Për kthimin e Mihael Shumaherit në garat e Formula 1, gjasat janë shumë minimale, kështu ka deklaruar vetë ish kampioni i botës.
Kampioni i shtatë fisht botëror në Formula 1, Mihael Shumaher ishte prezent në garën e cila u zhvillua në Hokenhajm të Gjermanisë.
Atij pas garës i është parashtruar pyetja se a egziston mundësia që ky sërish t'ju kthehet garave të Formula 1. Me këtë rast legjenda e „cirkut më të shpejtë në botë", ka deklaruar:-
„Sinqerisht gjasat janë minimale që unë të kthehem në Formula 1 si pilot.
Por nëse ndonjë skuadër seriozisht është e interesuar për mua, unë do kisha menduar për ofertën", ka përfunduar "Shumi". Piloti gjerman gjat karierës së tij të cilën e mbylli në vitin 2006, ka marë 91 fitore nga të cilat 72 në makinën e Ferrarit.