http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun Empty
MesazhTitulli: Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun   Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:21 pm

Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun Empty
MesazhTitulli: Re: Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun   Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:22 pm

Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun


ATHINE- Skandal me përmasa të papranueshme në Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke fyejnë rëndë shqiptarët duke kërcënuar madje me pirje gjaku. Ngjarja me thirrje dhe përmasa raciste ka ndodhur dje gjatë parades per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – janë thirrjet e thena ne korr.

Lajmi u bë publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën dje në qendër të Athinës, jo nga anëtarët e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytëse në Universitetin e Shën Konstandinit në paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit.
Në mes të Athinës vazhduan edhe thirrjet rrënqethëse: “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”.
Dëshmitarët treguan se thirrjet u përkrahën edhe nga njerëz të politikës greke të cilët ndoqën paradën ushtarake së bashku me qytetarët grekë. “Një prej burrave politikanë, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai së bashku me ta e duke i paraprirë atyre me thirrje i pari”, raportoi sot “Elefterotipia”.

E gjitha kjo ndodhi ndërkohë që parada ndiqej në rrugë nga familjarë emigrantë që ishin mbledhur me dhjetëra, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë, të cilët shumë prej tyre shtruan pyetjen: “Pse kaq urrejtje ndaj nesh”.

Përpara pak kohësh gazeta greke "Ta Nea" publikoi një video të ngjashme të ushtarëve greke të cilët stërviteshin duke kënduar në korr një këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare e antiturke."I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...". ishte një ndër tekstet e këngëve që këndohej gjatë marshimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
 
Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Tema e shtypit të ditës :: Lajme te zgjedhura-
Kërce tek: