http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomi & biznes

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:57 pm

Për festën e Vitit të Ri 2009, kompania e telekomunikimit Ipko ka
organizuar aksion humanitar për familjet nevojtare në komunën e
Malishevës. Aksioni humanitar përfshin grumbullim fondesh për ndihmë
familjeve kosovare nga kompania Ipko dhe nga stafi i kompanisë duke
ngritur kështu në 328, numrin e familjeve që pranuan pako ushqimore dhe
higjienike. Ndërkaq dhuratë speciale për Vitin e Ri, kompania Ipko ka
bërë për 20 fëmijët nga familjet e dëshmorëve në Malishevë.
Në një njoftim zyrtar të kompanisë këtë projekt Ipko e ka realizuar në
bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili ka asistuar në
identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve me kushte të vështira të
jetesës.

“Komuna e Malishevës është lokacioni që është ndihmuar kësaj radhe, pasi
që numri më i madh i familjeve nevojtare të regjistruara në listat e
Kryqit të Kuq të Kosovës është në Malishevë. Gjithashtu këto familje nuk
kanë pranuar ndihma për një në periudhë më të gjatë kohore”.

Në po të nijetin njoftim thuhet se, ky aksion humanitar ka për qëllim që
të kontribuojë në shoqërinë kosovare, duke iu përgjigjur nevojave të
qytetarëve tanë dhe njëkohësisht duke inkurajuar bizneset tjera kosovare
që të ndjekin një iniciativë të tillë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Kriza Energjetike ne Kosove   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:58 pm

Kriza Energjetike ne Kosove


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:59 pm

Kriza energjetike në Kosovë apo shkur KEK për tu dalluar nga Korporata
Energjetike e Kosovës (shkurt KEK) e pafajshme.

Pas luftës së dytë botërore në komunën e Zubin Potokut janë ndërtuar
disa fabrika. Mirëpo pas luftës së fundit 1999 për shkak të tensioneve
ndërnacionale edhe ato pak vende të punësimit tani janë tërësisht të
mbyllura. Fabrika kryesore e kësaj komune "Ivo Lola Ribar" që prodhonte
pjesë rezervë për termocentralin e Obiliqit e ka humbur këtë treg.

Gjatë viteve të fundit të paraluftës në mungesë të kuadrit, në fabrikat
që njëkohësisht prodhonin dhe riparonin pjesë të ndryshme të
termocentraleve të KEK-ut , këto fabrika kanë prodhuar pjesë vetëm për
nevoja të Serbisë.

Si pasojë e kësaj politike KEK-ut i është marr punishtja e riparimeve
dhe çdo prishje reflektohej në mungesë të energjisë në Kosovë e cila më
parë eksportonte energji elektrike.

Me hyrjen e trupave të NATOS në Kosovë edhe pse është paralajmëruar që
ata e kanë kontrollin mbi tërë territorin ata nuk e kishin në kontroll
të plotë. Në pjesën veriore ata dërguan forcat franceze të cilat
llogariteshin që kishin pakë sa më tepër simpati nga popullsia serbe.
Mirëpo popullsia shqiptare edhe gjatë kësaj kohe largohej nga këto
pjesë. Kjo shkaktoi që edhe ajo fuqi e rralluar punëtore e fabrikave
riparuese largohej. Me largimin e plotë të popullsisë shqiptare tërhiqen
edhe forcat e KFOR-it dhe zbrazëtinë e krijuar e mbulon Mbrojtja
territoriale e Serbisë e cila e shkëput tërësisht mundësin e
riaktivizimit të fabrikave për të cilat nga komuniteti kombëtar ishin
paraparë ndihma.

Ndihmat e parapara vidhen nga punëtorët e administratës së UNMIK-ut (Një
gjerman ndërton villa për qëllime personale në Spanjë???) dhe pjesa e
veriut të Kosovës mbesë nën sigurinë e prestarëve të ish-mbrojtjes
territoriale të Kosovës që tani paraqiteshin si të Serbisë e që
llogaritet që pas luftës ata janë përforcuar me vullnetarë nga Serbia.

Me emërimin e Petersenit si Kryeadministrator i UNMIK-ut fillon procesi
që deri në atë kohë ishte "ngrirë" dhe në fund të mandatit të tij,
kryeministri Çeku kërkon nga bashkësia ndërkombëtare vënien nën kontroll
të kësaj pjese të Kosovës. Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte
dërgimi, sipas lajmeve në media i 600 policëve.

Mirëpo edhe përkundër kësaj qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u ende nuk kanë
arritur që të kenë qasje në punishtet e Obiliqit. Për këtë KEK-ut i
nevojitet të importojë rrymë dhe me pajisjet e prishura merren punëtorët
e kualifikuar por pa aparaturat përkatëse. Supozohet se për pajisjet të
cilat punëtorët nuk mund të i riparojnë dërgohen në vendet fqinje e
ndodhë që të bëhen "marrëveshje në të zeze" dhe e njoftojnë popullin me
shpjegimet:

punetoret nuk kan marre page per nje vjet-1

Është interesante edhe njoftimi i kryeministrit Çeku për termocentralin e
ri "Kosova C" i cili llogaritet të vihet në sistem pas 5 viteve. Këtë
njoftim për radio Kosovën e ka bërë kryeministri pas vizitës së Atisarit
në Kosovë e posaçërisht pas vizitës në pjesën veriore të Kosovës.

Sido që të jetë fabrikat në Zveqan, Zubin Potok e gjë kund nuk i kanë
ndërtuar pjesëtarët e mbrojtjes territoriale të Serbisë por nga tatimet e
paguara prej popullsisë së Kosovës e cila për hir të paqes së rrejshme
të paraqitur nga UNMIK-u duhet të pagoi rrymën me çmime të larta.

Çmimi i rrymës në Kosovë e kalon kufirin dhe kalon në çmim imagjinar.
Kosovarët marrin një shërbim aq të dobët që nga ana e konsumatorit
shihet si "kur po kanë qefë" dhe çudia më e madhe vije kur në mediume
reklamohet për "rrymën" si produkt konsumues i cili duhet paguar.

Rryma nëse nuk është shërbim atëherë është produkt vetëm atëherë dhe
vetëm atëherë nëse gjendet në vitrinë gjatë gjithë kohës.

Si duket është koha që qeveria e Kosovës të kundërshtojë mbulimin e
mëtutjeshëm të marrës së ndërkombëtarëve që sillen si të plotë fuqishëm e
në realitet janë por në pjesën veriore nuk e kanë treguar këtë.

Për një vend me gjendje ekonomike si Kosova të paguhet aq shtrenjtë (me
pare, shëndet dhe material) çmimi i rrymës për çështje politike është
katastrofalë. Ndodhë që Gjermania për qëllime politike i mbanë disa
miniera në jetë por buxheti i saj e lejon një investim të tillë në
politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Grate shpenzojn,,Burrat kursejn   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:00 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:00 pm

Nëse një grua gjen 15 mijë euro, mendon menjëherë se si ta shpenzojë
shumën me një udhëtim apo si ta investojë për mirëqenien e saj. Nuk
përton t’i shpenzojë të gjitha ato të holla edhe për një garderobë të
re; një opsion i fundit është t’i shpenzojë me një makinë të re. Ndërsa
një mashkull, paratë që mund të gjejë nën pemë i heq menjëherë mënjanë.
Bëhet fjalë për një sondazh nga e përmuajshmja psikologjike "Për Mua", e
cila publikon sondazhin për mënyrën e shpenzimit të parave nga meshkujt
dhe femrat në prag Krishtlindjesh, duke vërejtur, sipas sondazhit, se
“meshkujt i kanë këmbët në tokë”. Analiza e të dhënave tregon se femrat
dëshirojnë aventurat, emocionet, lirinë e, në këto kushte, femrat
shpenzojnë gjithçka për të rritur vetëvlerësimin. Ndërsa meshkujt janë
më shumë depresivë, pasi i bien shumë pas gjendjes ekonomike
ndërkombëtare, luftërave dhe alarmeve ambientale. Sipas sondazhit në
fjalë, pjesa më e madhe e grave (34%) dëshiron t’i shpenzojë paratë për
një udhëtim rreth botës, ndërsa zgjedhja e parë e meshkujve (36%) është
mosshpenzimi i parave, duke i lënë mënjanë për të ardhmen. Ëndërrimtare,
siç janë gratë, nga 18 deri në 60 vjeç, zgjedhin aventurën. Sipas
psikologut Luciano Di Gregorio, kjo ndodh sepse ato nuk e lënë veten të
shkurajohen nga fazat e krizës dhe të pasigurisë që karakterizon kohërat
tona, si dhe nuk heqin asnjëherë dorë nga ëndrrat. Udhëtimi është liri,
zbulim i emocioneve të reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Biznesi Elektronik   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:01 pm

Biznesi Elektronik


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:01 pm

Biznesi elektronik, i njohur si e-commerce ose eCommerce, konsiston në
blerjen ose shitjen e produkteve ose sherbimeve duke përdorur një sistem
elektronik siç është interneti.

Në industrinë e telekomunikacioneve ecommerce mund të nënkuptohet edhe
si bashkësia e aplikacioneve të dedikuara transaksioneve komerciale.

Kuptimi i termit “Biznes Elektronik” ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në
fillim i referohej transaksioneve komerciale në formë elektronike, në
pergjesi bazohej mbi një teknologji të quajtur EDI ( Elektronic Data
Interchange)e cila përdorej për të dërguar dokumenta komerciale në formë
dixhitale.

Në vijim do ti shtohen edhe funksione të tjera, që nga blerja e
produktese ose e sherbimeve duke perdorur WWW ( World Wide Web) duke
përdorur servera të sigurtë (të karakterizuar nga adresa që fillon me
HTTPS, një protokoll që kripton të dhënat e klientit që shkembehen gjatë
një blerje në internet në mënyre që ta mbrojë atë) dhe me shëmbimin e
pagesave on line( siç janë pagesat me karta krediti).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Ekonomia e Kosoves   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:02 pm

Ekonomia e Kosoves


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:02 pm

Ekonomia e Kosovës

1 Historia
1.1 Agjencitë dhe organizatat e huaja
1.2 Zhvillimet e pasluftës
1.2.1 Faza e parë
1.2.2 Faza e dytë
1.2.3 Faza e tretë
2 Makroekonomia
2.1 Bujqësia
3 Blegtoria
4 Burimi
5 Lidhje të jashtme



Historia

Bujqësia pas luftës. Pas luftës, bujqësia në Kosovë ka filluar nga pika
zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë së pari është punuar për
krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i
ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së
përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel
shtetërorë. Sekretar permanent i kësaj ministrie gjatë vitit 2006 ishte
Qazim Kukalaj.


Agjencitë dhe organizatat e huaja

Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe
popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata
ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të
veçuar kanë luajtur këto organizata: Organizata Botërore e Ushqimit FAO ,
Banka Botërore, USAID-it përmes KCBS-së, AER-it organizata tjera
qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë
edhe UNDP, Programi Interkorporation, GTZ e Gjermanisë, SIDA e Suedisë,
SIDA e Kanadasë, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Norvegjisë, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:02 pm

Zhvillimet e pasluftës

Duke marrë parasysh që bujqësia nuk ka nevojë për ndihma dhe investime
të mëdha,pasurit natyrore dhe fuqia e lirë punëtore që gjendet në
Kosovë, Ministria me ndihmesat nga organizatat e jashtme kanë vepruar në
një plan i cili mund të ndahet në tri faza.


Faza e parë

Faza emergjente ka filluar menjëherë pas mbarimit të luftës në vitin
1999-2000. Gjatë kësaj faze popullsia është ndihmuar dhe furnizuar me
mallra të importuara. Po ashtu në këtë fazë ka pasur investime të
drejtpërdrejta apo materiale, ku janë ndihmuar një numër i fermerëve. Në
këtë drejtim Zvicra e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes dhurimit
të krerëve të lopëve qumështore, të racave evropiane. Gjatë kësaj kohe
Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) e ka ndihmuar sektorin e
bujqësisë përmes investimit të blerjes së farës dhe plehrave artificiale
të nevojshme për mëkëmbjen e gjendjes. Duket se gjatë kësaj kohe ka
pasur keqpërdorime në masë të vogël gjatë projektit të shpërndarjes së
farës dhe plehrave artificiale nga disa biznesmenë. Më vonë AER-i ka
vazhduar t’u japë disa kompanive tregtare kredi shumë të volitshme,
mirëpo AER-ja ka probleme me kthimin e kredive rreth kësaj çështje kjo
agjenci ka kërkuar ndihmën e MBPZHR për kthimin e këtyre mjeteve me
qëllim të krijimit të një vazhdueshmërie në zhvillimin e sektorit të
bujqësisë në Kosovë.

Fermeri që e ka marrë një lopë të tillë e ka pasur obligim që viçin e
parë t’ia dhurojë një fermeri tjetër, me qëllim që të shtohet numri i
lopëve të racës së mirë në Kosovë.

Ndihmat që ka marrë sektori i bujqësisë janë të natyrës së ndryshme.
Kështu p.sh. nga paslufta deri në vitin 2006 organizatat e huaja e kanë
ndihmuar këtë sektor me 11.168 lopë qumështore të racave si hollshtajn,
simentall, grauviht etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:03 pm

Faza e dytë

Faza e rindërtimit dhe ndërtimit institucional apo kapaciteteve
institucionale. Kjo fazë ka zgjatur nga viti 2001-2005. Shumica e
investimeve kanë qenë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale,
përfshirë legjislaturën, trajnimet, udhëtimet studimore, seminaret e
ndryshme të cilat janë parapërgatitje e stafeve qeveritare dhe stafeve
tjera të ndërrimit të qasjes ndaj këtij sektori, po edhe kriterit të
shoqatave të ndryshme e ndihmës ndaj shoqatave të bujqësisë, të
blegtorëve, të qumështit, mishit, veterinarëve, etj.


Faza e tretë

Faza e ardhshme (investimeve). Kjo fazë mendohet të jetë faza e
përgatitjes apo përshtatjes së legjislacionit me standarde evropiane dhe
plotësim të tyre para hyrjes në BE, dhe investimeve të drejtpërdrejta
kapitale në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të bujqësisë, duke
përfshirë të gjitha degët, pemëtari, perimtari, blegtori, sektorin
qumështor, mishit etj.

Është për të theksuar se i tërë procesi i ri-mëkëmbjes së bujqësisë së
Kosovës është përcjellur nga institutet bankare, të cilat në raste të
tilla lëshojnë kredi me kamata të vogla. Mirëpo në rastin e Kosovës ato
në këtë drejtim kanë qenë pasiv. Sipas zyrtarëve të qeverisë së
përkohshme kjo është si pasojë e çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe
mungesës së njohurive për procedurat e paraqitjes së kërkesave dhe
aprovimit të tyre në këto institucione.


Makroekonomia

Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka bërë një përparim të dukshëm në
ndërtimin institucional dhe stabilizimin makroekonomik. Megjithëse,
mundësia e takimit me njerëz nevojtar ishte shumë e ngadalshme. Mungesa e
zhvillimit ekonomik duket të ketë efekt negativ në stabilitetin që do
të shtyej rritjet ekonomike. Sfida më urgjente për autoritetet Kosovare
ishte të ruajn stabilitetin makroekonomik dhe arrijnë një rritje
ekonomike, në kërkim të zvogëlimit të nivelit shumë të lartë të
papunësisë. Me zvoglimin e ndihmës nga jashtë si dhe derdhjet në
sektorin privat do ta bëjnë shumë të vështirë arritjen e këtij qëllimi.
Zbutja e emigrimit është një çështje shumë e rëndësishme për ekonomin e
Kosovës. Aktiviteteve ekonomike të Kosovës janë mbështëtur nga ndihmat e
jashtme si dhe nga të ardhurat private të cilat së bashku arrijnë
nivelin e 50 % nga Bruto Prodhimi Shoqërorë. Sektori i donacioneve është
krijuar në një export artificial për prodhimet dhe shërbimet Kosovare
që mbrrijnë në 20% të Bruto Prodhimi Shoqërorë. Gjatë viteve 2000-2003,
ndihma nga jashtë ishte e barabartë me dyfishin e buxhetit të Kosovës të
2003. Për periudhën e njejtë, të ardhurat private, ishin rreth 30 % të
Bruto Prodhimi Shoqërorë, ishin më shumë se Bruto Prodhimi Shoqërorë i
Kosovës për vitin 2003. Ndihma nga jasht tregon një trend në rënje,
sidomos pas vitit 2001. Në fund të vitit 2004, ndihma nga jasht ka
paraqitur vetëm gjysmën e saj nga viti 2000. Vlerëshet me optimizëm për
derdhje në sektorin privat ne dekadën e ardhshme. [1] Burimet Kosovare
nuk janë të mjaftueshme të finansojnë investimet e kërkuara, sipas
buxhetit shumë të ultë që kanë. Mbështetja në huazime per të plotësuar
mungesat do të ishte gjë e pamatur. Objektivi është qe borxhi i marrur
mos të kaloj 30 % të Bruto Prodhimi Shoqërorë në dhjet vitet e ardhshme.
Në tentim të ruajtjes se aftësisë së pagimit, dhe përkrahjes për
nevojat e shtimit, aty ka nevoëj të rritet produktiviteti, ashtu që të
bëhet konkurent dhe të fitoj një depërtim në tregun e jashtëm. Politika
të qarta kërkohen për të përkrahë zhvillimin. Ndikim i vazhdueshëm është
bërë që të bëhet një ekonomi në kornizë ligjore. Këkesa kryesore është
që të zhvillohet pajisja me vegla, që të përkrahet ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:03 pm

Bujqësia


Bujqësia kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të
ultë dhe një shërbim këshilldhënës të dobët, kontribon me afërsisht 7 %
të BPSH të Kosovës (vlerësimi i SOK 2007), bënë punësimin e 42 % (sipas
Bankës Botërore) dhe mbrrinë 16 % nga exportit i përgjithshëm.

Kosova është një importues i madh i produkteve bujqësore me 288 milion
Euro, ose 24% nga importi total në vitin 2005. pjesa e importit të
ushqimit nga importi total në vitin 2000 ishte rreth 27%, ngritet në
2003 në 34% dhë bie në 24% në vitin 2005. zhvillohen aktivitetet tjera
ekonomike

Bujqësia në Kosove përfshinë përafërsisht 1.800 kooperativa dhe firma
komerciale (private e shoqërore) dhe 143 000 ekonomi familjare, 70% prej
të cilave jane si ferma me më shumë se 1 ha. Sektori ka produktivitet
pune shumë të ultë duke kombinuar edhe me të ardhura mujore shumë të
ulta. Aty janë rreth 150,000 njerzë të përfshirë në sektorin
bujqësor/farmer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:03 pm

Blegtoria


Blegtoria e Kosovës ka shënuar përparime në kuptimin e përmasimit të
racës, cilësisë dhe sasisë së prodhimit, por ka shënuar zvogëlim të
numrit të kafshëve, përpos shpeztarisë e cila ka rritur numrin e tyre,
me formimin e fermave të pulave. Blegtoria e Kosovës ka pasur ngritje të
madhe gjatë viteve të 50-ta, 60-ta kurse pas viteve të shtatëdhjeta
filloi rënia e saj. Blegtoria e kafshëve në Kosovë gjatë viteve të 50-ta
karakterizohej me numër më të madh të dhenve, deleve, gjedheve, kurse
më pak e kuajve dhe derrave. Pas luftës me hapjen e sektorit privat ka
filluar rritja e prodhimit të qumështit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Kroatët të interesuar për investime në bujqësi   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:04 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 7:04 pm

Ambasadori i Kroacisë në Republikën e Kosovës, Zlatko Kramaric, tha të
hënën në Pejë se bllokimi i prodhimeve të Kosovës nga Serbia, qoftë edhe
nëse ato nuk kanë cak tregun serb, por vetëm kalojnë transit andej,
ndikojnë keq në stabilitetin e rajonit, ndërkohë që paralajmëroi
interesimin e kompanive kroate për investime në bujqësinë kosovare.
“Ky lloj i luftës kurrë nuk është i mirë dhe kjo do t'u kthehet bumerang
të gjithë atyre që veprojnë kështu, pra edhe Serbisë”, ka deklaruar
ambasadori Kramaric.

Ambasadori kroat paralajmëroi investime nga vendi i tij në sektorin e
bujqësisë në ringjalljen e tokave bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit,
për çka ai edhe tregoi më së tepërmi interesim gjatë vizitës së parë të
tij në Pejë.

“Problemi i ushqimit është i rëndësishëm dhe më të duhet të merremi,
pasi në këtë fushë ekziston interesi i dyanshëm. Prandaj edhe do të
insistoj që firmat kroate të hyjnë me investimet e tyre këtu në Kosovë”,
tha ai, duke e parë të arsyeshme që marrëdhëniet e mira politike mes
Kosovës dhe Kroacisë, të zgjerohen edhe në ekonomi, kulturë dhe sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Ekonomi & biznes - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ekonomi & biznes
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Shkencë & Teknology-
Kërce tek: