http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rreth Mjeksis

Shko poshtë 
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:20 am

Ketu mund te postoni tema rreth mjeksis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: 5 keshilla per zemer te shendetshme   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:21 am

5 keshilla per zemer te shendetshme

Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra
dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk
tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë
riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë
të jetoni me stil.

Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht
dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh
startin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:22 am

1. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të
parandalimit nga infarktet.

Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të
ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin
në ambientin ku pihet nga të tjerët.

Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje
kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:22 am

2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende
nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë
të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale
dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër.

Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të
lartë dhe diabetit.

Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e
aktivitetit mendor ditor ose javor në punë.

Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin,
hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e
vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:22 am

3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë
zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë,
qumësht.

Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit.

Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të
zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardoilogët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:23 am

4. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e
rrezikshme.

25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi
mund të jesh në risk.

Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore,
pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të
zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.

Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në
10 për qind rrezikun nga ataku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:23 am

5. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin
kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.

Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:

Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë
të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.

Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo
vetëm të rriturve por edhe fëmijëve

Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.

Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën
dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Vaji i ullirit përmirëson sëmundjet e zemrës   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:24 am

Vaji i ullirit përmirëson sëmundjet e zemrës

Shkencëtarët spanjollë pohojnë se vaji i papërpunuar i ullirit shërben
si mjekim shtesë për sëmundjet të zemrës.

Gjatë një studimi, pacientëve me sëmundje të qëndrueshme të zemrës iu
kanë dhënë nga 0.5 dl vaj ulliri për dy ditë.

Njëri grup i pacientëve kanë marrë vaj ulliri natyral, ndërsa tjetri vaj
të rafineruar, duke pasur parasysh se vaji i papërpunuar ka më shumë
fenole, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm.

Rezultatet kanë treguar se vaji natyral i ullirit ka vepruar si
anti-inflamator, dhe për pasojë, nivelet e IL-6 dhe proteinës C reaktive
kanë qenë të ulëta.

Kjo ka qenë arsyeja që autorët e këtij studimi e rekomandojnë vajin e
papërpunuar të ullirit për sëmundjet inflamatore dhe autoimune të
zemrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Stres në punë? Kujdes zemrën   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:24 am

Stres në punë? Kujdes zemrën

Sipas punimit të realizuar nga shkencëtarët e "University College of
London", stresi i akumuluar gjatë punës, "minon" shëndetin e zemrës,
duke vepruar në disa fronte, mbi stilin e jetës jo të përshtatshme,
favorizon sindromën metabolike, ndikon në sekretimin hormonal të
sistemit nervor autonom.

Një punim ky, që është analizuar pas përpunimit të pyetësorëve, vizitave
dhe ekzaminimeve klinike të një kampioni prej 10.000 punonjësish
publikë anglezë. Studimi ka zgjatur gati 12 vjet. Shfaqja e sëmundjeve
kardiovaskulare është vlerësuar, duke marrë në konsideratë verifikimin
gjatë periudhës së studimit të infarkteve (fatale apo dhe jo fatale), me
dhe pa praninë e anginës. Përveç kësaj, është vlerësuar dhe shfaqja e
faktorëve të riskut si, sindroma metabolike, mbipesha, rritja e nivelit
të kortisolit në mëngjes dhe përbërësve të dëmshëm, konsumimi i
alkoolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe.
Rezultatet e studimit kanë treguar se, një punë stresante është e lidhur
drejtpërdrejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha
mes punonjësve nën moshën 50 vjeç. Veprimi i kryer favorizon shfaqjen e
sjelljeve "të këqija", ushqyerje e karakterizuar nga një konsum i pakët
frutash dhe perimesh dhe aktivitet i pakët fizik. Studiuesit kanë
konfirmuar dhe veprimin direkt të stresit mbi sistemin nervor autonom,
që rregullon funksionet e muskulit kardiak. Lajmi jo i mirë është fakti
se, dhe personat nën 50 vjeç, pavarësisht se kanë rezistencë fizike,
përfaqësojnë një grupmoshë në rrezik. Sipas autorëve të studimit,
rezultatet duhet të shërbejnë si "sinjal alarmi", në mënyrë që të
gjendet shpejt një mënyrë e përshtatshme për të shkarkuar stresin që
akumulohet gjatë punës së përditshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Tumoret e zemrës   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:25 am

Tumoret e zemrës

Katër janë tumoret primare të zemrës për të përmenden: Miksoma e
atriumit të majtë, Mesothelioma Rhabdomyoma bën vaki në sindromën de
Bourneville, e njohur ndryshe edhe si skleroza tuberoze dhe Fibrosarkoma
e zemrës

A. Miksoma e atriumit të majtë është tumori më i shpeshtë. Miksoma
atriale ka formën e një sfere e cila varet nga një bisht; bishti është i
ngulitur në atriumin e majtë. Ky lloj tumori mund të shkaktojë bllokim
të valvulës mitrale; gjithashtu nga tumori mund të shkëputen embole që
përfundojnë në qarkullimin sistemik. Miksoma atriale mund të mos jetë
tumor i vërtetë; disa autoritete besojnë se miksoma atriale s'është gjë
tjetër veçse një tromb i riorganizuar.

B. Mesothelioma është dy llojesh. Mezotelioma malinje e perikardit është
e rrallë dhe ngjan shumë me mezoteliomën pleurale, si për nga
paraqitja, ashtu edhe nga përparimi. Mezotelioma rritet rreth e rrotull
zemrës dhe vdekja shkaktohet nga shtypja e zemrës. Ndryshe nga
mezotelioma pleurale, mezotelioma e perikardit nuk është e lidhur me
ekspozimin ndaj asbestit. Mezotelioma e tufës të His-it është një tumor
jo më i madh sesa 3 mm; ka shumë mundësi që të jetë tumor i lindur; mund
të shkaktojë vdekje të papritur në të rinjtë për shkak të aritmisë.

C. Rhabdomyoma bën vaki në sindromën de Bourneville, e njohur ndryshe
edhe si skleroza tuberoze. Fëmijët me sklerozën tuberoze kanë
prapambetje mendore, epilepsi, zona të papigmentuara në lëkurë, dhe
angiomyolipoma në veshka, angiofibroma në lëkurë, fibroma periunguale,
etj.

D. Fibrosarkoma e zemrës është e rrallë; fibrosarkoma e zemrës është
invazive dhe jep metastaza ashtu si fibrosarkomat e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: si te kuptoni se jeni i semur me hipertension   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:27 am

si te kuptoni se jeni i semur me hipertension


Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shkaktohet nga një tjetër, sidomos
nga problemet ne veshka. Ja si duhet te veproni për ta luftuar
"epideminë" e këtij shekulli.
Hipertensioni dhe diabeti po kthehen në dy epidemi të mëdha. Shpesh
hipertensioni vjen për shkak të sëmundjeve te tjera, ndërsa në raste të
tjera është i trashëgueshëm. Nga 100 raste me hipertension, 80 vetave
nuk u dihet shkaku”, ndërsa 20 rastet e tjera vuajnë nga hipertensioni i
trashëgueshëm.

Simptomat e një të sëmuri me hipertension:

Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
Veshët të gumëzhijnë
Marrje mendsh vazhdimisht
Ndonjëherë të del gjak nga hundët
Depresion, pa e ditur shkakun e vërtetë
Personi nxehet pothuajse kot së koti
Të sëmurit i skuqet fytyra
Shpesh ka gjendje të fikti



Nga se shkaktohet

Disa nga shkaqet kryesore që shkakton këtë sëmundje “epidemike”, është
ndonjë defekt në veshka, tumori adrenal, ngushtimi i aortës e të tjera.
Në këto raste hipertensioni quhet dytësor, sepse vjen si pasojë e një
sëmundjeje tjetër. Ndodh që, kur sëmundja tjetër që shkakton
hipertensionin zhduket, edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashkë me
të.

Tipi tjetër i hipertensionit quhet primar. Ky lloj hipertensioni prek
pjesën dërmuese të të sëmurëve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk
njihet. Por besohet se është rezultat i shumë faktorëve si:
trashëgimia, mbipesha, mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit
fizik etj.

Shenjat

Mësohet se hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehte”, sepse
shpesh mbetet i padiagnostikuar. Ka njerëz që as e kanë marrë vesh
ndonjëherë se kanë pasur hipertension. Sëmundja përkeqësohet gradualisht
dhe kjo ndodh gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe jo brenda pak
ditësh. Pikërisht për këtë është e vështirë që të kuptohet nga vetë
personi që në fillim.

Megjithatë, ka disa simptoma të hershme që mund t´i kujtohen çdo personi
me hipertension: Dhimbje koke, sidomos në mëngjes, gumëzhim veshësh,
marrje mendsh, depresion pa e ditur shkakun, personi nxehet pothuajse
kot, i skuqet fytyra dhe shpesh ka gjendje të fikti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:28 am

Kur trashëgohet

Sipas studimeve, trashëgimia ndikon në një farë mase në çdo aspekt të
shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja, deri te mundësia për
të pasur kancer. Po me hipertensionin, çfarë ndikimi ka trashëgimia?
Deri 10 vjet më parë mendohej se hipertensioni ishte një karakteristikë e
trashëguar e njeriut.

Ndërsa tani që shkenca ka evoluar, ka dalë përfundimi se në pjesën
dërmuese të rasteve hipertensioni vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje
tjetër, pra është dytësor. Përbërësi që shkakton më shumë problem në
rastin e kësaj sëmundjeje është kripa. Veshkat prodhojnë një enzimë të
veçantë të quajtur renin.

Veshkat e këtyre individëve në fakt prodhojnë renin me tepricë, gjë që
shkakton tkurrjen e arteriolave dhe në të njëjtën kohë detyron veshkat
të mbledhin kripë. Tkurrja e arteriolave dhe rritja e nivelit të kripës
në veshka, të dyja këto dukuri shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut.


Ç´duhet të bëjmë për të luftuar hipertensionin

Duke qenë se shpesh të prekurit nga hipertensioni nuk e dinë një gjë të
tillë, duhet të ndiqen disa hapa për ta zbuluar atë. Kështu, fillimisht
duhet të bëjnë një “eko” të zemrës, duhet bërë një kontroll për enët e
gjakut në sy, si dhe një analizë urine.

Preparatet e para mjekësore kundër hipertensionit janë diuretikët, të
cilët shkaktojnë eliminim lëngjesh nga organizmi. Eliminimi i tyre sjell
eliminim të kripës. Kjo metodë zakonisht e ul tensionin e lartë. Por ka
një problem jo të vogël në këtë mes. Bashkë me kripën, diuretiket
eliminojnë edhe potasiumin.

Prandaj doktorët që japin diuretikë, japin edhe tableta potasiumi.
Gjithashtu, personi që merr këto duhet të pijë shumë ujë. Minimumi për
sodiumin (kripën) është 200-250 miligramë, ndërsa për potasiumin është
1000 miligramë.

Rregulli bazë në mënyrën e të ngrënit është që, çfarëdo që të hamë,
duhet të zgjedhim ushqime me sa më shumë potasium dhe me sa më pak
kripë.

Ushqimet natyrale, sidomos zarzavatet, kanë një përmbajtje të lartë
potasiumi dhe të ulët në sodium. Ndërsa ushqimet e përgatitura nga
njeriu (konserva, sallama, djathëra etj) kanë përmbajtje të ulët
potasiumi dhe përmbajtje të lartë sodiumi. Edhe mbipesha ndikon
negativisht në rritjen e tensionit të gjakut. Por fakti është se pas
përpjekjeve për të rënë në peshë, tensioni bie shumë më shpejt se rënia e
vetë peshës.

Pra, nuk është një lidhje e thjeshtë se, meqë kur je shumë i shëndoshë
dhe zemra jote punon me sforcë, ke tension të lartë. Ky është vetëm
njëri faktor. Por ka edhe një faktor tjetër të rëndësishëm, i cili
mendohet të jetë insulina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:28 am

Të ngrënit

Masat qe duhet te merrni

* Hani patjetër zarzavate për dreke dhe për darke. Kjo përfshin
sallatat, drithërat (oriz, misër etj.), patate, fasule, bishtaja, bamje,
patëllxhanë, speca etj.
* Nëse në mëngjes hani përshesh me qumësht, buka duhet të mos ketë
kripë.

Mos hani konserva mishi, peshku, sallama dhe çdo gjë tjetër që vjen e
paketuar nga fabrika si ushqim i gatshëm.

Si mund të luftojmë hipertension me aktivitet fizik

Po të vraposh 30 minuta në ditë pa pushim, i plotëson më së miri kushtet
e aktivitetit të duhur sportiv. Sipas specialistëve, stërvitja e
rregullt dhe serioze ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi
duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo
arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin
periferik dhe me anë të avullimit te djersës.

Gjithashtu, gjatë stërvitjes, tensioni i gjakut rritet, sepse zemrës i
duhet të pompojë me më shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut.
Kjo, me qëllim që të ushqejë muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e
tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar, muskujt e çlodhur dhe kapilarët e
zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni
i gjakut bie.

Një faktor tjetër është edhe insulina. Nuk ka më asnjë dyshim që, një
person që merret me stërvitje, trupi i tij e përdor insulinën më me
tepër efektivitet. Kjo përfshin edhe diabetikët e të dy tipave, por edhe
çdo njeri tjetër që nuk ka diabet apo hipertension.

Stërvitja ndihmon në uljen e nivelit të insulinës në gjak (sepse nuk ka
nevojë për insulinë të tepruar, se ajo që është e bën punën njësoj).
Sasi më e ulët insulinë në mënyrë indirekte, ul tensionin e gjakut, për
shkak se kjo ndikon tek veshkat që të thithin më pak sodium në
organizëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: MJALTI SI ILAÇ---e rendesishmee   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:29 am

MJALTI SI ILAÇ---e rendesishmee













<blockquote class="postcontent restore ">
Ketu do te permendim disa menyra te mjekimit me mjalt,
duke u bazuar ne keshillat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem],
te cilat Dr.Kolosau nga Turqia, ne ordinancen e tij ne Stamboll i ka praktikuar
tek pacientet e tij si dhe te vajzat e veta.
1. Duke pire mjaltin e shkrire ne uje, te gjitha njollat e zoreve do te zhduken
2. Ngrenia e rregullt e mjaltit ndihmon ne perforcimin e te mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nese mjalti pihet i tretur ne uje te ngrohte, ndihmon kunder diarese.
4. Nese mjalti pihet i tretur ne uje te ftohte, ndihmon kunder kapesllekut.
5. Me perdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtesohet qarkullimi i tij neper trup
6. Mjalti eshte ilaqi i vetem per sherimin e te rahurit te shpejte te zemres (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtesim te organizmit, ndersa sheqeri e rendon ate.
8. Mjalti qe pihet i nxehte per 7 minuta perzihet me gjakun, ndersa i ftohte per 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon ne rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaqra per te
ndihmuar perpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet ne sy, duke e ferkuar me gisht te pastert syrin.
11. Per anemiket, mjalti eshte bombe gjaku.
12. Per dhembjet e eshtrave ngrenia e mjaltit eshte ilaq i padiskutueshem.
13. Te semuret nga verdha, ne qofte se mengjes dhe mbremje hane mjalt, per
15-20 dite ajo do te sherohet.
14. Mjalti largon ngerqin e nervave.
15. Mjalti ndihmon ne rritjen dhe zhvillimin e femijeve.
16. Personave qe jane nervoz, si dhe atyre qe s'kane gjume, mjalti u ndihmon per t'u qetesuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pase kaps dhe as qe mund t'i krijohen hemorroidet.
18. Nese mjalti tretet ne qumesht te ngorhte zhduken skrajat e zorreve.
19. Nese mjaltin lyeni mbi material te nxehur dhe ate e veni mbi qafe ose ne gjoks, dhembjet e fytit menjehere largohen. Kjo behet kur kemi ndezje te krajnikeve dhe angine.
20. Nese sasi e caktuar e mjaltit perzihet me vishnje dhe shperlahet fyti disa here ne dite
era e keqe nga goja menjeher do te largohet.
21. Mjalti perdoret per sherimin e semundjes 'stalni aigan' plages se qelbosur. Plagen e atille duhet menjehere me e lyer me mjalte, ndersa te semurit duhet dhene qe te haje 10-15 here. Shepjte do te verehet permiresimi.
22. Mjalti nderpret dhimbjet e stomakut.
23. Plaget e zorreve dhe te lukthit mjalti shume shpejte i sheron. Gjate nje jave duhet ngrene der
ne 4 kg mjalte. Nese edhe aq hame edhe per tri jave, qe bashe te behet nje muaj nga ithati i
stomakut nuk do te ngelet asnje shenje. Thote Dr. Kolosau: 'Kete vete personalisht e kam
provuar ne 97 paciente dhe ne femijen tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. '
24. Nese dhembjet e shpines dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjalte e mbi te veme biber pluhur, te shtypur, dhembjet menjehere largohet.
25. Pickima e bletes eshte ilaq kunder reumes. Kohe pas kohe duhet lejuar qe bleta ti kafshoje
vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Femijet te cilet urinojne ne shtrat duhet te hane mjalte dhe kjo semundje do t'ju nderpritet.
Marre nga libra: HIXHAMEJA sunnet Pejgamberik dhe mrekulli mjeksore
Autor: Shehab el-Bedri Jasin
</blockquote>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: 10 sëmundjet vdejkeprurëse në botë.   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:32 am

10 sëmundjet vdejkeprurëse në botë.



Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por mbeten akoma ato sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre.

Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv. Raste të tyre shihen në çdo vend të botës, mjekësia po monitoron zhvillimin dhe po përpiqet çdo ditë e më tepër ta kufizojë përhapjen e sëmundjeve të tilla, si dhe të zbulojë vaksina e kura të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë. Më poshtë radhiten më të rëndësishmet prej këtyre sëmundjeve, të cilat janë ndër më të rejat, të cilat sjellin frikë te ekspertët e mjekësisë si dhe në mbarë popullatën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:32 am

1.Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në
vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak "shpërthime" aftësia e tij për
t'u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria
e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja.
Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe
tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer
me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e
inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon
e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e
të sëmurëve vdesin sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri
tani 109 njerëz kanë vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:32 am

2.H5N1- Avian Flu

Në maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej
një epidemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga
koha e Gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet një djalë 3 vjeçar
në Hong Kong, të cilit i kish rënë gripi i pulave. Normalisht virusi i
gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e
më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve,
duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk
kanë rezistencë natyrale. Për këtë tip gripi nuk ka kurë dhe as vaksinë.
Ky tip gripi u ra 18 vetëve, prej të cilëve 6 vdiqën. Pas therjes dhe
groposjes së 1.4 milionë pulave, sëmundja u vu nën kontroll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:32 am

3.Lyssavirusi Australian i lakuriqit të natës

Në nëntor të vitit 1996, një grua 39-vjeçare nga Queensland-i që sa kish
filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, u sëmur rëndë. Ajo humbi
ndjeshmërinë në krahun e majtë dhe gradualisht kaloi në koma e më pas
vdiq. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë
popullatën e lakuriqëve të natës në Australi. Një tjetër person vdiq dy
vjet me vonë. Deri tani nuk ka kurim për këtë sëmundje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:33 am

4.HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi. Kanceri i lëkurës

Në vitin 1995 doktoret vunë re lezione ngjyrë vishnje në të zezë, në
lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte nje forme e
re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një
variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar
dhe mund të përhapet te gjëndrrat limfatike e mushkërite me pasoja
fatale. E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet janë të
pakënaqshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:33 am

5.Virusi Sabia

Në Gusht të vitit 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë
Tropikale në Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U
konstatua se ai kishte një formë komplet të re të një virusi, të
indentifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte
"rrëshqitur" nga një epruvetë e plasaritur. Vetëm dy raste janë
raportuar. Një vdiq me hemorragji të organeve të brendëshme, ndërsa
tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme dhe te tmerrshme. Ky
virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:33 am

6.Hepatiti C

Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë, gjithashtu dhe një shkak
madhor në sjellen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi
i gjakut. Kjo sëmundje u zbulua për herë të parë në vitin 1989.
Hepatiti C përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut p.sh nga
transfuzionet e gjakut apo nga kontakti seksual. Në mënyrë globale
mendohet se janë mbi 170 milionë persona me këtë infeksion kronik dhe
çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milionë pacientë të tjerë. Për
Hepatitin C nuk ka vaksine. Ndërsa Hepatiti E është zbuluar në vitin
1988, ngjan me Hepatitin C, përveç faktit se mund të transmetohet nga
ushqimet dhe ka më pak shanse të jetë fatal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:34 am

7.HIV-Human Immunodeficiency Virus

Virusi HIV u zbulua në vitin 1983. Ai është përgjegjës për SIDA- n, sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Kjo sëmundje është identifikuar për herë të parë te burrat homoseksualë në Amerikë.
Që atëherë përhapja e kësaj sëmundjeje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Ky virus shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve trupore. Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:34 am

8.Escherichia coli 0157: H7 (diarre)

Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë në vitin 1982 pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak, me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar.
Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrënia e mishit të grirë të pa gatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse te fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:35 am

9.Virusi Sindromes Pulmonare - HSP

HSP u gjend për herë të parë në vitin 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet jugperëndimore të USA-s. Që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në perëndim. Si veçori e kësaj sëmundjeje, ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imunitar) të dobët, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e më të fortët. Ajo vjen nga minjtë e pyllit, veçanërisht nga i quajturi mi i drerit, pra nga rodentët. Pasi ekspozohen ndaj feçeve të këtyre rodentëve pacientët kanë ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javë më vonë, e ndjekur kjo më pas me marrje fryme, pasi mushkëritë gradualisht mbushen me lëng dhe në raste ekstreme kjo sjell vdekje. Për këtë virus nuk ka akoma një trajtim kurues. Sëmundja fillon menjëherë. Periudha e inkubacionit varion nga 6 orë - 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella dhe dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:35 am

10.Virusi Guanarito

Në shtator të vitit 1989, doktorët në Venezuele filluan të shihnin një
sëmundje me ethe tepër të larta, në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë
nga pacientët u shtruan në spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin
dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100
raste janë konfirmuar dhe rreth 1/3 e pacientëve vdiqën. Mendohet se
sëmundja përhapet nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimalë.

Sëmundjet më të rrezikshme

1-Virusi NIPAH (Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e
kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre).

2--H5N1- Avian Flu (ndryshe njihet si gripi i pulave, është një lloj
gripi ndaj të cilit njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale).

3. Lyssa virusi Australian i Lakuriqit të natës (Deri tani nuk ka kurim
për këtë sëmundje).

4-HHV8, Virusi i kancerit të lëkurës. Është një formë e re dhe e rrallë e
kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit
herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar dhe mund të
përhapet te gjëndrat limfatike e mushkëritë me pasoja fatale.

5-Virusi Sabia. Ky virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim për të.
Rasti i parë ka ndodhur nga plasaritja e një epruvete.

6-Hepatiti C. Është infeksion viral i mëlçisë, gjithashtu dhe një shkak
madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga
helmimi i gjakut.

7-HIV-AIDS. Ky virus shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve trupore.
Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e
quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.

8-Escherichia coli (diarre). Është shpërthim i një diarreje të tmerrshme
me gjak, me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar.

9-Virusi i Sindromes Pulmonare. Për këtë virus nuk ka akoma një trajtim
kurues, vjen nga minjtë e pyllit. Sëmundja fillon menjëherë. Vdekja vjen
si pasojë e dehidrimit (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për
të shkurtuar sëmundjen.

10- Virusi Guanarito. Edhe për këtë sëmundje mendohet që origjina të
jetë nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Rreth Mjeksis Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Mjeksis   Rreth Mjeksis I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rreth Mjeksis
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Shkeca/Arti & Kultura :: Mjekësia-
Kërce tek: