http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme nga informatika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 7:54 pm

Lajme nga informatika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Apple iPad Meriton Bojkot   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 7:56 pm

Thumbs down Apple iPad Meriton Bojkot
Besoj se ata nga ju qe e kane ne iPhone do me ndjekin me lehtesi.
iPhone pati nje sukses te madh ne treg per te gjitha arsyet qe tashme dihen, perfshire cilesine e mire te hardware-it dhe design novator.
Me ndonje zhgenjim te vogel tek kamera, funksione si mms etj te cilat u sistemuan ne versionet e reja te OS, bateria etj.
Pothuajse te gjitha te tejkaluara me serine e re 3G dhe 3GS.

E vetmja gje e bezdisshme, ose me sakte e thene NAZISTE te iPhone ka qene dhe mbetet DRM (Digital Restrictions Management). Per te gjithe ata qe nuk e dine, DRM eshte menyra nepermjet te ciles kompania qe ju shet produktin (ne kete rast Apple) tenton te kontolloje edhe te komadoje menyren se si ju e perdorni kete produkt, per te cilin ju keni paguar dhe e keni blere nga kompania.

Ne kohen kur doli iPhone kjo edhe gelltitej sepse te gjitha kompanite rivale perdornin DRM. Kush ka ose ka patur nje telefon Nokia pershembull me Symbian 3 e siper e di qe shume programe duhet te ishin SymbianSigned qe te instaloheshin ne celular. Po gjithmone flasim per telefoni mobile.

Apple acaroi dhe merziti klientet e iphone me AppStore. Vendin nga ku duhet te blihe absolutisht CDO PROGRAM qe deshironi te keni ne iPhone apo iPad tani se fundmi.
Mangesi e madhe ne programet trials etj etj. Por me e keqja, i heq te drejten cdokujt te krijoje nje program per iPhone apo i Pad-in e tij dhe ta perdore apo ta shperndaje lirshem.
Eshte kjo arsyeja pse iPhonet kaluan ne jailbreak e me pas ne repositore te tjere me instalues te tjere si Cydia & co.

Shembullin me banal per kete mund ta japi internet browseri i iPhone : Safari.
Sot e kesaj dite mgjths ka konkurrente te forte si Opera apo Firefox per internetin, sa keni pare te instaluar ne iPhone ose sa do te shikoni te instaluar ne iPad? ZERO!
Apple ne kete menyre i heq te drejten perdoruesit te kete mundesine te provoje produkte konkurrente, ne menyre qe te kete nje shans per ti shpenzuar parate si mendon ai me mire. Nuk te jep asnje mundesi.

E gjitha kjo deri te iPhone gelltitej.

Por tani te iPad???
iPad nuk eshte me nje telefon. Ai ben pjese te mjetet per personal computing. Eshte si nje laptop per te cilin do t'ju thuhet qe nuk mund te beni asgje pa pelqimin e apple. Nuk keni per te instaluar asgje qe ata nuk kane aprovuar apo reklamuar. Pra nuk keni per te patur kontroll jo e jo, por as shansin per te vendosur si do te ishte me mire te shpenzonit parate per nje soft alternativ.

Personalisht e shikoj si nje levizje te rrezikshme te shtrirjes masive te DRM (jo se nuk ekziston) ne tregun e kompjuterave personale, dhe si nje nga tentativat me te renda per prekur lirine e zhvilluesve te programeve per te krijuar dhe shpenrdare ate qe ata deshirojne, kur dhe ku te deshirojne.

Do te ishte njesoj sikur neser Microsoft te vendoste te ndalonte instalimin e cdo programi ne PC tuaj, sikur te mos e blini nga Microsoft.

E keshtu edhe per librat elektronike, muziken, videot e gjithcka tjeter.

Per te mesuar me shume mbi keto shtrengime absurde mund te vizitoni http://www.defectivebydesign.org/ipad

Nderkohe Apple meriton nje leksion per iPad dhe ide te tjera fashiste te ngjashme qe mund ti vijne. Nje turp per nje kompani e cila njehere e nje kohe kishte ideale shume me fisnike.

Personalisht mendoj se meriton nje bojkot masiv per kete produkt i cili tenton te beje nje hyrje te rrezikshme dhe me pasoja.
Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 23-03-2010 më 16:17.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 7:57 pm

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.

Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.

Cka mendoni per kete, dhe desha te di nga eshte ky shqiptari nga shqiperia maqedonia apo kosova e njeh dikush kete ka bere nje pune te shkelqyer
http://www.top-channel.tv/artikull.p...4061&ref=onews

www.Timmp.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Google.com - Logo/Baner   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 7:59 pm

Google.com - Logo/Baner

Te nderuar forumas, kohen e fundit keni verejtur si Google.com i nderon logot ose baneret shpesh, dhe kete e ben teper interesante...

Ishte edhe interesante gjate Olimpiades Athina 2004 ku e bente teper bukur, por edhe tash fjalet GOOGLE e rregullon teper mire dhe bukur...

Me pelqeu nje dite ai baneri ne stilin e VanGogun dhe nje dite ishte me Monalizan dhe shume tjere qe s'me bien ndermend tash...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:00 pm

Stemat e ilustruara ndryshohen per raste festash. Nqs klikoni mbi nje nga stemat, google do nxjerre faqe qe japin me shume informacion rreth festes.

Per te pare te gjitha stemat e perdorura deri tani:
http://www.google.com/intl/en/holidaylogos.html
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:03 pm

jam shume appasionat ne google
pershendetje,

pak shume shume passion per google, te them te drejten kaloj pjesen me te madhe te dites e kaloj aty,

per vetem tike kam blere kete kostum sportiv.

https://www.googlestore.com/product....=5&code=GO0118
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Kujdes, një virus shqip po qarkullon   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:06 pm

Kujdes, një virus shqip po qarkullon



Tiranë, 4 Mars NOA – Dhe telashet nuk kanë të sosur me përdoruesit e kompjuterit dhe internetit. Një virus i ri, goxha i rrezikshëm po qarkullon dhe të gjithë ne duhet të ruhemi që të mos bëhemi pre.

Ekspertët e webit, shpjegojnë se nëse ju vjen një letër me titull "Maqedonia di" mos e hapni, por menjëherë fshijeni dhe mos e merrni në konsideratë.

Nëse e hapni emailin, në ekran do të shkruhet teksti: "Tani është vonë, Maqedoni e di". Pas kësaj ju do të humbni atë që keni pasur në memorien e kompjuterit tuaj, përfshirë edhe ato që keni pasur duke punuar për momentin.

Për më tepër, personi që të ka dërguar letrën elektronike me email, do të ketë qasje në emrin tuaj, adresën, dhe të gjitha të dhënat tuaja të mundshme si numrin e amzës, llogarinë bankare nëse e keni të ekspozuar në ndonjë faqe interneti apo edhe thjeshtë në materialet tuaja në kompjuter.

Po ashtu, letërprurësi do të ketë lehtësisht akses në e-mail-et tuaja duke fituar menjëherë passwordet (fjalëkalimet) tuaj, pra duke ju penetruar pothuajse në gjithçka.

Ky është një virus i ri që filloi të qarkullojë prej gati një jave.

Zyra për luftë ndaj krimit elektronik në Komisionin Evropian, bëhet e ditur se tashmë ka pranuar ekzistencën e këtij virusi që besohet të jetë shqiptar, por asnjë kompani nuk ka arritur të zhvillojë një antivirus deri tani, pasi mësohet se programet ekzistuese nuk janë në gjendje për të shkatërruar ose parandaluar.

Konfirmohet se virusi është krijuar nga hakeri me emrin e ekspozuar si Nick Olagru Evski (në gjuhën antike maqedonase "udhëheqës i jetës").

http://www.noa.al/index.php/teknolog...p-po-qarkullon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Google hyri ne betejen e dekoduesve   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:07 pm

Google hyri ne betejen e dekoduesve

Para ca muajsh kam qene pale ne nje debat te nxeht me nje prej moderatoreve te ketij forumi dhe dise pjesetare tjere rreth Apple, iPad, dhe dekoduesve qe do te perdoren ne <video> te HTML5. Si duket tani kemi ca zhvillime te reja te cilat indikojne se per nje kohe te gjat eshte punuar ne krijimin e alternatives ndaj H.264 te MPEG-LA dhe Apple. Ne nje sinkronizim interesant, Google beri publike kodin VP8 dekoduesit nen licensen BSD. Menjeher u lajmeruan nje mori kompanishe te cilat do te perkrahin kete dekodues. Lista e kompanive qe do ta perkrahin eshte impresive dhe peshen me te madhe (per perdoruesit e pajisjeve mobile) terhjek ARM. Si duket Apple do te mbetet ne izolim te plote.

http://www.osnews.com/comments/23322

http://www.webmproject.org/about/

http://www.webmproject.org/about/supporters/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Tastiera shqip së shpejti në çdo pc ku shkruhet shqip   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:09 pm

Tastiera shqip së shpejti në çdo pc ku shkruhet shqip

Lajme nga informatika Keyboard

Qeveria shqiptare do të mbajë në 10 maj e-Kongresin që do të diskutojë gjuhën shqipe në moshën e informatikës


Gjithnjë e më tepër shqipja e shtypur (në kompiuter, celular, etj), nuk po i ngjan asaj të folur. Kjo jo vetëm dëmton gjuhën, por edhe komunikimin, funksionin themelor të gjuhës.Gjithnjë e më tepër shqipja e folur dhe e shtypur, po “shtypet” nga gjuhët e mëdha. Kjo jo aq për shkak të mungesave teknologjike, se sa prej mungesave kulturore.

Tmerrohesh me disa shkresa zyrtare nga disa institucione, apo edhe shkrimet e disa mediave. Tmerrohesh gjithashtu edhe nga disa “ide” qe kanë qarkulluar për të ndryshuar shqipen (kur mund të ndryshojmë tastierën fare lehtë.


Tastiera standart shqip

Për të ndihmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e komunikimit shqip (sidomos me përhapjen eksponenciale të përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit), kemi filluar një diskutim me disa organizata kombëtare të ICT-së, për krijimin e “Tastierës Standarte Shqip”. Kjo është një detyrë e realizuar prej kohësh nga kombet e tjerë, që i ka ardhur (ndoshta kaluar) koha për tu kryer edhe te shqiptarët, kudo ku ata shkruajnë shqip.

Tastiera standarde shqip, do të duhet të përcaktohet nga një ekip i përbërë jo vetëm nga shtetarë, por edhe përfaqsues të komunitetit të ICT-së, gjuhëtarëve, akademikëve dhe grupeve të tjera të interesit. Ajo do të duhet të kënaqë disa ekuacione:

1. Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standard anglisht,
2. Të ketë të gjitha shkronjat shqip, lehtësisht të arritshme (ë-në, dhe ç-në)
3. Vendosja e shkronjave të jetë e orientuar sipas frekuencës së përdorimit


Per kongresin “e-ManastirIT”

Për të përmbushur këto kërkesa, do të duhet të mblidhet një përfaqsi e të gjitha grupeve të interesit të përshkruara më sipër, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj. Në një farë mënyre ky do të jetë Kongresi i Tiranës (në analogji me Kongresin e Manastirit), për përdorimin e shqipes standarde në shoqërinë e informacionit. e-Kongresi do të mbahet jo më vonë se me rastin e ditës ndërkombëtare të shoqërisë së informacionit, 10 Maj.

Dy nga variantet më të diskutuara janë:

1. Të shtohet gërma “ë” dhe “ç” duke mos zëvëndësuar gërmat e tastieres anglisht, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose “[”, etj). Kjo nuk shqetëson përdoruesit e deritanishëm të tastierës anglisht, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.
2. Të zëvëndësohet gërma “w” me gërmën “ë” dhe gërma “ç” e cila s’ka përdorim shumë frekuent, të vendoset në një nga shenjat e tjera. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së gërmave sipas frekuencës dhe ndryshimit minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin w-në në vend të ë-së, do jenë të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vërshtirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.

Gjithsesi këto do të jenë objekt diskutimi, dhe më pas vendimi nga qeveria shqiptare. Pas kësaj të gjitha tastierat, të paktën në administratë dhe shkolla, do të porositen sipas standartit shqip. Ndryshimet në çmim do të jenë minimale, më pak se 10 euro dhe s’do të përbëjnë pengesë për përhapjen e kësaj tastiere. Nga ana tjetër, përfitimet do jenë të dukshme dhe të menjëhershme, sidomos në administratë.

Kjo iniciativë do të shoqërohet me diskutimin për përmirësimin e fjalorit shqip për Microsoft Office, të porositur dhe shpërndarë për shtetasit e vet nga Qeveria e Kosovës, versionet shqip të Windows dhe Office, etj.

Një aspekt i rëndësishem i kësaj iniciative do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar. Kjo iniciative do të stabilizoje kanalet e komunikimit me organizatat respektive qeveritare, të biznesit të ICT-së, shoqërisë civile, botës akademike, të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj. /pcworld/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:09 pm

Ë = Alt + 0203
Ç = Alt + 0199
ë = Alt + 0235
ç = Alt + 0231
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Mbërrin: Ubuntu 10.04 LTS Lucid Lynx   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:10 pm

Mbërrin: Ubuntu 10.04 LTS Lucid Lynx

Neser mesa duket behet publik versioni final i Ubuntu 10.04 LTS (Long Term Support) Lucid Lynx.
Mezi po pres ta shkarkoj dhe ta provoj. Feedbacks kane qene shume te mirae deri tani.

Temat jane krejt te reja, dhe sipas thashethemeve, versioni final do te kete edhe nje teme tjeter qe nuk eshte bere publike ne betat dhe RC, "e cila thjesht do ti mahnise perdoruesit". Ambiance dhe Radiance jane dy temat e reja, te cilat se bashku me wallpapers, ikonat e reja dhe indikatoret e rinj, kane sjelle nje ndryshim rrenjesor ne pamjen e jashtme te ubuntu, duke e sjelle me prane pamjes se fresket te desktopit te nje MAC.

Perfshin Kernelin e ri 2.6.32-21.32, Gnome-in e fundit, KDE SC 4.4, boot me te shpejte fale heqjes se HAL, integrim te plote me rrejtet sociale si Facebook e Twitter etj etj.

Informacion me te detajuar mund te gjeni ketu :
http://www.ubuntu.com/getubuntu/rele...s/1004overview
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Hakerat serbë sulmojnë faqet e Shqipërisë/Kosovës   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:11 pm

Hakerat serbë sulmojnë faqet e Shqipërisë/Kosovës

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, është sulmuar web faqja zyrtare e komunës së Prishtinës. Në web faqe është parë një ndryshim jo i zakonshëm. Në anën e majtë të faqes është shënuar, me shkronja të mëdha "Hacked by Stronix, United Jugoslavija Crew". Ndërkaq, në sektorin e fjalës së kryetarit të komunës është shkruar "Kosovo is Serbia" (Kosova është Serbi).

Në faqe është vendosur një flamur i ish-federatës jugosllav brenda hartës së ish-Jugosllavisë. Kjo lë të kuptohet se web faqja e komunës së Prishtinës është sulmuar nga hakerët serbë.


******

webfaqe nga Shqiperia ( http://www.air.mil.al/doc/ )

webfaqe nga Shqiperia ( http://www.bek-bank.com/data/index.html )

webfaqe nga Shqiperia ( http://www.bpopullore.com/ )

webfaqe nga Shqiperia ( http://www.dfishery.gov.al/pwned.html )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Shoqata Shqiptare për Lirinë e Software-it dhe Dije të Hapur   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:12 pm

Shoqata Shqiptare për Lirinë e Software-it dhe Dije të Hapur

Djema,

Një grup nismëtarësh po përpiqet sa mundet të themelojë një shoqatë shqiptare në përkrahje të Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur. Diskutimet lidhur me hapat fillestare të krijimit dhe vendosjes në baza ligjore të shoqatës po zhvillohen te:

http://groups.google.com/group/foss-al/topics?hl=en

Siç mund ta shihni aty, gjërat janë ende të turbullta. Por ndihma e kujtdo është e mirëpritur, pavarësisht nëse vjen nga mjeshtra të teknologjisë, apo thjesht nga dashamirës të gjuhës shqipe, nga programues të sprovuar apo nga nxënës që mund të shpërndajnë fletëpalosje te dera e shkollës në pushimin e madh. Cilido që ka pak kohë dhe dëshiron të ndihmojë, ka rastin të bëjë diçka. Kjo thirrje është për të gjithë ju që keni gëzuar frutet e Software-it të Lirë dhe të Dijes së Hapur prej kohësh. Le të ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Jeni të mirëpritur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:13 pm

Parashikohet te dale ne treg ne qershor 2010, version i ri i Iphone G4(Iphone HD).
http://www.buzzbiznews.com/03136/iph...e-information/
http://www.engadget.com/2010/04/17/i...4g-is-this-it/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:13 pm

Apple kërkon t’i kthehet pajisja sekrete

Gizmodo-së, përmes së cilës i ka kërkuar kthimin e pajisjes së tyre, për të cilën besohet se është iPhone 4G/HD

Gjatë ditës së djeshme Gizmodo ka bërë të ditur se ka arritur ta marrë në pronësi një prototip të gjeneratës së katërt të iPhone, që aksidentalisht ishte lënë në një lokal afër qendrës së Apple, në Palo Alto.

Faqja deklaroi se pajisja ishte fshehur brenda një mbështjellësi të një iPhone 3GS, dhe përmbante pjesë origjinale të Apple.

Departamenti ligjor i Apple, i ka dërguar redaktorit të Gizmodos, një letër në të cilën thuhet: “Kemi kuptuar se Gizmodo momentalisht është në pronësi të një pajisjes që i përket Apple” thuhet në letrën e nënshkruar nga avokati i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell. “Kjo letër formon një kërkesë formale që ju të ktheni pajisjen tek Apple. Ju lutem më njoftoni kur mund të vi dhe ta marr pajisjen”

Redaktori i Gizmodo Brian Lam, ka thënë se do të kthejë pajisjen, për të cilën besohet se faqja ka paguar mbi 10.000 dollarë që ta marrë në pronësi.

Kopirajt PCWorld.AL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:14 pm

Fjala esht per nje puntor nga apple Gray Powell i cili i dehur e haron prototipin iphone 4g ne nje lokal nate. Pas nje muaji me vones esht deshmuar se në vend të ndonjeres prej serive ekzistuese të iPhone 4g , ai kishte humbur prototipin e celularit te ri iPhone, i cili do duhej te dilte ne treg gjat kesaj vere.
Gjithashtu konfirmohet edhe ne autopsin qe i eshte ber sod ku shihet fare qart se esht nga apple.
Duket krejt ndryshe nga 3gs, perdor micro sim, web kamer, blic gjithashtu per brenda duket nje bateri shum me e madhe se bateria nga 3gs.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:32 pm

Website"-i i hakerave shqiptarë?
Pershendetje te gjitheve.Nuk po gjej dot nje faqe te krijuar nga hackerat shqiptar ku mund te marresh leksione se si mund ti besh hack ndonje faqeje interneti ose te hakosh ne windows.A ekziston nje faqe interneti e tille?
__________________
Gjuha jone sa e mir',
sa e embel sa e dlir......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: India ka 71 milionë përdorues të internetit   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:33 pm

India ka 71 milionë përdorues të internetit

Sipas rezultateve të hulumtimit më të ri të cilat e kanë kryer disa kompani të cilat merren me statistika dhe shifra rreth 71 milionë njerëz në Indi përdorin internetin, respektivisht kanë thënë se e bëjnë këtë gjë.

Nëse merret parasysh se ky shtet ka mbi një miliard banorë kjo shifër nuk është për t’u kënaqur.

Hulumtimi i njëjtë sjell informata se prej shifrës së përmendur prej 71 milionë përdoruesve të internetit vetëm 52 milionë i qasen atij rregullisht. Sa për sqarim, qasja e rregullt në internet në këtë rast nënkupton së paku një herë në muaj. Megjithatë, kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2008 për 10 milionë që është rritje prej 19 për qind.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:34 pm

Provojeni Internet Explorer 9..
Ani pse edhe më tutje mbetet shfletuesi më dominues i internetit në botë, Microsoft Internet Explorer nga muaji në muaj është duke humbur pjesëmarrjen e vet në treg. Me paraqitjen e Internet Explorer 9, Microsoft planifikon të ndryshoj gjërat për të mirë.

Gjatë ditës së djeshme, në konferencën e vet Mix, e cila po mbahet në Las Vegas të SHBA-ve, Microsoft ua ka paraqitur programuesve të pranishëm dhe pjesës tjetër të botës versionin pagesë të Internet Explorer 9.

Shfletuesi nuk është askund afër një produkti të kryer, mirëpo gjërat e para që shihen duken me të vërtetë të shkëlqyera.

Internet Explorer 9 është paraqitur në versionin e ashtuquajtur Preview, e në muajt e ardhshëm shfletuesi pritet të paraqitet në versionin eksperimental (Beta).

Nëse vendosni që ta provoni Internet Explorerin e ri, harroni tastet si Back dhe pjesë të përzgjedhësit të cilat jemi mësuar t’i shohim në shfletues. Versioni Previewështë paraqitur ekskluzivisht për t’iu treguar përdoruesve se në ç’mënyrë të udhëheqin me përmbajtjet në internet.

Nga përmirësimet, Internet Explorer 9 do të duhej të sillte mbështetje për të gjitha standardet e reja të uebit si HTML5 e CSS3, performansa të përmirësuara për menaxhimin e përmbajtjeve video, grafike dhe tekstuale si dhe përmirësime tjera që do të duheshin të na ofrojnë kënaqësi gjatë shfletimit të internetit.
Versioni pa pagesë in Internet Explorer 9 si Preview mund të shkarkohet nga kjo adresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:35 pm

Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë

ë premten në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00, është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i ashtuquajtur “Hakerët serbë”, (Haxored by StRoNiX T0r3x - Skochko - EsC -!gOr).

Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së MD-së, nuk ishte pamja e zakonshme, Roli dhe Misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe.

Mirëpo, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb-faqe, shumë shpejtë arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:36 pm

Kosova Hackers Group (KHG) ka deklaruar se të enjten pas mesnate e ka mbrojtur faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, www.kryeministri-ks.net. Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke thënë se e kanë bërë si masë parandaluese për sulmet e hakerëve serbë.

Ky grup thotë se ka paralajmëruar administratorët e faqeve të internetit të ministrive kosovare se ata duhet të punojnë për të parandaluar sulmet e hakerëve serbë, porse ata nuk kanë bërë asgjë për këtë dhe i kanë injoruar, ani pse një gjë të tillë institucionet e kishin deklararur më herët për portalin Telegrafi.com.

Ndërkohë, sipas Kosova Hackers Group, cak i sulmeve të hakerëve serbë kanë qenë edhe faqet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe dhe e sipërpërmendura Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat duket të janë kthyer sërish në funksion.

Duket se online lufta në mes hakerëve shqiptarë e serbë nuk ka të ndalur. Hakerët e Kosova Network Security (KNS) dhe Kosova Defacers Group (KDG) kanë sulmuar dhe rrëzuar faqen më të popullarizuar teknologjike në Serbi - Alfasoft (www.alfasoft.rs)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeWed Jun 09, 2010 8:36 pm

Ndryshe, Alfasoft merret me projektimin e sistemeve të informacionit, duke bërë programet për kontabilitet, trajnime kompjuterike, shitje të kompjuterëve... Pjesëtarët e këtyre dy grupeve të hakerëve kanë deklaruar se sulmi kundër Alfasoft ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëhershme të hakerëve serbë në faqen e kompanisë teknologjike kosovare Kujtesa (kujtesa.com).

Anëtarët e dy grupeve të sipërpërmendura kanë deklaruar se që shumë shpejt pritet të sulmojnë faqe tjera serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Vizitor
Vizitor




Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:12 am

no.i.d shkruajti:
Thumbs down Apple iPad Meriton Bojkot
Besoj se ata nga ju qe e kane ne iPhone do me ndjekin me lehtesi.
iPhone pati nje sukses te madh ne treg per te gjitha arsyet qe tashme dihen, perfshire cilesine e mire te hardware-it dhe design novator.
Me ndonje zhgenjim te vogel tek kamera, funksione si mms etj te cilat u sistemuan ne versionet e reja te OS, bateria etj.
Pothuajse te gjitha te tejkaluara me serine e re 3G dhe 3GS.

E vetmja gje e bezdisshme, ose me sakte e thene NAZISTE te iPhone ka qene dhe mbetet DRM (Digital Restrictions Management). Per te gjithe ata qe nuk e dine, DRM eshte menyra nepermjet te ciles kompania qe ju shet produktin (ne kete rast Apple) tenton te kontolloje edhe te komadoje menyren se si ju e perdorni kete produkt, per te cilin ju keni paguar dhe e keni blere nga kompania.

Ne kohen kur doli iPhone kjo edhe gelltitej sepse te gjitha kompanite rivale perdornin DRM. Kush ka ose ka patur nje telefon Nokia pershembull me Symbian 3 e siper e di qe shume programe duhet te ishin SymbianSigned qe te instaloheshin ne celular. Po gjithmone flasim per telefoni mobile.

Apple acaroi dhe merziti klientet e iphone me AppStore. Vendin nga ku duhet te blihe absolutisht CDO PROGRAM qe deshironi te keni ne iPhone apo iPad tani se fundmi.
Mangesi e madhe ne programet trials etj etj. Por me e keqja, i heq te drejten cdokujt te krijoje nje program per iPhone apo i Pad-in e tij dhe ta perdore apo ta shperndaje lirshem.
Eshte kjo arsyeja pse iPhonet kaluan ne jailbreak e me pas ne repositore te tjere me instalues te tjere si Cydia & co.

Shembullin me banal per kete mund ta japi internet browseri i iPhone : Safari.
Sot e kesaj dite mgjths ka konkurrente te forte si Opera apo Firefox per internetin, sa keni pare te instaluar ne iPhone ose sa do te shikoni te instaluar ne iPad? ZERO!
Apple ne kete menyre i heq te drejten perdoruesit te kete mundesine te provoje produkte konkurrente, ne menyre qe te kete nje shans per ti shpenzuar parate si mendon ai me mire. Nuk te jep asnje mundesi.

E gjitha kjo deri te iPhone gelltitej.

Por tani te iPad???
iPad nuk eshte me nje telefon. Ai ben pjese te mjetet per personal computing. Eshte si nje laptop per te cilin do t'ju thuhet qe nuk mund te beni asgje pa pelqimin e apple. Nuk keni per te instaluar asgje qe ata nuk kane aprovuar apo reklamuar. Pra nuk keni per te patur kontroll jo e jo, por as shansin per te vendosur si do te ishte me mire te shpenzonit parate per nje soft alternativ.

Personalisht e shikoj si nje levizje te rrezikshme te shtrirjes masive te DRM (jo se nuk ekziston) ne tregun e kompjuterave personale, dhe si nje nga tentativat me te renda per prekur lirine e zhvilluesve te programeve per te krijuar dhe shpenrdare ate qe ata deshirojne, kur dhe ku te deshirojne.

Do te ishte njesoj sikur neser Microsoft te vendoste te ndalonte instalimin e cdo programi ne PC tuaj, sikur te mos e blini nga Microsoft.

E keshtu edhe per librat elektronike, muziken, videot e gjithcka tjeter.

Per te mesuar me shume mbi keto shtrengime absurde mund te vizitoni http://www.defectivebydesign.org/ipad

Nderkohe Apple meriton nje leksion per iPad dhe ide te tjera fashiste te ngjashme qe mund ti vijne. Nje turp per nje kompani e cila njehere e nje kohe kishte ideale shume me fisnike.

Personalisht mendoj se meriton nje bojkot masiv per kete produkt i cili tenton te beje nje hyrje te rrezikshme dhe me pasoja.
Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 23-03-2010 më 16:17.



thnx shum per info
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga informatika Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga informatika   Lajme nga informatika I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga informatika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekësia
» LAJME TE CUDITSHME
» LAJME NGA BOTA E ARTIT
» Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Shkencë & Teknology-
Kërce tek: