlerësimi të barabartë edhe për Kosovën si të gjitha shtetet tjera të rajonit.
Ndërkaq pas mbledhjes së Qeverisë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Samiti i Sarajevës me pjesëmarrjes e shteteve do të nxisë edhe bashkëpunimit rajonal dhe se do të përcaktojë të ardhmen e perspektivën evropiane të gjithë rajonit.
Ndërkohë kabineti qeveritar gjatë mbledhjes së sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar propozim vendimin e Ministrisë së Transportit e Postë Telekomunikacionit për shpronësimin e tokave publike dhe transferin e tyre në pronësi të Qeverisë së Kosovës për nevojat e ndërtimit të autostradës Vërmicë Merdare.
Në këtë rast, ministri i Transportit, Fatmir Limaj ka shprehur domosdoshmërinë që pronat publike të cilat gjenden brenda korridorit të trasesë ku do të kalojë autostrada të barten në pronësi të Qeverisë, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë ndërtimit.
Po ashtu, kabineti qeveritar i ka dhënë mbështetje edhe kërkesës së ministrit Bajram Rexhepi që nga dita e sotme punonjësit për prodhimin e pasaportave dhe dokumenteve tjera personale të punojë me orar të zgjatur për shkak të fillimit të ardhjes së bashkatdhetarëve.
Ndërkohë kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me ftesën që i ka bërë për vizitë në Prishtinë të mikut të shqiptarëve, ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Toni Blair.
Gjithashtu, Thaçi ka paralajmëruar edhe vizitën e kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Kosovë, si vizitë e cila do të shënojë thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:05 am

Krasniqi: Duhet kohë për të shtrirë ndikimin institucional edhe në veri

Lajmet 01.06.2010 01kryesia%20e%20kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se nevojitet ende kohë në mënyrë që institucionet e Kosovës të shtrijnë integritetin edhe në pjesën veriore të vendit, ndërkaq ka shtuar se veriu vazhdon të mbetet problem shqetësues për institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Krasniqi i ka bërë këto deklarata pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me ç'rast ka ripërsëritur faktin se Qeveria e Kosovës dhe ICO ja kanë një strategji, e cila parasheh sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës, zhvillim ekonomik në atë pjesë, si dhe integrimin e qytetarëve serbë në institucionet dhe në jetën publike në Kosovë.
Ai ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve tjera në realizmin e kësaj strategjie, ndonëse sipas tij kjo strategji nuk ka gjetur një mbështetje edhe aq të fuqishme.
"Ju e dini që institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë kundër bisedimeve serbe me Beogradin, por bisedimet politike janë përfunduar dhe konsiderojmë që duhet një kohë që institucionet e Kosovës ta shtrijnë ndikimin e institucioneve të Kosovës dhe sundimin e ligjit në atë pjesë të Kosovës", ka thënë Krasniqi.
I pyetur nëse mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri vë në pikëpyetje autoritetin e institucioneve më të rëndësihme të vendit kur është fjala për integritetin e Kosovës, Krasniqi ka theksuar se pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet problem shqetësues i institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të përfillin rezultatet që do të nxjerr mbajtja e zgjedhjeve të së dielës.
Seanca e radhës së Kuvendnit të Kosovës do të mbahet më 4 qershor dhe do të pasojë seanca tjetër më 10 qershor. Për shqyrtim në seancën e 10 qershorit do jetë edhe raporti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2009 dhe ai zyrës së auditorit të përgjithshëm për vitin 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Komision për krimet e luftës në ish Jugosllavi   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:06 am

Komision për krimet e luftës në ish Jugosllavi


Lajmet 01.06.2010 Lufta%20e%20kosoves%20ilustrimKa nisur fushata mediale për themelimin e Komisionit rajonal KOMRA, i cili pretendon të nxjerrë të vërtetën për viktimat e luftës gjatë viteve 1991-2001 në territorin e ish Jugosllavisë.
KOMRA do të ketë selinë në Sarajevë dhe do të përbëhet nga 20 anëtarë, të cilët do të jenë nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia.
Udhëheqësi i Zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Bekim Blakaj, ka thënë në një konferencë për gazetarë se komisioni KOMRA, do të ndihmojë që të ndërpritet “praktika e mosndëshkueshmërisë të kryesve të veprave dhe që t’i kthehet dinjiteti familjeve dhe viktimave”.
Në Kosovë figurojnë ende mbi 1800 të zhdukur, ndërsa në tërë rajonin rreth 17 mijë. Ndërkaq, në luftërat e ish Jugosllavisë, në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, ndërsa në tërë rajonin rreth 120 mijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Erdoan: Sulmi izraelit masakër e përgjakshme   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:06 am

Erdoan: Sulmi izraelit masakër e përgjakshme


Lajmet 01.06.2010 Recep-tayyip-erdoganKryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdoan e akuzoi Izraelin se ka kryer "masakër të përgjakshme" të hënën kur komandot izraelite vranë nëntë aktivistë pro palestinezë gjatë një vërsuljeje në një anije turke që transportonte ndihma në Gaza.
Në mbledhjen e jashtzakonshme të kabinetit të sigurisë, Erdoan tha se vërsulja e Izraelit në konvojin humanitar "meriton çdo lloj mallkimi".
Në takim morën pjesë ministri i mbrojtjes, shefi i inteligjencës dhe njeriu i dytë i armatës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Dita Botërore e Qumështit   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:08 am

Ministri Stavileci premton subvencionimin e sektorit të blegtorisë
Lajmet 01.06.2010 DITA%20E%20QUMESHTIT33Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit vendor të qumështit, të mbështetur edhe nga USAID-i, të martën ka shënuar Ditën Botërore të Qumështit.
Manifestimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku pos shumë fermerëve dhe qytetarëve, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
Me këtë rast, ministri Stavileci tha se misioni i MBPZHR-së është zbatimi i programit të Qeverisë së Kosovës në fushën e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin e blegtorisë.
Ai theksoi se është i interesuar që e gjithë hallka e zinxhirit të prodhimit të qumështit, përpunimit, procesimit të tij dhe deri te produktet finale si të qumështit që konsumohet ashtu edhe të produkteve të tij, të jenë të një cilësie të lartë.
Në këtë kuadër ministri Stavileci ka thënë se MBZHR-ja ka një program shumë ambicioz të subvencioneve edhe të grandeve për këtë sektor.
Ndërkaq, përfaqësuesi i USAID-it, Arben Musliu ka thënë se ky sektor ka nevojë që vazhdimisht të përkrahet, në mënyrë që të ngritët vetëdija dhe mirëqenia e të gjithë atyre që janë të lidhur direkt me sektorin e blegtorisë.
Kurse, pronari i Qumështores “Bylmeti”, Ymer Berisha tha se sot kanë prezantuar produktet e tyre me qëllim që konsumatorët e Kosovës të shohin se edhe në Kosovë ka cilësi, ka asortiment dhe ka kapacitete.
Ministri Stavileci në Ditën Botërore të Qumështit ka thënë se MBPZHR-ja në vazhdimësi është duke e rritur mbështetjen direkt për fermerët, jo vetëm të blegtorisë, por edhe të sektorëve të tjerë me shkallë prioriteti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Sulmi izraelit në konvojin humanitar   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:08 am

Fuad Ramiqi nuk është në listën e personave të lënduar
Lajmet 01.06.2010 Fuad%20RamiqiDrejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se anëtari i LDK-së, Fuad Ramiqi, nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga sulmuesit izraelit gjatë incidentit të djeshëm, i cili ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në flotën e anijeve, të cilat po bartnin ndihma për në Gaza.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lulzim Mjeku ka thënë për Kosovapress se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, MPJ nuk ka arrit të mësojë nëse në incident ka pasur të përfshirë edhe persona të tjerë nga Kosova, ndërkaq ka konfirmuar se qytetari i vetëm kosovar i identifikuar deri më tani si pjesëmarrës në anijet e sulmuara, Fuad Ramiqi, është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ministria e Punëve të Jashtme që nga dita e djeshme është interesuar për fatin e shtetasit tonë, Fuad Ramiqi dhe përfshirjen eventuale të ndonjë shtetasi tjetër në incidentin që ndodhur në flotën e anijeve që ishin nisur për në Gazë, dhe ka arritur që sot pas dite të konfirmojë se shtetasi Fuad Ramiqi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë ndonjë lëndim në incidentin e ndodhur dje herët në mëngjes”, theksoi Mjeku.
Mjeku ka theksuar se MPJ informatën zyrtare për gjendjen shëndetësore të Ramiqit e ka marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, e cila posedon listën e personave të përfshirë në incident, nënshtetësitë e tyre, listën e të plagosurve etj.
Ai gjithashtu ka deklaruar se Ambasada Kosovës në Ankara ka mësuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka ngritur një desk informimi për ta përcjell këtë gjendje, në mënyrë që në dy-tri ditët e ardhshme të dihet identiteti i personave të përfshirë në incident.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Të mërkuren Samiti i Sarajevës   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:09 am

Ashton: Ballkani ka perspektivë evropiane
Lajmet 01.06.2010 KETRIN%20ESHTONShefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kethrin Ashton ka ripërsëritur qëndrimin e saj se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Ajo tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet edhe sfida e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”, ka thënë ajo.
Ndërkaq në prag të Samitit të Sarajevës, Ashton theksoi se ky organizim do të afirmoj perspektivën e rajonit për BE.
”Në Sarajevë, BE-ja do ta riafirmojë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane për rajonin”, është shprehur Ashton.
Ndërkohë komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle e ka mirëpritur zotimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vazhdimin e ritmit të reformave në fushat kyçe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Kuçi për Samitin e Sarajevës   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:09 am

Orientim më i qartë për Kosovën dhe rajonin
Lajmet 01.06.2010 01integrimetNë mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare, u diskutua lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 2 qershor në Sarajevë.
Para anëtarëve të komisionit qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e ka prezantuar zv.kryeministri Hajredin Kuçi.
Kuçi theksoi se nga kjo konferencë pritet që të shprehet një vullnet më i madh për bashkëpunim rajonal. “Kosova do ta tregojë një vullnet të tillë, por besoj se do të ketë një presion pozitiv të kryesuesve të Unionit Evropian dhe të shteteve të tjera, edhe mbi Beogradin, në mënyrë që të tregojë vullnet për bashkëpunim rajonal dhe për mosndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, në veçanti në komunat veriore, si: Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq”, theksoi zv.kryeministri Kuçi. Ai shtoi se gjatë këtij takimi pritet që të prezantohen të arriturat e vendit. Ndërsa, sqaroi se përfaqësues i vendit në këtë konferencë do të jetë ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
“Ministri Hyseni do të flasë për të arriturat tona në fushën e Raportit të Progresit dhe do të shprehë vullnetin e tij, gatishmërinë, por edhe kërkesat që të marrim sa më shpejt udhëzuesin për liberalizmin e vizave dhe të jemi të përgjegjshëm në procesin e marrëveshjes tregtare me BE-në. Pritjet tona janë racionale dhe besoj se do të ketë një orientim shumë më të qartë për Kosovën dhe rajonin”, theksoi Kuçi.
Në vazhdim të kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto projektligje: Projektligji për minierat dhe mineralet, Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje, Projekt-kodi i drejtësisë për të mitur, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e tokave bujqësore, të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale. Me këtë rast u vlerësua se këto projektligje janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, ndaj mund të procedohen tutje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Rusia dhe BE nuk bien dakord për heqjen e vizave   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:10 am

Rusia dhe BE nuk bien dakord për heqjen e vizave


Lajmet 01.06.2010 MOSKARusia dhe Bashkimi Evropian nuk kanë arritur të merren vesh për afatet për heqjen e vizave.
Në konferencën e përbashkët në Rostov në Don pas takimit BE-Rusi, presidenti Dimitri Medvedev deklaroi se çështja nuk duhet të politizohet, dhe se kur është fjala për vizat, duhet kuptuar strukturën e BE-së.
Ai tha se Rusia është e gatshme për bisedime dypalëshe me vendet anëtare mbi çështjen e sigurisë, e cila është e ndërlidhur me heqjen e vizave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj: Nga viti 2013 arsimi parafillor nga mosha 5 vjeçare   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 8:11 am

Hoxhaj: Nga viti 2013 arsimi parafillor nga mosha 5 vjeçare


Lajmet 01.06.2010 ENVER%20HOXHAJMe rastin 1 Qershorit - Ditës ndërkombëtare të fëmijëve Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim edhe me institucionet tjera parashkollore e kanë organizuar në Prishtinë “Olimpiadën e lojërave pa kufij për fëmijët parashkollor”.
Krahas shumë aktiviteteve tjera në olimpiadën e lojërave, e cila u mbajt në Sallën “1 Tetori”, kanë marrë pjesë rreth 600 fëmijë, të cilët i kanë treguar shkathtësitë e tyre fizike e sportive, por edhe ato edukative.
Në këtë rast ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj duke uruar fëmijët për ditën e tyre e ka shprehur edhe përkushtimin institucional për të punuar sa më shumë, në mënyrë që fëmijët të rriten ashtu siç duhet.
Ministri Hoxha bëri të ditur se krahas planifikimeve për ngritjen e cilësisë së arsimit edhe është marrë vendimi që fëmijët prej vitit 2013 arsimin parashkollor ta fillojnë nga mosha 5 vjeçare.
Ndërkaq në emër të këshillit organizativ të Olimpiadës, Labërie Luzha tha se lojërat pa kufi organizohen me qëllimin e promovimit të vlerave të fëmijëve dhe si të tilla tregojnë përkushtimin si të prindërve dhe institucioneve për krijimin e një jete sa më të mirë.
Përveç olimpiadës gjatë ditës janë organizuar edhe një varg aktivitetesh tjera me programe të larmishme artistike përmes të cilave është shënuar Dita ndërkombëtare e fëmijëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Lajmet 01.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet 01.06.2010   Lajmet 01.06.2010 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet 01.06.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Lajmet 11.06.2010
» Lajmet 10.06.2010
» Lajmet 09.06.2010
» Lajmet 08.06.2010
» Lajmet 07.06.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Tema e shtypit të ditës :: Lajmet me te reja shqiptare-
Kërce tek: