http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Teknologji

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Teknologji   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:04 am

ktu mund te posni zbulimet e fundit nga teknologjia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Re: Teknologji   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:05 am

Teknologji Ferrari-612-gto-concept-0
Para numrit të madh të adhuruesve të automjeteve ka teknologjisë kompjuterike me bollëk e me pak mund e inspirim në botën virtuale mund të bëhen edhe mrekullira. Dorën në zemër, jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë drejtim, por Angry Car Designer apo dizajnuesi Sasha Selipanov ia ka qëlluar shënjestrës.
Në fakt, Sasha edhe qysh më herët është i njohur për krijimet e tij dhe pikërisht tani ai ka paraqitur punën e tij më të fundit. Bëhet fjalë për Ferrari 612 GTO imagjinar - një ushtrim të pastër konceptual. Përveç kësaj Selipanov ka bërë një krijim shumë tërheqës i cili do të mund të tërhiqte edhe vëmendjen e Maranellos.
Selipanov është inspiruar nga Ferrari i ri 458 Italia, por edhe modeli më i vjetër 250 GTO. Duke luajtur me botën e ashtuquajtur të super-automjeteve ky dizajnues ka marrë edhe disa elemente nga modeli One-77 i Aston
Martin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Nje super-kompjuter nga Lenovo   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:06 am

Javën e kaluar, kompania Lenovo ka paralajmëruar modelin e ri të
kompjuterit të integruar (all-in-one-PC) nga seria e ThinkCentre, modeli
M90z, i cili do tu ofrohet përdoruesve me teknologjinë më të re të
Intel, vPro, e cila mundëson punë dhe mirëmbajtje më të lehtë, krahasuar
me kompjuterët aktual që ofrohen në treg.
Kompjuteri vjen me një ekran prej 23 inç, i cili është i ndjeshëm në
prekje. Komponentët si hard-disku, mund të zhvendosen shumë lehtë nga
kompjuteri, pa pasur nevojë për vegla pune.
Përveç mausit dhe tastierës, të gjithë komponentët tjera janë të
integruara në një vend të vetëm (duke përfshirë edhe ekranin). Blerësit e
këtij modeli të Lenovo’s, mund të zgjedhin nga procesorët e Intel, mes
modeleve Core i3 dhe Core i5, ndërsa ruajtja e të dhënave posedon
kapacitet deri në 1TB.
Platforma vPro i mundëson administruesit të sistemit që të
pamundësojë përdorimin e kompjuterit, edhe nga distanca, duke i mbyllur
të gjitha të dhënat. Ndërsa, shumica e problemeve me sistemin mund të
zgjidhen gjithashtu nga largësia, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e
vet sistemit operativ.
Çmimi me konfigurimin primar për modelin më të ri të Lenovo’s,
ThinkCentre M90z do të jetë 900 dollarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Nexus One ne rezolucion 720p   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:07 am

Teknologji Nexusone
Ekipi i forumit xda-developers ka bërë një shtojcë për HTC Nexus One i cili mundëson incizimin e video materialeve në rezolucion 720p, e në përpunim është edhe versioni Froyo për Android i cili pritet të vjen.
Pronarët e Nexus One, nëse nuk kanë gjëra më të mençura për të bërë, mund të shkojnë deri tek forumi xda-developers ku ka dalë shtojca e re e cila mundëson incizimin e video materialeve në celular me rezolucion prej 720p, që për një celular është bukur rezolucion i mirë. Për të funksionuar kjo shtojcë, nevojitet që në celular të instalohet CyanogenMod v5.08test3.
Aktualisht janë në vazhdim punimet për t’u përmirësuar zëri dhe fps, derisa në përpunim e sipër është edhe sistemi Android Froyo i cili ende pritet të vijë në Nexus One.
Ata që dëshirojnë të dinë më shumë për detajet mund të vizitojnë forumin xda-developers.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Sony paraqet modelet e reja Alpha per fillestare   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:07 am

Kompania Sony ka paraqitur modelet e reja të fotoaparateve të saj SLR për fillestarë. Alpha A290 e Alpha A390 do të zëvendësojnë modelet A230 dhe A380.
Me dy Alphat e paraqitura Sony vë në shënjestër fillestarët në botën e fotoaparateve SLR. Krahasuar me modelet paraprake, A230 e A380, të cilët do të zëvendësohen nga fotoaparatet e reja SLR kanë shtëpiza diç më të ndryshuara, posaçërisht në hapësirën e dorezës dhe konfigurimin e tasteve kontrolluese në dorezë. Se sa do të ndikojë kjo në ergonomi dhe lehtësinë e punës me ta, na mbetet të shihet qysh muajin e ardhshëm kur këto dy fotoaparate dalin në shitje.
Çmimi i rekomanduar i shitjes për tregun evropian është 450 euro për A290 dhe 500 euro për atë A390. Të kuptohemi, bëhet fjalë për çmimin në të cilin nuk janë të kalkuara tatimet shtesë.
Të dy fotoaparatet kanë çip CCD të stabilizuar në mënyrë elektronike dhe rezolucion prej 14.2 megapiksela. Fotoaparatet ndajnë edhe karakteristikat tjera si shpejtësia e bërjes së dy fotografive brenda një sekonde, daljen HDMI, sistem për largimin e pluhurit nga sensori i ndriçimit, fokus me nëntë piksela dhe baterinë e njëjtë litium-jon. Dy dallimet në mes të këtyre modeleve të fotoaparateve janë mbështetja për Live View tek ai më i fuqishmi A390 dhe ekrani LCD i prapavijës i cili mund të lëvizet tek A390, derisa tek modeli A290 ai është i ngjitur për trupin e fotoaparatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58467
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Teknologji Empty
MesazhTitulli: Facebook behet me i madh se Google?   Teknologji I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 1:08 am

Teknologji Facebook3
Sipas disa hulumtimeve të bëra nga Hitwise, rrjetet sociale në përgjithësi janë më të popullarizuara se motorët e kërkimit, në disa vende të botës.
Në fakt, rrjetet sociale të tilla si Facebook janë duke u përpjekur shumë të arrijnë rezultate më të mira se emrat e mëdhenj në internet, si Google ose Bing. Dhe, kjo është duke ndodhur për disa muaj rresht.
Siç raporton së fundmi kompania Hitwise, trafiku online i faqes Facebook e ka tejkaluar atë të kompanisë Google, për herë të parë në SHBA, gjatë muajit maj të këtij viti.
Në raport gjithashtu thuhet se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë vizitojnë rrjetet sociale se sa motorët e kërkimit. Ndërsa, Facebook kryeson listën e rrjeteve sociale të cilat vizitohet nga përdoruesit, me gjithsejtë 55 për qind të vizitave të cilat shkojnë për të gjitha rrjetet sociale. Nëse këto vizita krahasohen me të gjtha vizitat që përdoruesit i bëjnë online, atëherë Google merr 9.3 për qind të trafikut, ndërsa Facebook merr pjesë me 7 për qind.
Mirëpo, sipas të dhënave për Mbretërinë e Bashkuar, rrjetet sociale kanë 55 për qind më shumë vizita, krahasuar me motorët e kërkimit. Kjo ka ndodhur një herë, mirëpo nëse analizohen trendet, atëherë mund të thuhet se kështu do të jetë edhe në një të ardhme të afërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Teknologji Empty
MesazhTitulli: Re: Teknologji   Teknologji I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Teknologji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Teknologji...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Shkencë & Teknology-
Kërce tek: