http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kronike nga Gazetat Shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:00 am

Kater vajza te mitura pak dite me pare humben babain Ramadan Hila. Ai eshte nje nga dy policet e vrare nga shtetasi Afrim Hasanaj ndersa po merrnin sherbimin ne nje postobllok prane fshatit Shenmeri ne Kukes.
Orjana, Enkeleda, Blerina dhe Aida, se bashku me nenen e tyre Elmira tashme jane edhe te pastreha dhe nuk kane asnje te ardhur.

Te tre vajzat e mitura u shtruan ne spital pikerisht diten kur u krye ceremonia e varrimit e babait te tyre. Ramadan Hila se bashku me familjen e tij banonte ne shtepine e dajes per shkak se godina ku ai banonte me pare ishte shkaterruar.

“Jam me 4 femije, pres te pestin dhe nuk di ku te shkoj. S’kam asgje. Femijet s’kane ku te shkojne. Thone pse s’vjen babi ne spital te na marre”, tregon Elmira Hila.

Vajzat tashme kane braktisur edhe mesimin ne shkolle dhe nuk dine se cdo bejne ne te ardhmen. “Jam ne klase te gjashte, por e kam lene shkollen. Nuk e di se cfare do te bej tani”, thote Orjana, njera prej 4 vajzave.

Drejtuesi i spitalit te Kukesit ka vene ne dispozicion nje dhome me kater shtreter ku 5 anetaret e familjes se policit te rene ne detyre jetojne dhe ushqehen me racionin ushqimor te spitalit me shpresen se dikush do kujtohet per kete familje per te cilen kryefamiljari Ramadan Hila nuk kujdeset dot me.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:00 am

[/bBELLFLOWER, Californi- Një grua ka lindur 8 fëmijë dje në Kaliforninë e Jugut. Nëna që nuk dëshiron të identifikohet solli në jetë 6 djem dhe 2 vajza që peshojnë nga 800 gr deri në 1200 gram secili. Doktorët që pritën fëmijët kanë dalë sot në një konferencë për shtyp dhe kanë bërë publik lajmin e çuditshëm të tetënjakëve.


Më e bukura është se prindërit prisnin 7 fëmijë, pasi kështu i kishin parë në ekografi, por janë surprizuar kur ka lindur edhe i 8-i. " Shqyeva sytë", tregon Dr. Karen Maples, kur pashë fëmijën e fundit.


Doktori thotë se fëmijët kanë lindur në prematurë por gëzojnë shëndet të mirë. Gruaja lindi me operacion cezarian, ku morën pjesë 46 mjekë e infermierë. Pesë prej bebeve po marrin trajtim të veçantë, pasi janë shumë të vegjël.
Mjekët thanë se një staf prej 46 vetësh dhe katër dhoma në spitalin Bellflower janë përdorur dje për të pritur të vegjëlit. Lindja zgjati vetëm pesë minuta. Në 10.43 ka lindur fëmija i parë dhe në 10.48 i teti.


Ky është rasti i dytë në botë kur një grua sjell në jetë 8 fëmijë njëherësh. Rasti i parë u shënua në Houston në 1998, por njëri nga fëmijët vdiq një javë pas lindjes. Tani pesë vajzat Ebuka, Gorom, Chidi, Chima and Echerem dhe dy djemtë Ikem dhe Jioke janë dhjetë vjeç.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:00 am

Gjyshja denohet per kontrabande me droge.


Kanadezja e moshuar, e cila është arrestuar në Xhamajka pasi që në bagazhin e saj janë gjetur 3.6 kilogramë marihuanë, është dënuar me burg për shkak të kontrabandës me drogë.
71-vjeçarja, Margherita Lancaster-Rid nga Ontario do të qëndrojë tre muaj në burg nëse nuk është në gjendje ta paguaj dënimin prej 1.200 dollarësh, të caktuar nga gjykatësi.

“Gjyshja drogirashe” qysh e kanë emëruar mediat lokale, e cila është dënuar në gjykatën e Monteg Bay të Xhamajkës, javën e kaluar ishte deklaruar fajtore për akuzën për kontrabandim me drogë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:01 am

Masakron gruan për xhelozi


Arjan Danaj, qëlloi bashkëshorten e tij me kaçavidë në makinë, ndërsa policisë i tha se tentuan ta grabisnin

Arrestohet me akuzën e vrasjes autori i krimit, ndërsa gruaja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital


Masakron me kaçavidë bashkëshorten pas sherrit për xhelozi, dhe për t'i shpëtuar arrestimit, simulon grabitje.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur Arjan Danaj, 45-vjeç, lajmëroi policinë se bashkëshorten e tij Valentina Danaj 35-vjeçe kanë tentuar ta grabisin disa persona të cilët e kanë goditur me sende të forta. Sipas 45-vjeçarit, grabitja kishte ndodhur në rrugën "5 Maji" në Tiranë kur ajo po kthehej në banesën e saj.

Ndërkohë që e dëmtuara u transportua në Spitalin Ushtarak ku pas ndërhyrjes mjekësore gjendja e saj u përmirësua.

Në një kohë ku oficerët e zyrës së luftës kundër vjedhjeve me dhunë e armë, por hetonin për të identifikuar autorët e grabitjes, Valentina Danaj dëshmon nga spitali se ngjarja që i ishte servirur policisë nuk ishte e vërtetë dhe se ajo ishte plagosur nga bashkëshorti i saj.

Dëshmia e 35-vjeçares u verifikua edhe nga provat që policia siguroi më vonë duke çuar në qeli Arjan Danaj për "plagosje të rëndë me dashje" dhe "kallëzim të rremë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:01 am

Athinë, studenti hap zjarr në shkollë, mes të plagosurve 1 shqiptar


Katër persona kanë mbetur të plagosur, kur një stundet 19 vjecar ka qëlluar me armë në oborrin e shkollës. Mes të plagosurve është dhe agresori i cili ka tentuar vetëvrasjen. Mediat greke bëjnë të ditur se mes të plagosurve është edhe një shqiptar i cili ka tentuar të carmatoste agresorin.

Një student ka hapur zjarr në oborrin e një shkolle profesionale në Athinë sot në mëngjes, rreth orës 08.30 minuta me orën lokale. Studenti plagosi tre persona më pas tentoi vetëvrasjen thonë autoritetet policore të Athinës.

Policia thotë se njëri nga të plagosurit është student në këtë shkollë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodheshin jashtë ambienteve të shkollës profesionale dhe kanë marrë plagë të lehta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08.30 minuta në një shkollë profesionale në lagjen Renti, afër Pireut. Pasi ka shtënë në drejtim të studentit dhe dy personave që ndodheshin jashtë shkolles, agresori ka qëlluar veten në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë. Drejtoria e kolegjit e ka identifikuar 19 vjecarin si student të tyre.

Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarjeje. Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një debati mes studentit 19 vjecar dhe një studenti tjetër 18 vjecar. Më pas 19 vjecari ka nxjerrë dy armë të kalibrit të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij, duke e plagosur në gjoks dhe në dorë. Më pas i riu ka vazhduar të qëllojë teksa largohej nga ambientet e shkollës, duke plagosur dy punëtore të një kompanie private të moshës 30 vjecare.

Mediat greke bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve është shqiptar, i cili punonte pranë shkollës profesionale kur ndodhën dhe të shtënat e armëve. Ata shkruajnë se shqiptari ishte plagosur teksa po tentonte të carmatoste agresorin.

Më pas agresori ka kaluar rrugën dhe në anën tjetër të trotuarit ka qëlluar veten e tij në kokë. Agjencia e lajmeve greke ANA bën të ditur se
policia gjeti dy canta me armë e plumba pranë agresorit, ndërsa Cnn shkruan se në cantë i është gjetur një thikë dhe një shënim ku shkruante se ishte lodhur nga ngacmimet e shokëve të tij, dhe donte të merrte hak.

Është hera e parë që Greqia tronditet nga një ngjarje e tillë. Të plagosurit janë shtruar në spitalin Nikaia, të Athinës.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Panayiotis Efstathiou tha se studenti, i cili u qëllua nga shoku i tij ka marrë një plagë të rëndë në gjoks, ndërsa dy të plagosurit e tjerë kanë plagë të lehta.

“Agresori është në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi ka plagë në kokë... dhe do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale” tha Efstathiou duke shtuar se “viktima është e moshës 18- 19 vjecare, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë rreth 30 vjece” .

Policia po heton mbi motivet e ngjarjes ndërkohë që ka ndërmarrë dhe një kontroll në banesën e agresorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:01 am

Nje tragjedi familjare u shenua ne Kallamata te Greqise. Protagoniste te ngjarjes qe shokoi opinionin grek eshte nje familje shqiptare.

Emigranti Irfan Rama, 40 vjec nga Librazhdi, preu me sharre elektrike te dy kembet e se shoqes perpara dy femijeve te mitur te ciftit, 10 dhe 12 vjec. Sipas policise lokale, Rama kishte mberritur ne qytetin e Kallamates nje dite me pare, se bashku me dy femijet e tij te vegjel, per t’i kerkuar bashkeshortes se tij 30 vjecare te kthehej ne shtepine e tyre te cilen ajo kishte braktisur dy muaj me pare.

30 vjecarja ndodhet ne spitalin e Kallamates, ku po operohet. Te kontaktuar prej Top Channel, mjeket e spitalit u bejne apel te gjithe bashkeatdhetareve shqiptare qe jetojne ne kete zone, te dhurojne gjak. 40 vjecari do te dergohet ne gjykate per mase arresti mengjesin e se henes. Per fatin e femijeve do te vendoset ditet ne vazhdim prej nje tjeter gjykate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:01 am

Mundësitë që Shqipëria të liberalizojë vizat me vendet e Bashkimit Evropian janë më të mëdha në vitin 2010 sesa këtë vit. Këtë e bëri të ditur dje në një intervistë në Vizion Plus, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan.
“Pritshmëritë që të kemi një liberalizim të vizave në 2010 janë më realiste se sa fakti që kjo gjë të ndodhë në vitin aktual. Një mision teknik me ekspertë të vendeve anëtare të BE-së sapo është larguar nga Shqipëria, pasi analizoi ecurinë në fusha kyçe, si ecuria e dokumenteve, migracioni, menaxhimi i kufijve dhe azili institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta ekspertë do të përgatisin një raport dhe do t’ia dërgojnë komisionit evropian konkluzionet e tyre, të cilat do të përdoren për të propozuar lëvizjen e lirë pa viza për ato vende që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara më parë”, u shpreh Lohan. Sipas tij “për shkak të fokusimit në shpërndarjen e kartave të identitetit Shqipëria ka shënuar pak progres në prodhimin në shkallë të gjerë dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike, kështu që do të duhet më tepër në këtë fushë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:02 am

Rrëfimi/ Fjorildo Satka zbulon vendet ku konsumohet hashashi

“Tymosja tek dera e Fakultetit”


Jo më larg se disa muaj më
parë, ai është diplomuar si laborant
dentar. Prej gjashtë vitesh konsumon
hashash bashkë me shokët e tij, të cilët janë
në fakultete të ndryshme të Universitetit të
Tiranës apo dhe në universitete private.
Sa kohë ke që e konsumon hashashin
dhe me kë e ke konsumuar për
herë të parë?
Kam gjashtë vite. Herën e parë që e kam
konsumuar kam qenë me shoqërinë. Kam
pirë me një shok një teke dhe kështu filloi
më pas. Dy muajt e parë pihet më shumë
dhe më dendur sepse është dhe mosha. Po
mbaj mend që në kohën që e kam filluar unë
para gjashtë vitesh, me 500 lekë mund të
blije 40 teke hashash, krahasuar me tre ose
katër që merr sot për të njëjtin çmim.
Sa është çmimi tani?
Po çmimi nuk është se ndryshon, 500
lekë mbetet kurse pakësohet sasia që ka
brenda një qese. Sa vjen dhe shtrëngohet
sepse dhe policia e ka shtrënguar shumë
situatën
E konsumon si shoqëri apo vetëm?
Normale si shoqëri sepse nuk pihet vetëm ajo. Është diçka qejfi, të cilën preferoj ta
konsumoj kur jam me shoqërinë, më tepër për të
bërë gallatë dhe të na shtyhet muhabeti.
Po nga sa ke dëgjuar ose ke parë, si është konsumi te femrat?
Ka edhe femra në masë që e konsumojnë,
sidomos kur janë në grupe shoqërore dhe nëpër
“party”.
Në kohën që ke qenë student, ku e konsumoje
Edhe te dera e shkollës e kam pirë. Të gjithë
e kanë problemin te familja kurse unë nuk e
kam këtë problem.
Po prindërit e tu e dinë që e konsumon?
Kam pothuajse gjashtë vjet që e konsumoj
dhe detyrimisht edhe prindërit janë në dijeni të
kësaj. Pavarësisht se nuk ju vjen mirë, mundohen
ta kuptojnë moshën plus që nuk konsumoj
as heroinë as kokainë.
Po shoqëria juaj që është nëpër Fakultete
të Universitetit të Tiranës e konsumon?
Keni dëgjuar gjë lidhur me këtë?
Kam dëgjuar plot dhe jo vetëm tek universiteti
shtetëror po edhe nëpër privat ka plot që
e konsumojnë. Të paktën tek universiteti që
mbarova unë shkollën, gjysma e konsumonin,
që ishin edhe nga rrethet dhe mendohet që
nuk është kaq e përhapur sa në Tiranë. Edhe
në fakultete të ndryshme ku kam shoqërinë
time pihet goxha hashashi. Nga shokët e mi
kam dëgjuar që pihet masivisht te Filologjiku,
Gjuhët e Huaja dhe sidomos te Politekniku.
Tek ky i fundi është pirë historikisht mbrapa
universitetit. Tek Akademia e Arteve ka po
ashtu shumë që e pinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:02 am

ÇMIMI

Përgjithësisht hashashi kalon nga dora në dorë për të
kaluar te studentët dhe sidomos veprohet me njohje.
Orët bosh përgjithësisht janë ato kur konsumohet
hashash dhe brenda mundësive prapa godinave të
fakultetit, në ndonjë ndërtesë të braktisur apo qoftë
edhe në natyrë të hapur, siç janë Kodrat e Liqenit ku një
sërë Fakultetesh janë të radhitura. Kështu, duke pyetur
studentët na rezulton se një qese hashash, e cila përmban
4-5 teke kushton 500 lekë të reja. Çmimi ndryshon
edhe në varësi të sa duarve ka kaluar por në përgjithësi ky eshte cmimi standard.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:02 am

DROGAT E TJERA

Askush nuk e mohon që mes studentëve mund të
ketë edhe nga ata që konsumojnë droga të tjera, më
të rrezikshme, por që sigurisht ato nuk kanë marrë
përdorim kaq të gjerë, ose përdorimi i tyre nuk është
kaq i shkujdesur në vende të dukshme. Gjithsesi,
edhe këto droga qarkullojnë dhe studentët mund
të të japin pa problem “kursin e ditës” për secilën,
si për heroinën dhe për kokainën. Një dozë heroinë
kushton 3000 mijë lekë kurse një dozë kokainë
7000 mijë lekë të reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:03 am

Rusi, bredhi rritet ne mushkerine e 28 vjecarit

Nje zbulim i rralle i bere ne Rusi ka shtangur gjithe boten, pasi lajmi tashme eshte ne krye te te gjitha mediave boterore. Behet fjale per nje 28 vjecar te quajtur Artyom Sidorkin, i cili vuante nga nje semundje ne mushkeri, per te cilen mjeket mendonin se ishte tumorr.

Por i riu nga qyteza Izhevsk nuk vuante aspak nga kanceri. Pasi iu nenshtrua kontrollit me rreze X, ai kreu nje operacion, por ne momentin qe mjeket kane pare mushkerine e tij, ngelen te shtangur. Ne mushkeri vune re nje bredh te vogel 5 cm qe po rritej ne organin e 28 vjecarit.

“Kur e operova vura re disa hala. Ngela i shtangur pasi nuk e kisha idene per cfare behej fjale”, rrefen mjeku qe kreu operacionin, Vladimir Kamashev. Mini-pema u hoq menjehere dhe u dergua ne laborator per t’iu nenshtruar analizave te hollesishme, pasi eshte shume e cuditshme qe ajo ka arritur te rritet ne mushkeri. Mjeket mendojne se i riu ka gelltitur nje hale, e cila me pas eshte zhvilluar ne brendesi te trupit te tij.

Por nga ana tjeter, biologet e hedhin poshte kete hipoteze, pasi sipas tyre, nje gje e tille eshte e pamundur. “Eshte absolutisht e pamundur qe nje rrenje te rritet brenda nje trupi njerezor. Rrenjet kane nevoje per uje, temperature te caktuar, por mbi te gjitha kane nevoje per drite”, thekson profesorja e biologjise ne Universitetin e Uraleve, Olga Baranova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 4:03 am

Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

Deputeti socialist i Kuvendit te Shqiperise, Fatmir Xhindi eshte ekzekutuar mbremjen e sotme ne Roskovec, pak metra larg baneses se tij.

Burime konfidenciale te policise bejne te ditur se deputeti eshte qelluar me 6 plumba Kallashnikovi, ndersa po parkonte makinen ne oborrin e shtepise se tij dhe ka nderruar jete ne vend.

Policia deklaron se per momentin nuk ka asnje piste per ngjarjen, nderkohe qe po merren ne pyetje banore te shtepive prane vendit te ngjarjes, ne kerkim te deshmitareve te mundshem.

Shtepine e te ndjerit e kane vizituar pak ore pas ngjarjes kreu socialist Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Deputeti Xhindi, 49 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Kronike nga Gazetat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kronike nga Gazetat Shqiptare   Kronike nga Gazetat Shqiptare I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kronike nga Gazetat Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Tema e shtypit të ditës :: Lajme te zgjedhura-
Kërce tek: