http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Internet, sulm kibernetik.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Internet, sulm kibernetik. Empty
MesazhTitulli: Internet, sulm kibernetik.   Internet, sulm kibernetik. I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 12:06 pm

Një rrjet hakersash europiano-lindorë godet 2500 kompani

Mbi 75 mijë kompjuterë e serverë të rreth 2500 kompanive në 196 vende të ndryshme të botës. Është ky bilanci i sulmit më të madh dhe më të sofistikuar të hakersave, që është regjistruar deri më sot. Lajmi vjen nga “Washington Post”, sipas së cilës sulmi kibernetik u zbulua nga një agjenci në Virxhinia, “Netwitness”, dhe ka nisur në fund të 2008-ës. Zbulimi u bë muajin e kaluar dhe mësohet se janë goditur email, të dhënat e kompanive, klientëve, kartat e kreditit, kredencialet e eksesit të punonjësve, përfshirë këtu edhe sektorin e shëndetësisë dhe teknologjisë. Mes vendeve më të goditura nga një rrjet hakersash europiano-lindor% figurojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia. Ndërhyrja u zbulua në 26 janarin e kaluar nga Alex Cox, një inxhinier i firmës “Netwitness”. Eksperti arriti të individualizojë të ashtuquajturin “Kneber bot”, një sistem të ndërlidhur nga të paktën 20 serverë dhe kompjuterë që drejtohen nga një grup hakersash të lokalizuar në Europën Lindore, që kishin krijuar një qendër kontrolli në Gjermani. Sipas ekspertëve, hakersat arritën të shkarkojnë te mijëra punonjës nëpër agjenci të ndryshme softuare nga uebsajtet e kontrolluara nga vetë hakersat ose duke dërguar emaile të infektuara, që kanë hapur atyre portat e sistemeve informatike të mijëra kompanive. Për këtë ndërhyrje është përdorur një prej programeve më të rrezikshme i mbiquajtur “Zeus”. Sipas “Wall Street Journal”, sulmi goditi edhe dhjetë agjenci qeveritare amerikane. Në të paktën një rast, sipas “Netwitness”, hakersat arritën të marrin të dhëna aksesi të emaileve të një ushtari. Mes kompanive të goditura janë gjigandët farmaceutikë “Merck & Co” dhe “Cardinal Health Inc”, që kanë konfirmuar sulmin dhe kolosë të tjerë, si “Paramount Pictures”, që refuzoi të komentonte episodin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
 
Internet, sulm kibernetik.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Tema e shtypit të ditës :: Lajme te zgjedhura-
Kërce tek: