http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomi & biznes

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Atk   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:45 pm

Atk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:45 pm

Administrata Tatimore e Kosovës, me anë të një njoftimi zyrtar ka
shpalos të hyrat e realizuara për periudhën janar-prill 2009, të cilat
vlerësohen të jenë të hyra të konsiderueshme.

Bazuar në njoftimin zyrtar të ATK-së shuma e përgjithshme e të hyrave të
arkëtuara për periudhën janar-prill 2009, është 75.8 milionë euro, ose
14 milionë euro më shumë se plani i paraparë prej 61.8 milionë euro, që
nënkupton një ngritje prej 22.5 %.

“Nëse krahasojmë të hyrat e kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të
vitit të kaluar, edhe përkundër ndryshimit të shkallëve tatimore, të
hyrat janë në raport të njëjtë me vitin e kaluar”.

ATK po ashtu ka njoftuar se, rezultatet e arritura në këtë periudhë
kohore, duke pasur parasysh edhe krizën financiare globale, janë të
kënaqshme.

“Faktorët që kanë ndikuar në realizimin e të hyrave në këtë periudhë
janë: Rritja e shkallës së vetë-deklarimit, komunikimi më i mirë me
tatimpagues, ofrimi i shkarkimit të deklaratave nga Ueb-faqja, ndryshimi
i ligjeve tatimore, i cili ofron një klimë më të qëndrueshme për të
gjithë tatimpaguesit, transparenca, rritja e besueshmërisë, menaxhimi më
efikas i procesit të kontrollit dhe mbledhjes së borxheve, si dhe
bashkëpunimi me institucionet e tjera”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Të huajt do të marrin vizë për në Shqipëri   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:46 pm

Të huajt do të marrin vizë për në Shqipëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:46 pm

Vendimi i ri i qeverisë synon të plotësojë kushtet e Bashkimit
Evropian për procesin e liberalizimit të vizave. Një sërë vendimesh u
morën gjatë muajve mars dhe prill për të përshtatur rregullat e lejeve
të punës për të huajt me rregullat e BE-së, por ekspertët thonë se këto
vendime të qeverisë erdhën shumë vonë për të pasur ndonjë ndikim më
verdiktin e Brukselit për liberalizimin e vizave.
Një rregullore e re e miratuar nga qeveria ka përcaktuar procedura dhe
burokraci për të huajt që kërkojnë vizë shqiptare, të ngjashme me
procedurat dhe burokracitë që shqiptarët duhet të plotësojnë për të
marrë vizat e standardit të vendeve Shengen.
Vendimi u miratua nga qeveria në prill dhe u publikua së fundmi në
Fletoren Zyrtare. Ai mund ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve që
torturojnë të huajt e vendeve të varfra. Për t‘u pajisur me vizë
shqiptare, të huajve do t‘u kërkohet rezervimi i hotelit, bileta e
kthimit, dokument punësimi, kontratë punësimi, vërtetim page, garanci
financiare, të dhënat bankare, garanci nga pritësi, ftesë nga pritësi,
sigurim jete në udhëtim, epikrizë, (në rast se udhëton për kujdes
mjekësor në Shqipëri), para për të paguar koston e kujdesit shëndetësor,
dokumentin, që provon veprimtarinë profesionale, tregtare në vendin
përkatës, me të cilin lidhen motivet e vizitës etj. Mali me dokumente që
do t‘u kërkohet të huajve si parakusht për t‘u pajisur me një vizë
shqiptare, është po aq i lartë sa mali i dokumenteve që u kërkohen
shqiptarëve për t‘u pajisur me vizë Shengen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Sejdiu: Kriza ka prekur edhe Kosovën por e ardhmja ekonomike është në rrugë të drejtë   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:47 pm

Sejdiu: Kriza ka prekur edhe Kosovën por e
ardhmja ekonomike është në rrugë të drejtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:47 pm

Fatmir Sejdiu

Stamboll, 7 maj 2008

Të nderuar Presidentë të vendeve mike të Republikës së Kosovës:

Më lejoni që të shpreh konsideratat e mia më të larta për të gjithë ju
dhe për vendet që përfaqësoni. Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me
informacione nga dora e parë për zhvillimet e përgjithshme në vendin
tim, Republikën e Kosovës.

Siç e dini, më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të
Kosovës shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, duke
marrë përsipër kështu detyrimet që i takojnë si subjekt i të drejtës dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare. Vullneti i popullit të Kosovës për shtet
të pavarur deri sot është njohur nga 58 shtete anekënd globit, që
përfaqësojnë mbi 2/3 e GDP-së botërore.
Edhe me këtë rast, dua të falënderoj të gjitha shtetet që i kanë
qëndruar Kosovës pranë si në fazën e menjëherë pas luftës, ashtu edhe në
procesin e pavarësimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të saj.
Shpallja e pavarësisë ka hapur perspektivën tonë për zhvillim dhe e ka
shndërruar Kosovën në faktor të stabilitetit të përgjithshëm rajonal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:48 pm

Kosova ka bërë hapa të kujdesshëm, por vitalë për ngritjen e
institucioneve demokratike dhe dëshmimin e plotë se shteti ynë ka hyrë
në partneritet të plotë dhe aktiv për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin
rajonal. Në veçanti, duam të theksojmë raportet e shkëlqyeshme që
Kosova ka me vendet fqinje, të cilat, që të gjitha, me përjashtim të
Serbisë, e kanë njohur pavarësisë e saj. Ndërsa, sa i përket raporteve
me Serbinë, përkundër qasjes joracionale që ajo e ka deri tash karshi
Kosovës, ne besojmë në marrëdhëniet e mira që duhet të ndërtohen për një
të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve tona. Personalisht jam
shumë i interesuar për thellimin e bashkëpunimit rajonal, ndaj kam dhënë
idenë për liberalizimin e mëtejmë të kufijve dhe formimin e një lloj
zone mini-Schengen për të gjitha vendet e rajonit, si një dëshmi jona e
përbashkët për lëvizje drejt proceseve integruese.

Miratimi i Kushtetutës dhe ligjeve të tjera bazike në përputhje të plotë
me Planin e Ahtisaarit, tregon përkushtimin e institucioneve dhe
popullit të Kosovës për zbatimin e plotë të këtij plani, që doli mbas
një procesi të gjatë dhe të vështirë negociator ndërkombëtar. Edhe me
këtë rast, theksojmë se Kosova ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë
kujdes të veçantë ndaj komuniteteve pakicë (edhe pse të gjitha së bashku
përbëjnë më pak se 10% të popullsisë), duke i trajtuar të gjithë ata pa
dallim dhe duke tejkaluar edhe standardet më të larta ndërkombëtare.
Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të barabartë, ku nuk tolerohet
dominimi i askujt mbi askënd. Kjo na ndihmon të jemi të gjithë pjesë e
ndërtimit të Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të vet.
Prezenca e EULEX-it, si mision këshillues për sundimin e ligjit, ku
marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së, si dhe prezenca e KFOR-it si
mekanizëm i sigurisë, na ndihmon në rrugën tonë drejt ndërtimit të
vlerave më moderne demokratike dhe forcimit të shtetit ligjor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:48 pm

Si shtet i porsaformuar, por me një vizion të qartë për integrim të
plotë në strukturat euro-atlantike, Republika e Kosovës është e gatshme
të ballafaqohet me të gjitha sfidat që i takojnë asaj si shtet sovran.

Që nga shpallja e pavarësisë, të gjithë indikatorët tregojnë se Kosova
është në rrugë të drejtë për t’u bërë vend me një ekonomi të shëndoshë,
të qëndrueshme dhe konkurruese. Njohja e shtetit të Kosovës nga 22 prej
27 shteteve anëtare të BE-së dhe pjesa dërrmuese e shteteve anëtare të
NATO-s është një sinjal i fuqishëm se të gjitha këto vende, si dhe vende
të tjera mike, janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin politik dhe
ekonomik me shtetin tonë. Besimi që është shprehur në Konferencën
Ndërkombëtare të Donatorëve, në të cilën Kosovës iu dhanë 1.4 miliardë
euro, duhet të kthehet në investime dhe rezultate përkatëse, në mënyrë
që ky besim të rritet dhe përkrahja të shtohet edhe më shumë.

Përveç sfidave të tjera, Kosova po ndërmerr hapa të kujdesshëm për t’u
ballafaquar me pasoja të mundshme që rezultojnë nga kriza financiare
globale. Për momentin nuk mund të vlerësohen me saktësi efektet e krizës
ekonomike botërore në ekonominë kosovare, por shqyrtimi i këtyre
efekteve kërkon vëmendje dhe masa të vazhdueshme. Megjithatë, duke pasur
parasysh specifikat e ekonomisë kosovare, mund të flitet për disa
tregues të kësaj krize.

Hulumtimet e deritanishme të cilat janë bërë në Kosovë, flasin për
goditjet të cilat i ka pësuar ekonomia kosovare nga kriza botërore
ekonomike. Rreth 2/3 e opinionit flasin se kanë filluar t’i ndiejnë
efektet e krizës. Pjesa më e madhe përmes ngritjes së çmimeve, të tjerët
vërejnë se u është rrezikuar vendi i punës, kurse shumë nga ata
konsiderojnë se efektet e krizës do të thellohen për shkak të zvogëlimit
të remitancave për Kosovën nga kosovarët që punojnë jashtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:48 pm

Vërejmë se opinioni është i brengosur për pasojat, të cilat kriza
ekonomike botërore mund të prodhojë për vendin tim. Para së gjithash,
disa tregues të tjerë flasin se kjo krizë vitin që shkoi la pasoja mjaft
të mëdha në disa fusha. Fondit Pensional të Kosovës iu shkaktuan humbje
prej mbi 70 milionë euro, ose rreth 30 % të fondeve totale, që është
një arsye për alarm. Të dhënat e eksportit në fillim të vitit 2009
flasin se edhe ky sektor ka efekte negative dhe se ekziston rreziku që
aktivitetet eksportuese do të humbin dinamikën të cilën filluan ta
krijojnë me performansa të vitit 2007 dhe 2008. Në dy muajt e parë të
këtij viti eksporti shënoi rënie për 40% në krahasim me dy muajt e parë
të vitit 2008, për shkak të rënies së kërkesës për produkte minerale, të
cilat eksportoheshin nga Kosova. Megjithatë, efekte më të larta të
krizës mund të priten në nivelin e remitancave. Edhe pse nuk ka të dhëna
të sakta, ekziston bindja e plotë se remitancat nga diaspora do të
shënojnë rënie domethënëse në krahasim me vitet e mëparshme. Diaspora
kosovare janë kryesisht punëtorë të thjeshtë dhe shumë të ndjeshëm nga
zhvillimet ekonomike. Këtë e konsiderojmë si një problem të veçantë për
ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh se remitancat kanë luajt dhe
luajnë një rol shumë të madh. Remitancat përbëjnë një përqindje të lartë
të buxhetit familjar, ato, po ashtu, kanë efekte në bilancet rrjedhëse
të Kosovës, kur dihet se diaspora luajti një rol shumë aktiv në
investime në periudhën e pasluftës.

Janë edhe një numër i konsiderueshëm i efekteve më pak të vërejtshme nga
kriza ekonomike botërore. Investitorët e jashtëm, në njërën anë, janë
mjaft konservativ për momentin, duke u sjellë me logjikën e qasjes “prit
dhe shih”. Investimet e jashtme të drejtpërdrejta i kemi identifikuar
si një mjet të potencial të rëndësishëm për përshpejtimin e progresit të
ekonomisë kosovare. Nga kjo perspektivë disa nga projektet e parapara,
të cilat involvojnë kapitalin e jashtëm, siç është privatizimi i një
pjese të KEK-ut dhe të një pjese të Telekomit Kosovar dhe ngritja e
kapaciteteve të reja të energjisë elektrike do të jenë nën ndikimin e
efekteve të krizës. Pozita e tanishme e investitorëve të jashtëm do të
reflektohet edhe në rënien e interesit për privatizimin e ndërmarrjeve
shoqërore. Në anën tjetër edhe sektori bankar në mënyrë të pashmangshme
do të reflektojë përmes procedurave dhe kushteve më të ashpra të
kreditimit. Gjithashtu, mund të pritet se donatorët nga shtetet e
zhvilluara mund të hezitojnë për momentin të distribuojnë asistencën e
premtuar për Kosovën, për shkak të rritjes së nevojave të tyre të
brendshme. Përkundër të gjitha këtyre, ne jemi duke ndërmarrë hapa të
kujdesshëm për tejkalimin e kësaj situate dhe mbrojtjen ndaj pasojave të
mëtejshme të kësaj krize.

Të nderuar miq:
Shfrytëzoj këtë rast që në emër të popullit dhe institucioneve të
Republikës së Kosovës të shtrijë dorën e bashkëpunimit me vendet tuaja
të respektuara. Ju thërras që ta mbështesni Kosovën në vizionin dhe
synimet e saj për ta marrë vendin e vet të merituar në radhët e kombeve
të lira, demokratike e të zhvilluara që kanë përqafuar vlerat më
moderne. Duke qenë mirënjohës për mbështetjen tuaj të deritanishme,
populli i Kosovës mirëpret angazhimin, investimin dhe përkushtimin e
mëtutjeshëm të shteteve tuaja.

Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Kosovarët: Tani po prekim lirinë e Kosovës   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:49 pm

Kosovarët: Tani po prekim lirinë e Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:50 pm



Mijëra vizitorë nga trojet ku jetojnë shqiptarë, në përurimin e tunelit
të Kalimashit

Është pak të thuash e jashtëzakonshme dita e djeshme për mijëra
vizitorët e inaugurimit të galerisë së tunelit të Kalimashit në rrugën
"patriotike" Durrës-Kukës-Morinë. Më shumë se 20 mijë njerëz nga e
gjithë "Shqipëria e Madhe", kryesisht nga Qarku i Kukësit dhe Kosova,
kanë ardhur qysh në mëngjes herët për të përjetuar këtë ditë historike,
ku dy kahet e tunelit do të bashkoheshin.

Njoftimi se në mesditën e diel do të hapet tuneli, u përcoll nga mediat
rreth një javë rresht, ndërsa duket se ishte lexuar nga njerëzit që
mesditën e datës 31 maj 2009 do të takohen dy anët e të njëjtit komb. E
në të vërtetë edhe mesazhi promocional ishte pak a shumë i tillë:

"Për shumë kohë na ndanë malet dhe historia...". Kurrë më parë kosovarët
nuk janë shfaqur aq entuziastë sa dje në portalin e tunelit. "Tani po
më duket se e kam prekë lirinë e Kosovës, tani që mundëm të vijmë në
Shqipëri, jo vetëm pa pengesa në kufi, por edhe me rrugë", na thotë i
emocionuar një malësor drenicas.

Vizitorët

Sheshi para tunelit filloi të mbushet aty nga ora 10:00 e mëngjesit, kur
edhe vetë punëtorët e "Bechtel-Enka"-s filluan ta "shkrehin" punën.
Tuneli kishte pasur edhe më herët turma vizitorësh, por asnjëherë kaq
shumë. Të fundmit që e lanë punën ishin punëtorët që merren me
infrastrukturën e nënstacionit.

"Mirë mor lalë, që po e lemë punën, por nuk na jep bukë Sala ne, na
japin vetëm krahët tonë", thotë Veseli, një punëtor nga fshati Kolsh.

Ndërkohë, dikush e thërret për një detyrë tjetër dhe aty mbetet një
numër i vogël punëtorësh, aq sa për të ruajtur, siç thanë ata, se dikush
lëndohet nga pakujdesia...

Fotografët amatorë

Ajo që bie në sy, duke pritur momentin e përurimit, është nxitimi i
njerëzve për të fiksuar çdo moment në aparate fotografikë, në celularë,
në kamera. Në një rreze prej 100 metrash apo më shumë, badigardë të
panumërt kanë krijuar një gardh, duke mos lejuar askënd t‘u afrohet
portave. Një badigard qeveritar mban në dorë një listë me emra
gazetarësh, që duhet të ishin atashuar më herët për të qenë në
inaugurim.

Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë rritet trysnia e publikut për t‘u
afruar te portat, dhe aty nga ora 11:00 dikush nga qeveria apo nga ata
të "Bechtel-Enka"-s dha porosi që njerëzit të lejoheshin për t‘u afruar
te tuneli. Për disa minuta, qindra kosovarë prekën nga afër "magjinë". U
lejuan të hyjnë
dhjetëra metra në thellësi, duke bekuar rastin e duke bërë foto për të
kujtuar
vite më vonë: kam qenë edhe unë aty atë ditë që u hap tuneli. Pastaj,
duke
pasur parasysh që pas shembjes së "murit" ndarës Kryeministri Berisha do

të mbante një fjalim, dikush arsyetoi që fjalimi nuk mund të mbahej pa
njerëz.

"Pash një Zot na lini të kalojmë, mirë në tunel nuk po hyjmë, por deri
te porta
do të shkojmë", thërret turma dhe ecën përpara me entuziazëm. Gjëja e
parë që
bëjnë në grupe, vetëm apo me familje, është fotografia te harku i
tunelit."E di si po më duket ky harku i tunelit, si Harku i Triumfit",
thotë një burrë.

Në tunel janë lejuar të hyjnë vetëm një numër i kufizuar gazetarësh për
të asistuar në momentin emocional, kur në mesin e tunelit do të shembej
distanca e mbetur dhe kur dy kryeministrat të takoheshin. Thanë se
kishte
qenë emocionuese me të vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:50 pm

Gazetarët
Qindra gazetarë ishin të pranishëm në ceremoninë e tunelit. Gazetarët e
zellshëm kishin vendosur aty kamerat e tyre që herët në mëngjes, madje
kishte prej tyre që kishin fjetur gjithë natën te porta e tunelit. Një
numër kamerash transmetonin direkt për mediat e tyre. Një grup mediatik
nga Beogradi mblidhte siç bëhet zakonisht në kësi rastesh, intervista
nëpër njerëz. Një i intervistuar tha se ky tunel, dhe rrjedhimisht kjo
autostradë, lidhte dy shtete, dhe gazetari i huaj,
i cili vetëm pak vite më parë do të ishte parë si armik, thotë ashtu si
politikanët, se kjo autostradë mund të lidhë më shumë se dy shtete. Një
grup gazetarësh nga Shkupi, të cilët ashtu si shumica e gazetarëve
kishin fjetur në Kukës, duke pirë cigare, bëjnë llogarinë se Shkupi
është tashmë shumë afër me Tiranën, po aq sa edhe Prishtina.

"Ne jemi ndjerë të izoluar nga mjedisi jonë etnik, sepse nuk kemi pasur
rrugë, por tash shpresoj se do të afrohemi me të vërtetë dhe do të
ndjehemi më të lirë", thotë një gazetar i kanalit shtetëror në gjuhën
shqipe.

Një ditë më parë, në qytetin e Kukësit ishte tepër e vështirë të gjeje
një dhomë në hotel. Vetëm në vitin 1999, kur në Kukës mbërritën qindra
mijëra kosovarë, që u dëbuan nga trojet e tyre, ka pasur një interesim
mediatik të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:50 pm

Mjedisi

Ku ka shkuar gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet? Kjo është pyetja e
parë që bëjnë vizitorët dhe kalimtarët e rastit. Jemi mësuar që nëpër
segmentet e autostradës, ku kanë punuar firmat vendase, është "normale"
që syri të të
ndeshë pirgje dherash. Aty ku është gërmuar, po aty apo diku afër, pa
shumë
kujdes është hedhur edhe dheu. Ndërsa te tuneli nuk shihet asgjë. Masivi
i malit
duket sikur është prerë me thikë dhe mbetjet nuk shihen. "Bechtel-Enka"
ka krijuar male artificiale me dheun e tunelit dhe të skrapeve. Në
hyrjen e tunelit është mbushur kështu një hapësirë disa hektarëshe, e
cila pas ngjeshjes duket unike me relievin natyror. Mbi të është
ndërtuar nënstacioni elektrik si dhe infrastruktura shërbyese e tunelit,
aty ku do të vendoset administrata kujdestare. Mjedisi është ruajtur me
të njëjtin kujdes siç është ruajtur jeta e njeriut nga kompania
"Bechtel". Asnjë viktimë nuk është shënuar në më shumë se dy vite punë
në këtë vepër ku, sipas specialistëve, ishte llogaritur të ndodhnin edhe
të tilla. E pra aty kanë punuar dhe punojnë 24 orë rreth njëmijë
punëtorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:50 pm

Fitimi

Një inxhinier vendas gjen kohë të lirë për të treguar se autostrada do
të jetë me fitim të madh për vendin tonë, por edhe për të tjerët. Ja, e
shihni, dy mijë automjete kalojnë sot në rrugën e vjetër nga Kosova në
Tiranë etj., që harxhojnë 17 orë nga Prishtina; kamionët bëjnë dy ditë
rrugë të vështirë; mijëra mjete nuk
udhëtojnë drejt Tiranës vetëm prej rrugës tepër të keqe, sepse ka qenë
një rrugë strategjike antishqiptare...", thotë inxhinieri.

Më tej ai tregon se nga transporti që mund të kryhet në autostradë
nxirren rreth 600 milionë dollarë fitime në vit llogaritur për ton/km.
Në këtë fitim nuk është përfituese vetëm Shqipëria, por kushdo që kalon
këtej, sepse shkurton një distancë prej njëmijë km nga Evropa Qendrore
drejt Mesdheut kjo rrugë
(përkatësisht Porti i Durrësit), në krahasim me Portin e Selanikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:51 pm

Shteti
shqiptar vetëm nga taksa hyrëse e mjeteve merr një fitim vjetor prej
rreth 90 milionë dollarësh... "Dhe e dini që është kjo rrugë që do të na
fusë në BE, nuk janë qeveritë", arsyeton inxhinieri kuksian, duke
biseduar me një grup vizitorësh. "E atëherë përse nuk e kemi bërë më
herët", pyet natyrshëm një vizitor. "Sepse
ka kushtuar shumë", përgjigjet një tjetër... Ndërkohë, në altoparlantët e
vendosur kudo ngrihet muzika, është një muzikë festive, që njofton se
dy kryeministrat po mbërrijnë në dalje pas takimit që kanë pasur në
mesin e tunelit. I pari që i drejtohet turmës është Kryeministri
shqiptar, i cili në fjalën e vet nënvizoi: "Ky tunel ka kushtuar vërtet
shumë, por jo më shumë se sa na ka kushtuar dhe do të
na kushtonte mungesa e tij".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:51 pm


Hamburger dhe fruta për vizitorët

"Bechtel-Enka" kishte menduar edhe për vizitorët. Ndoshta askush nuk e
kishte
llogaritur se kaq shumë njerëz do të ngjiteshin në lartësinë e tunelit,
por gjithsesi aty, në dy platforma gjigante, janë përgatitur mbi 10 mijë
hamburger, fruta, pije freskuese lëngje frutash dhe ujë industrial.
Kishin gatuar edhe ushqime me lugë (pulë me perime, pilaf, si dhe nga
një frutë), paketë që njerëzit e merrnin në pjata alumini një
përdorimshe. Kur gjithçka ceremoniale të përfundonte, të
gjithë njerëzit do të merrnin bukë dhe pije apo ujë. Një kryepunëtor
turk, i cili bashkë me disa specialistë vendas sot kryen edhe detyrën e
menaxhimit të një
pjese të drekës, ndërsa dhjetëra të tjerë kujdesen në maksimum për
mjetet e punës aty, për hyrjen e tunelit, makineritë.

"Sot kena festë, thotë turku me një shqipe të çalë, hajni plot", thotë
ai me dashamirësi.

Fillimisht shumë pak njerëz ia hodhën sytë platformës gjigante të drekës
në të djathtë të hyrjes së tunelit, por aty nga ora 13:00, pas shumë
orësh qëndrimi në diell situata ndryshoi. Mijëra njerëz iu bashkuan
drekës kolektive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:51 pm

Dita e Ajshes

Ajshja është një grua lypëse, 45 vjeçe, që jeton në Kukës prej disa
vitesh. Nëse mund të thuhet për një lypëse "është e respektuar", kjo gjë
mund të thuhet edhe për të. Ajo është ngjitur te tuneli dhe shtrin
dorën për ndonjë lek, duke u thënë njerëzve, jo vetëm "zoti të dhashtë",
madje ndoshta nuk e thotë fare, por "E gëzofshim tunelin, burra". Kjo
grua gjendet për një çast në vorbullën e valles që po luajnë një grup
njerëzish nga zona të ndryshme, aty hyn në valle kush të mundet, mjafton
të mos prishë ritmin, dhe ajo Ajsha, e shtyrë nga një kureshtar, hyn në
valle. Dhe e luan si askush tjetër, me aq elegancë dhe energji. Në
turmën e stërmadhe prej mbi 20 njerëzish shihen edhe një numër lypësesh
të tjera, mes tyre një bionde e re që mbledh, siç komentoi një vizitor,
taksën e festës së tunelit. Është edhe për lypësit një ditë me fat, pasi
janë shumë të rrallë dorështrënguarit, në mënyrë të veçantë kosovarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:51 pm

Arturi, ish-minatori invalid

Në mesin e mijëra njerëzve që udhëtuan për të qenë dëshmitarë të dritës

tunelit, ishte edhe një djalosh nga fshati i Kalimashit, Artur Zhupi,
një invalid, i
cili kishte bërë 7 km autostradë me karrocë, qysh herët në mëngjes. "E
kisha merak të isha edhe unë këtu, sepse më ka kushtuar aq shumë rruga e
gjatë për Tiranë", thotë 29-vjeçari në karrocën e invalidit. Ai na
tregon se ishte aksidentuar në Greqi para 8 vitesh dhe se prej asaj kohe
nuk reshte së kërkuari derman, me shpresën që një ditë do të mund të
ringrihej përsëri në këmbë. "Për shkak të një plage që kam në fund të
shpinës, më duhet të udhëtoj mjaft shpesh në Tiranë, dhe udhëtimi nëpër
rrugën e vjetër është një torturë", thotë Arturi. Ai tregon se malet e
Kalimashit ku ishte hapur tuneli i njihte shumë mirë, jo vetëm se ishte
nga ajo zonë, por edhe sepse kishte punuar tre vjet si minator në
minierën Kalimashit, para se të shkonte emigrant në Greqi. Ai qëndron
disi larg nga turma dhe tymos i menduar. "Ka ardhur vetë me karrocë, nuk
ka pranuar të hipë në makinë", kështu tregon vëllai i Arturit, i cili i
qëndron afër si shoqërues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: PTK ndihmon personat me aftësi të kufizuara   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:52 pm

PTK ndihmon personat me aftësi të kufizuara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:53 pm

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.A., prof.dr Shyqyri Haxha, në një takim
të organizuar me rastin e pranimit të tyre në punë, ka thënë se PTK si
pasojë e rrjedhave të biznesit nëpër të cilat po kalon, i është dhënë
mundësia që të punësojë punëtorë të rinj, në këtë rast me aftësi të
kufizuara.
Sipas tij kjo tregon se menaxhmenti aktual i PTK-së, kujdes të veçantë u
jep edhe personave më aftësi të kufizuara duke u dhënë mundësinë që
edhe ata të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të
korporatës sonë.

“Nuk dyshoj në asnjë moment se ju nuk mund të jepni kontributin tuaj,
përkundrazi besoj fuqishëm se kontributi juaj do të jetë i madh dhe
shembull i punës dhe përkushtimit”, ka pohuar kryeshefi ekzekutiv i PTK
Sh.A., prof.dr. Shyqyri Haxha.

Dr.Haxha mes tjerash ka pohuar, se PTK duhet të merret si shembull i
mirë nga kompanitë e tjera se si duhet kujdesur për të gjitha shtresat e
shoqërisë, e veçmas për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët
si kompani publike kemi edhe përgjegjësi sociale.

Të punësuarit janë shpërndarë pothuajse në të gjitha njësitë e PTK-së,
si në Teleshitje, Qendër të Thirrjeve dhe në Sigurim Fizik.

Sa u përket pozitave nëpër të cilat janë sistemuar këta gjashtë punëtorë
të rinj, Kryeshefi Ekzekutiv, prof.dr. Shyqyri Haxha ka shprehur
besimin se këta punëtorë të rinj, do të përshtaten mirë në pozitat ku
janë sistemuar dhe do ta kryejnë punën me plot përgjegjësi.

Nga ana tjetër, të sapo punësuarit, të emocionuar për këtë gjest shumë
human të menaxhmentit aktual të PTK-së, janë shprehur shumë të lumtur që
u është dhënë mundësia që edhe ata të japin kontributin e tyre në
zhvillimin e mëtutjeshëm të PTK-së.

Ndërsa, Agim Vatoci, Drejtor për Përgjegjësi Sociale në PTK, ka thënë se
e veçanta e këtij takimi qëndron në faktin se, me përkrahjen e prof.dr.
Shyqyri Haxha kemi arritur që të konkretizojmë punësimin e gjashtë
personave më aftësi të kufizuara të cilët nga sot do të jenë në vendet e
tyre të punës dhe kjo është dëshmi që këta persona nuk janë barrë e
shoqërisë.

“Kjo është dëshmi, se të menduarit human dhe social në PTK, është në
fokus të menaxhmentit aktual dhe jam i bindur se një përkrahje e tillë e
PTK-së, dhënë personave me aftësi të kufizuara do të jetë model edhe
për subjektet tjera se si të trajtohet ky segment i shoqërisë” ka pohuar
z.Vatovci.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e shpenzuar   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:54 pm

KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e
shpenzuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:55 pm

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se furnizimi cilësor
dhe i mjaftueshëm me energji elektrike mbetet objektivi kryesor i punës
në kompani dhe se në këtë drejtim është duke u shënuar përmirësim i
vazhdueshëm. Megjithatë zyrtar të kompanisë ftojnë qytetarët që të
paguajnë energjinë e shfrytëzuar meqë një gjë e tillë do të ndikojë në
përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.
Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kompania përmirësimi i
furnizimit me energji elektrike është bërë falë ngritjes së stabilitetit
të sistemit energjetik të vendit, gjegjësisht një prodhimi stabil të
energjisë elektrike në gjeneratorët e KEK-ut, investimeve të vazhdueshme
në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe falë mundësisë
së sigurimit të importit të energjisë elektrike me kohë.

“Për të patur mundësi që të stabilizohet edhe më tej furnizimi me
energji elektrike, KEK-u fton të gjithë konsumatorët që të paguajnë me
rregull faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike”.

KEK-u ka ftuar të gjithë konsumatorët e paregjistruar që të shfrytëzojnë
ofertën e KEK-ut për regjistrim të konsumatorëve të rinj.

“Kjo ofertë ju mundëson kyçje ligjore në rrjetin shpërndarës të
energjisë elektrike në Kosovë të gjithë konsumatorëve të paregjistruar
dhe këtë mund ta bëjnë pa shpenzime të ndërlidhura me këtë proces dhe
borxhet e vjetra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Qeveria, 70 Masa Kundër Krizës Ekonomike   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:55 pm

Qeveria, 70 Masa Kundër Krizës Ekonomike


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:56 pm

<blockquote class="postcontent restore ">
Ekonomi & biznes - Faqe 2 2mngcpz


Me 70 masa të reja, Qeveria do ta luftojë krizën ekonomike. Masa e parë është rebalanci i buxhetit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratuan këto masa që parashohin zvogëlimin e buxhetit për 9 për qind ose për rreth 173 milion euro.
Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron kursim të madh, kështu që këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave në administratën publike për 10 për qind, që ishin planifikuar më herët. Nuk do të ketë edhe punësime të reja, nuk do të blihen mobilie, makina dhe pajisje. Ndërsa shpenzimet rrjedhëse do të zvogëlohen për 16 për qind. Përkohësisht do të ndërpriten edhe një pjesë e investimeve kapitale ku ka komponentë të importit. Këtë vit nuk do të realizohen blerjet e ambasadave, një pjesë e autobusëve, ndërtimi i palestrave sportive, një pjesë e stadiumit të qytetit, si dhe disa projekte në MPB dhe në Mbrojtje.
“Në pjesën e ndërtimit të rrugëve, u munduam të mos ketë asnjëfarë shkurtimi për të pasur aktivitet, i cili do ta ndihmon tërë ekonominë, kompanitë e ndërtimtarisë. Gjithashtu kjo do të thotë vazhdim i asaj që e kemi filluar dhe paralajmëruar, kurse ajo është strategjia shtatë vjeçare për projekte strategjike infrastrukturore për të cilat parashikuam se në 7 vitet e ardhshme do të arrijnë shumën deri në 8 miliard euro”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Për këtë pjesë të investimeve kapitale në buxhet ishin planifikuar rreth 200 milion euro. Ndërkaq Gruevski theksoi se deficiti buxhetor do të mbetet në 2.8 për qind të PBV dhe se akoma nuk është sjell vendimi se a do të financohet me euro-obligacione ose me kreditim nga bankat e huaja. Aranzhim me FMN tani për tani nuk vjen parasysh. Përkohësisht do të ndërpritet edhe kreditimi i brendshëm përmes bono thesareve. Masa e dytë për të luftuar krizën do të jetë kreditimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë.
“Është arritur marrëveshje për linje kreditore nga Banka Investuese Evropiane në shumë prej 100 milion euro për përkrahjen e kompanive të vogla dhe të mesme. Edhe së paku 50 deri 100 milion euro shtesë presim të jenë të siguruara nga bankat komerciale, nga mjetet e tyre personale siç është bashkë financimi”, shtoi Gruevski.
Nga këta 70 milion euro, 35 milion janë nga Banka e Maqedonisë për Përkrahje dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër janë nga bankat komerciale. Këto mjete do të dedikohen për kredi afatgjate për financimin e projekteve të biznesit. Të hollat do të kthehen për 5 vjet me kamatë deri në 6 për qind dhe grejs periudhë prej 1 viti. 90 milion prej të cilëve 45 nga shteti, do të caktohen për kredi afatshkurta të dedikuara për mjete qarkulluese. Afati i kthimit të të hollave do të jetë 1 vit me kamatë deri 6 për qind. shfrytëzues të të dy linjave kreditore do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. 20 milion euro tjera të kredisë do të shfrytëzohen për subvencionimin e kamatave të kredive për mjetet qarkulluese dhe për garantët. Me rebalancin e ri të buxhetit rritja e PBV për këtë vit planifikohet të jetë 1 % ndërsa edhe inflacioni do të jetë rreth 1 %. Qeveria vendosi që të ndërpritet ndihma për fëmijën e 2 dhe të 4, ndërsa për fëmijën e ndihma vazhdon, por do të vlejë për mbarë territorin e vendit.

</blockquote>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: IPKO ndihmon 328 familje kosovare   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:57 pm

IPKO ndihmon 328 familje kosovare

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Ekonomi & biznes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomi & biznes   Ekonomi & biznes - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ekonomi & biznes
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Shkencë & Teknology-
Kërce tek: