http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:06 pm

Me thoni si duhet ti komentosh ne keto profeci e parashikime te sakta
te te shume popujve.E verteta eshte se ngelesh pa fryme kur i lexon dhe
ndjehesh i pavetedijshen kur e imagjinon se kjo mund do te ndodhe
realisht.

Mendoj qe pervec dhen'jes se fakteve e dekumenteve per kete
parishikim,me qe nje pjese e njerzve ketu tek ne i marrin gjerat ashtu
sic ja interpreton, kerkohet dhe nje zbutje te tmerrit qe po pllakos
njerzit.

Jemi para nje katasrofe tjeter njerzore, ate te gripit te derrit, keshtu
qe parashikimet po realizohen me forma e veprime te sakta per fundin e
botes.Keto jane shenjat qe po i paraprijne kataklizmes apo apokalipsit
te madh.

Jemi brezi qe do shohim ditet e ferrit me syte tone.Vertete, nga lufte
per mbisundim deri me tash, njezimit i del detyra per mbijetese.Po kush
do e kete nje fat te tille qe do mbijetoje...? Pa tjeter qe ata qe kane
mbisunduar,sepse kane teknologjine e mjetet per te arritur te
pamunduren.

Ne imagjinaten time krijohen vizione te tmerrshme per ate qe do ndodhi.E
verteta eshte se njerzimi ka nevoj per per nje rigjenerim te rraces se
tij, sepse realisht jemi bere ujqer te njeri tjetrit.

Shpresoj te mos ndodh ajo qe parashikohet, por nese ndodh mos qofte
periudhe gjate vuajtjesh, por sa me e shkurter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:06 pm

Duke u bazuar mbi kalendarin e Maya-ve, epoka
aktuale e Floririt (e pesta), do te mbaroje ne 21/12/2012. Kater epokat e
perpareshme (e Ujit, e Ajrit, e Zjarrit dhe e Tokes) paskan perfunduar
duke shkaktuar ndryshime te medhaja ambientale.

Sipas shume kerkuesish, kataklizmat qe karakterizojne fundin e epokave
Maya u shkaktuan nga nje ndryshim drejtimi te fushes magnetite te Tokes,
si rrjedhoje e spostimit te boshtit te planetit.

Faktikisht, Toka here pas here paska ndryshime ne perkuljen e boshtit ne
krahasim me planin oval te sistemit diellor. Si pasoje e kesaj
provokohen skenare apokaliptike, qe jane pershkruar nga studiuesi i
Historise Immanuel Velikvosky ne librin e tij “Earth in Upheaval”.

“... Nje termet do te degjohet ne te gjithe Boten. Ajri e Uji do te
levizin me vazhdueshmeri si per inerci, Toka do te pershkohet nga
Uragane e deterat do te mbulojne kontinentet… Temperatura do te behet
shume e larte e shkembinjte do te lengezohen, vullkanet do te behen
aktive, llava do te eci e do te mbuloje carjet e tokes te krijuara nga
thatesira, duke mbuluar keshtu hapesira te medha. Neper fusha do te
dalin male qe do te vazhdojne te zgjaten duke ia kaluar atyre ekzistuese
e duke shkaktuar ndryshime te panumerueshme.

Liqenet do te ulen dhe pak e nga pak do te zbrazen, lumenjte do te
ndryshojne rrugen e rrjedhjes, nje pjese e madhe e fushave bashke me
njerezit qe jetojne ne to do te mbulohen nga deterat. Pyjet do digjen
nga zjarret e pemet do te hiqen nga toka nga stuhite e uraganet… Deti, i
braktisur nga ujerat do te kthehet ne shkretetire. Nqs spostimi i
boshtit do te shoqerohet me nje ndryshim ne shpejtesine e rrotullimit,
ujerat e oqeaneve do te spostohen nga equatori neper pole duke ndryshuar
keshtu edhe vendodhjen e tokes nga nje pol ne tjetrin.

Spostimi i boshtit do ndryshoje klimen ne cdo vend…

Ne rast te nje spostimi te shpejte te boshtit tokesor, shume lloje
kafshesh ne toke e ne det do te shkaterrohen e qyteterimi, nqs do te
ekzistoje akoma, do te jete ne stadin me primitiv”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:07 pm

Hipoteza e Velikovskyt, ka te beje me fundin e
jetes ne planetin Toke.

Per personat qe s’kane dijeni mbi Fiziken, mund te duket si e tepert
thote historiani, duke shtuar qe ne univers ngjarje te tilla jane te
perditshme. Absurditeti eshte qe te gjitha keto merren si natyrore. Ajo
qe s’eshte natyrore eshte besimi qe keto ngjarje jane te pamundura.

Velikovsky perfundon arsyetimin e tij duke thene qe profetesia e
perfundimit te epokes se peste vjen nga nje llogaritje e kthimit te
fushes magnetike tokesore, e parashikuar per ne 2012.

Keshtu dhe disa studiues americane mendojne se qyteterimi Maya u
shkaterrua per shkaqe natyrore, si ajo e ngritjes se temperatures se
tokes. E sipas tyre keto fenomene jane ciklike.
Edhe se jo drejt per drejt, kjo profeti, eshte vleresuar nga dosjeja e
paraqitur nga Pentagoni ne 2003 sipas te cilit ne 2020 parashikohen
katastrofa kolosale qe do te prishin gjendjen e tanishme te planetit nga
ngritja e temperatures.

Sipas disa studimeve te sotme, gjithcka le ne besimin qe toka ciklikisht
ka nje lloj rifillimi nga zeroja te gjithckaje, duke nisur nje epoke te
re. Shume studiues mendoje se jemi afer kesaj ndodhije.

Sidoqofte, si perfundim mund te them qe, profetesite mbi fundin e
njerezimit jane te panumerueshme: ka nga ata qe parashikojne shekndija e
zjarr nga qielli, apo nga ata qe parashikojne termete e katastrofa
natyrore, te tjere perplasjen e nje meteoriti, dikush tjeter flet per
luftra nukleare te cilave raca njerezore nuk do t’i mbijetoje ose te
pakten do te shpetojne vetem disa qe e kane merituar mbijetesen, “te
rizgjuarit”.

Qyteterimi Maya beri arritje shkencore te rendesishme…

Per te numeruar vitet, perdorte yjet e planetet: “Numerimi i madh”,
bazohej ne levizjet e planetit Venus. Ata e ndane kohen ne nje seri
ciklesh qe fillonin me lindjen e Venusit. Cdo cikel zgjaste 1 milion e
872000 dite. Cikli qe po jetojme tani ka filluar ne 13 gusht te vitit
3114 para lindjes se Krishtit e do te mbaroje ne 21 dhjetor te 2012 pas
Krishtit.

Maya-t ishin shume te sigurte mbi ciklin aktual edhe ishin te bindur qe
ishte cikli i fundit. Kur bota te kete kompletuar kete cikel, thonin, do
te mbaroje nepermjet permbytjeve te medha, termeteve e zjarreve: nje
skenar shume i ngjashem me profetesite e Testamentit te Ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:07 pm


...Ne syte tane cdo dite ka luftra (mendoni qe kemi arritur deri ne
piken sa te luftojme per te arritur paqen!),.. vullkanet duken sikur
jane zgjuar pas shume e shume kohe gjumi, termetet e ngritja e nivelit
te detit levizin edhe zemren e njerezve. Shohim me vazhdueshmeri shira e
tufane qe duket sikur pastrojne dicka te ndotur... Kurse Toka mer cdo
dite racionin e saj te ndotjes, me mbeturitat e skartimet industriale.
Po shkaterrojme harmonine natyrore.

Qe klima ka ndryshuar e dime te gjithe, edhe se shpesh bejme sikur nuk
ka ndodhur asgje.
Temperatura po rritet e nuk shqetesohemi edhe aq shume, e kjo rritje
shkakton shira te keqija me pasoja tufanesh, vorbulla ajri, termete e
keshtu me rradhe...

Ne shume Fe ka profetesi qe jane te mendimit qe jemi duke jetuar nje
periudhe disi te veshtire, qe ka te beje me kalimin e njerezimit drejt
nje epoke te re... Maya-t, dicka qe kemi njohur qe ne 1500 me sundimin
spanjoll, e kane parashikuar te gjithe kete, sepse cdo gje eshte e
shkruajtur. Duke bere nje studim shkencor e fetar mbi funksionimin e
universit kane arritur te lexojne ne ligjet e palevizshme te kozmosit
duke zbuluar keshtu efektet dhe shkaqet.

Cilat jane efektet qe ne i shkaktojme Tokes, galaktikes, kozmosit, me
sjelljen tone e cilat jane efektet e levizjes se planeteve mbi sjelljen
tone? Ajo qe nuk kuptojme eshte se si nga nje kalendar mund te zbulohet e
gjithe kjo?

Atehere le te shpjegojme per nje moment se cfare dmth kalendari per
Maya-t.

Kalendari keshtu si e njohim ne sot, keshtu sic na ka ardhur, eshte
domozdoshmerisht arritja e nje lloj tipi culture e shekullit te pare
p.l.K., ndermjet viteve 50 e 100 para Krishtit. E pothuajse me siguri
sipas eksperteve, nuk kane qen Maya-t ata qe e kane krijuar por
Tolteket, nje popull qe vinte nga Veriu edhe se nuk dihet me saktesi se
nga, e mbase kishin njohur edhe qyteterime te tjere!

Ky kalendar eshte shume i sakte, i bere nga prifterinj qe ishin edhe
astronome, filozofe e shkencetare, sa qe eklipsi diellor i 11 gushtit te
vitit 1999 u shfaq vetem me 33 sekonda me vonese ndaj kohes se
parashikuar nga Maya-t, parashikim i bere rreth 3000 vjet
p.l.K.Kalendari Maya perbehet nga 9 elemente kryesore: Dita qe quhet
Kin, qe emeronte edhe Diellin dhe priftin diellor, dmth dicka te afert,
te nxehte e qe jep jete.

Cdo dite ka nje emer te ri e prandaj ka disa Kin. Pastaj jane Uinalet,
muajt: jane te perbere nga 20 dite plus nje muaj shtese i perbere nga 5
dite per te arritur ne 365. nuk i shtonin nje dite nje muaji sic bejme
ne cdo 4 vjet, nuk ekzistonte viti bizestil pra.

Pastaj ishte Tun qe ka te beje me vitin e perbere nga 365 dite, ndersa
katun qe ka te beje me 20 tun, pastaj kemi baktun, karaktun qe
shumezohen gjithmone me 20, kinciltun e deri sa arrinin tek autun. Me
pas shtonin disa modifikime te vogla, ne menyre per te pasur nje kohe
precize mbi stinet dhe oraret, keshtu qe viti te llogaritej me saktesi.

Ne fakt asnjehere me pare nuk eshte dhene nje parashikim i sakte per
dicka qe mund te ndodhe ne planet. Pra 21 dhjetori i 2012 do te jete nje
dite qe do pritet nga mbare bota si DOOMSDAY (dita gjykimit). Fiset
indiane e parashikojne kete eveniment si nje ylber paqeje qe do kaloje
ne toke edhe dashuria dhe lumturia do mbizoteroje ne toke.

Shume te tjere e paraqesin kete ngjarje si nje dite te tmerrshme per
njerzimin, por e verteta e sigurte nuk do merret vesh pervecse ne diten
21 dhjetor 2012.. deri atehere PRESIM.






Qe nga ky moment tokes tone i kane ngele dhe


.................................................. .1321 dite
.................................................. .....01 ore
.................................................. .....27 minuta jete


A do te kete fat ndokush t'i shpetoi kesaj katastrofe te pashmangeshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:07 pm

Katastrofizmi - Rreziku vjen nga kozmosi

Mund të kishte qenë një skenë nga një film i Hollywood-it me fatkeqësi
natyrore: një ish-astronaut i NASA-s tund para syve të të gjithëve një
raport, i cili u bën thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin
veprime urgjente me qëllim që të shmanget një katastrofë globale.

Por nuk ishte një takim si në filma. Në një mbledhje të zhvilluar në
Vienë, Austri në nëntor të vitit që kaloi, ish-astronauti Rasëll
Zhvaikart, u tha zyrtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se
duhej që të ndërmerreshin menjëherë hapa të mëdhenj dhe emergjentë për
të përballuar vetë rrezikun që shkaktojnë impaktet kozmikë.

Sipas një studimi ekspertësh që u prezantua në takim, një përplasje me
një të ashtuquajtur Objekt Pranë Tokës - një prej mijëra copërave të
mëdha të objekteve që vijnë në orbitën e Diellit shumë pranë Tokës -
mund të shkaktojë "shkatërrim të tmerrshëm", duke bërë të duken si
hiçgjë fatkeqësitë natyrore që jemi mësuar të shohim shpesh.

Jo shumë kohë më parë, komente të tillë do të ishin vënë në lojë prej
komunitetit shkencor dhe do të konsideroheshin prej tij si paranojë
thuajse fetare. Por jo më. Të parit e Tokës si një parajsë kozmike, që
është formësuar prej proceseve të ngadaltë e të qendrueshëm të
gjeologjisë, është hedhur në erë prej provave se planeti ynë vuan
rregullisht nga katastrofa të një madhësive të tillë, që deri tani kemi
menduar se u përkasin vetëm miteve dhe legjendave të lashtësisë.

Që nga dorëshkrimet e Babilonisë, deri tek kronikat e Epokës së Errët,
përshkrimet e fatkeqësive që godasin me pasoja shkatërrimtare kanë qenë
prej një kohe shumë të gjatë karakteristika të rrëfimeve për historinë e
hershme të Tokës. Shumë përshkruajnë zjarre që bien si shi prej
qiellit.

Legjenda e Gilgameshit, e cila e ka burimin në Mesopotaminë e 4000
vjetëve më parë, përshkruan se si "shtatë gjykatësit e ferrit" ngritën
pishtarët e tyre, duke ndezur flakë të gjithë Tokën dhe dërguan një
stuhi, e cila e shndërroi ditën në natë. Duke shkruajtur më shumë se
2000 vite më vonë, kleriku britanik i Epokës së Errët, Gildas,
përshkruante "një zjarr që zbriti nga qielli" aty rreth vitit 441 pas
Krishtit, që bëri errësimin total të qiejve dhe shkaktoi migrim të
njerëzve nga Anglia, me tokën që mbante shenja të shkatërrimit edhe një
shekull më vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:08 pm

Këndvështrimi dramatik për historinë e Tokës, që shfaqet sot,
vështirë se mund të jetë më i ndryshëm nga ai i akademikëve dhe
studiuesve modernë, qoftë edhe ata të një periudhe të afërt si vitet
'80. Për shekuj të tërë, ideja e ngjarjeve kozmike që ndikojnë në jetën
mbi Tokë shihej si një herezi nga Kisha, e cila i konsideronte
katastrofat si provë të ndërhyrjes hyjnore dhe po kështu edhe nga
establishmenti shkencor, i cili e injoronte duke e konsideruar thjeshtë
supersticion.

Megjithatë, gjatë njëzetë viteve të fundit, pesha e dukshme e provave ka
konfirmuar realitetin e katastrofave të dërguara prej qiejve - dhe ka
zbuluar se sa pranë tyre jemi afruar në të kaluarën - siç është rasti i
incidentit Tunguska 100 vjet më parë.

Dyshimet se "mitet" e katastrofave globale duhet të merren seriozisht, e
kanë në fakt origjinën që në agimin e vetë shkencës moderne, në
shekullin XVII. Në vijim të botimit të ligjeve të lëvizjes së Njutonit,
si dhe gravitetit universal në vitin 1687, astronomi britanik Edmond
Hallej, vendosi që t'i zbatojë këto ligje për misterin e kometave.

Duke studiuar të dhënat e shfaqjes së tyre, Halley argumentoi se kometat
e shndritshme të viteve 1456, 1531, 1607 dhe 1682 kanë qenë në fakt e
njëjta kometë, që ka ndjekur një orbitë shumë të madhe eliptike përreth
Diellit në përputhje me Ligjet e Njutonit. Por Hallej vërejti edhe diçka
tjetër: një kometë që përshkonte orbitën e Tokës mundet që një ditë të
përplaset me ne, me pasoja ndoshta shkatërrimtare.

Në dhjetor të vitit 1694, Hallej mbajti një leksion në Shoqërinë
Mbretërore të Londrës, në të cilin ai deklaroi se Përmbytja e Madhe
biblike mund të jetë shkaktuar prej impaktit të një komete. Ai madje
argumentoi se veçori të tilla, si për shembull Deti Kaspik, mund të jenë
shkaktuar prej ngjarjeve të tilla kataklizmike.

Brenda disa ditësh, ai e kish tërhequr mbrapsht pretendimin e tij me sa
duket nën trysninë eklesiastike. Kisha i shihte katastrofat si përmbytja
e madhe, si një provë të fuqisë së Perëndisë dhe çdo lloj përpjekje për
t'i shpjeguar ato duke përdorur shkencën, nuk inkurajohej aspak. Edhe
kështu, leksioni i Halley do të vërtetohej si një pikë kthese, duke
nxjerrë në pah për herë të parë dobësinë e Tokës përballë forcave
kozmike.

Në shekullin e ardhshëm, të tjerë do të përpiqeshin gjithashtu që të
vendosnin në baza shkencore rrëfimet biblikë mbi katastrofat, me
matematicienin britanik të Kembrixhit, Uilliam Uiston që deklaronte se
një analizë e orbitave kometare tregonte që Përmbytja e Madhe kishte
ndodhur në vitin 2349 para Krishtit.

Deri në fillim të shekullit XIX, zoologu i shquar francez, Zhorzh Kuvie
deklaroi se kishte gjetur prova të pakundërshtueshme për Përmbytjen e
Madhe - në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Duke studiuar mbetje
gjeologjike përreth Parisit, ai kish gjetur që fosile të krijesave
detare në një shtresë të lashtë ishin mbivendosur prej atyre të
krijesave të tokës.

Më pas, mu mbi vete, këto fosile krijesash tokësore kishin sërish fosile
të krijesave detare - ku shtresa më e sipërme jepte prova për një
përmbytje të madhe dhe të shpejtë përreth Parisit të kohëve të sotme.
Kuvie i interpretoi këto ndryshime të befasishëm në të dhënat e fosileve
si prova të katastrofave të menjëhershme, të cilat shkatërruan jetën në
Tokë dhe prej të cilave përmbytja e Madhe ishte shembulli më i fundit.

Baza solide

Zbulimet e Kuvie, të botuara në vitin 1812, fituan mbështetjeen e një
numri shkencëtarësh me famë, si gjeologu Xhejms Holl dhe pas kësaj u
lind lëvizja "katastrofiste". Të tjerë ishin thellësisht skeptikë,
megjithatë, duke vënë theksin në faktin se provat për një përmbytje
globale nuk ishin aspak bindëse.

Më skeptikët nga të gjithë ishin ndjekësit e gjeologut skocez, Xhejms
Hatën, themeluesi i pikëpamjes "uniformitariane" të historisë së Tokës.
Në vitin 1795, ai kishte botuar një tekst dyvëllimësh bazuar në
pikëpamjen se proceset e ngadaltë dhe të vazhdueshëm që i japin formë
planetit tonë sot ishin gjithashtu shumë të rëndësishëm në të kaluarën e
largët.

Uniformitarianizmi ishte një ide e fuqishme, e cila u lejonte gjeologëve
që të ekstrapolonin nga ajo çfarë mund të shihnin në të tashmen, për të
ngritur pyetje në lidhje me historinë e Tokës. Avokati më i fortë i
kësaj pikëpamjeje ishte një tjetër skocez, avokati dhe gjeologu Çarls
Lajëll, i cili e shihte katastrofizmin si një përpjekje të fanatikëve
fetarë për të fituar besueshmëri shkencore për besimet e tyre. Lajëll
tregoi se "provat" e Kuvie për Përmbytjen e Madhe mund të shpjegoheshin
me ndryshimet gradualë në nivelin e detit, duke sulmuar njëkohësisht
katastrofistët se po tregoheshin shumë të prirur për të dhënë shpjegime
supernatyrorë.

Deri në vitet 1830, libri me shumë ndikim i Lajëll, "Parimet e
Gjeologjisë", kishte siguruar që pretendimet për katastrofë globale
ishin menjëherë të lidhur me supersticionin e tepruar. Megjithatë,
ndërsa Lajëll kishte treguar se provat për katastrofat e të shkuarës nuk
ishin bindëse, ai nuk kishte treguar nga ana tjetër as që ato ishin të
pamundura. Ajo çfarë ai kish bërë ishte që të garantonte se çdo lloj
kundërshtimi ndaj uniformitarianizmit do të haste në vështirësi shumë të
mëdha në 150 vitet e ardhshëm.

Disa shenja se nga do të vinin këto kundërshtime nisën të shfaqen edhe
teksa Lajëll ndërtonte idenë e tij kundër katastrofizmit. Për shekuj të
tërë kish patur zëra për gurë që binin nga qielli, por të gjitha ishin
hedhur poshtë si thjeshtë legjenda popullore - e gjithë kjo deri në 26
prill të vitit 1803, domethënë në kohën kur meteorët ranë si shi nga
qielli në fshatin Aigle në Normandi, Francë. Një investigim i kryesuar
nga astronomi i shquar franbcez, Zhan Biw, tregoi se gurët kishin ardhur
me të vërtetë nga hapësira.

Shkencëtarëve iu desh shumë më tepër kohë që të pranonin se meteorët e
mëdhenj mundej që edhe ata të godisnin Tokën. Në fundin e viteve 1890,
Gruv Gilbert, kryegjeolog në Vëzhgimin Gjeologjik të SHBA, vendosi të
inevstigojë të dhënat për numrin e madh të meteorëve që zbuloheshin dhe
nxirreshin nga nëntoka përreth një krateri 1.2 kilometërsh në
shkretëtirën e Arizonës.

Duke mos arritur të gjejë një meteor gjigant në këtë krater, Gilbert
argumentoi se ai duhej të ishte formuar nga një flluskë avujsh në
shkëmbin dikur të shkrirë - duke injoruar kështu mundësinë që meteori
mund të kish pësuar vaporizim pas impaktit. Në vitin 1906, Daniel
Berringër, një inxhinier minierash amerikan, botoi prova që lidhnin
kraterin e Arizonës me një impakt, por gjithësesi nuk arriti të bindë
establishmentin shkencor - qoftë edhe prej faktit që në dokumentin
shkencor ku përshkruante teorinë e tij, ai vinte në lojë konkluzionet e
Gilbertit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:08 pm

Do të duhej të kalonte shumë kohë dhe të vinin vitet '50 përpara se
një brez i ri gjeologësh të pranonin origjinën kozmike të atij që sot
quhet Krateri i Meteorit.

Një tjetër shenjë që tregonte për origjinën kozmike të katastrofave
globale u shfaq në vitet '30, me zbulimin e asteroidëve të parë që
lëviznin në orbita, të cilat ndërprisnin orbitën e Tokës. Kjo e nxiti
astronomin amerikan, Harvej Nininger, që të thoshte se asteroidë të
tillë herë pas here mund të godisnin tokën, me pasoja katastrofike.

Në vitin 1942, ai deklaroi se impakte të tillë mund të shpjegojnë
diferencat përndryshe të pashpjegueshme në të dhënat e fosileve, që
tregonin për shfarosje masive të jetës mbi tokë disa herë gjatë qindra
milionë viteve të fundit.

Deri në mesin e viteve '50, disa shkencëtarë sugjeronin që një impakt
meteori 65 milion vjet më parë mund t'i ketë dhënë fund mbretërimit 100
milion vjeçar të krijesave më të suksesshme që kanë jetuar ndonjëherë
mbi Tokë: dinosaurëve. Ndonëse intriguese, kjo ide mbeti kryesisht
spekulative dhe provat jobindëse.

Një gjë e tillë ndryshoi në vitin 1980, kur një ekip shkencëtarësh nga
Universiteti i Kalifornisë, Berklej, më në fund publikuan prova të
fuqishme për t'i dhënë fund mbizotërimit 150-vjeçar të
uniformitarianizmit . Të udhëhequr nga fizikani amerikan, fitues i
çmimit Nobel, Luiz Alvarez, ekipi kishte studiuar të dhënat e fosileve
të shfarosjes së dinosaurëve. Ata zbuluan se mostra të argjilës që i
përkisnin kohës kur kish ndodhur ngjarja përmbanin nivele shumë të lartë
iridiumi, një element ky relativisht i zakonshëm tek meteorët.

Pasojat e provave që tregonin nivele kaq të lartë iridiumi ishin
dramatike, duke treguar për impaktin e një meteori shumë të madh me një
diametër ndërmjet pesë dhe dhjetë kilometra. Një ngjarje e tillë do të
kish shkaktuar një zjarr gjigant global, me tymin dhe hirin që do të
kishin bllokuar dritën e diellit për muaj të tërë, duke shaktuar
kolapsin e zinxhirëve të ushqimit. A mund ta shpjegojë kjo zhdukjen e
dinosaurëve?

Thjeshtë shenja e një rikthimi në katastrofizëm provokoi një reagim
shumë të ashpër nga shumë shkencëtarë.

Kritikët argumentuan se shtresa e iridiumit mund të kish ardhur prej
shpërthimeve të mëdhenj vullkanorë që dihet se kanë ndodhur pothuajse në
të njëjtën kohë dhe pohuan se dinosaurët kishin nisur tashmë të
zhdukeshin për shkak të impaktit të supozuar të këtyre vullkanëve.

Por edhe kështu nisën të dalin prova të reja që mbështesnin idenë e një
katastrofe globale 65 milion vjet më parë. Në vitin 1988, një ekip
ndërkombëtar shkencëtarësh zbuloi ekzistencën e një shtrese bloze mu mbi
shtresën e iridiumit në shumë vende përreth botës - me sa duket e
shkaktuar prej një zjarri global. Të tjerë gjetën prova të një cunami
gjigant të krijuar në gjirin e Meksikos afërsisht 65 milion vjet më
parë.

Kthesa erdhi në vitin 1990, kur gjeofizikanë amerikanë në Universitetin e
Arizonës zbuluan ekzistencën e një strukture shumë të madhe rrethore të
varrosur në brigjet e Meksikos. Me një diametër 180 kilometra, Krateri
Shiksulub është me madhësinë e duhur dhe në vendin e duhur për të
shpjeguar të gjithë anomalitë e tjera - dhe ai është gjithashtu 65
milion vjeçar.

Të ndodhur përballë provave të tilla kaq bindëse, shumica e
shkencëtarëve tashmë e pranojnë se një meteor gjigant e ka goditur
vërtetë Tokën 65 milion vjet më parë, duke shaktuar një katastrofë
globale. Dhe pranojnë se mund të ndodhë sërish.

Ndërkohë që procese uniformitarianë si erozioni nuk ka asnjë dyshim që
luajnë një rol madhor në formësimin e planetit tonë, ngjarjet
katastrofiste kanë patur gjithashtu një efekt dramatik. Të dhënat e
fosileve tregojnë prova për të paktën pesë shfarosje masive, me më të
madhen që të ketë ndodhur 250 milion vjet më parë, duke eleminuar 70
përqind të kafshëve të Tokës dhe 95 përqind të jetës detare.

Por kjo nuk është një fatkeqësi e pazbatuar: shpesh herë, shfarosjet në
masë lejojnë forma jete dikur të shtypura që të lulëzojnë - pas zhdukjes
së predatorëve të tyre.

Rishfaqja e katastrofizmit si një koncept shkencërisht i besueshëm u
sinjalizua në një mënyrë spektakolare në korrik të vitit 1994.

Kometa "Këpucari Levi 9" goditi Jupiterin me një forcë më të madhe se sa
shpërthimi i të gjithë arsenalit botëror të armëve bërthamore. Shumë
shkencëtarë shpresuan se kjo ngjarje do të shërbente si paralajmërim për
qeveritë për nevojën që të ndërmerren veprime për të mos lejuar që
qeniet njerëzore të pësojnë fatin e dinosaurëve.

Megjithatë, deri tani përpjekjet për t'u marrë me këtë rrezik kanë qenë
thuajse zero. Projekte të tillë si Vëzhgimi i Rojës së Hapësirës i
NASA-s kanë identifikuar deri tani vetëm afro 80 përqind të objekteve
pranë Tokës, impakti i të cilëve do të shkaktonte një katastrofë
globale.

Megjithatë, siç e dëgjuan edhe zyrtarët e OKB në takimin e nëntorit të
vitit që kaloi, impakti i objekteve pranë Tokës me një diametër jo më
shumë se 50 metra mund të shkatërrojë hapësira shumë të mëdha - siç
është parë në Tunguska. Deri sot, vetëm një pjesë shumë e vogël
objektesh të tillë janë kataloguar dhe pikasur.

Ndërkohë, objektet pranë Tokës vazhdojnë të na bëjnë surpriza të
pakëndshme. Pak përpara takimit të OKB, një astronom në Takson, Arizona
zbuloi një objekt pranë Tokës, i cili ndodhej në një kurs përplasjeje me
Tokën.

Fatmirësisht, objekti - të cilit iu vendos emri i koduar 2008 TC 3 -
ishte vetëm pak metra në diametër. Pavarësisht kësaj, brenda 24 orësh ai
kishte hyrë në atmosferën mbi Sudanin Verior, në Afrikë dhe shpërtheu
me një forcë të barabartë me 1000 tonë tritol.

Me uniformitarianizmin tashmë një mit thjeshtë komfortues, ngjarje të
tilla mund të fitojnë domethënien që kishin në lashtësi, si
paralajmërime të së ardhmes, që injorohen duke na vënë në rrezik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:08 pm

Nuk është lajm dhe aq i keq

Pavarësisht emrit që tingëllon negativisht, katastrofizmi ka gjithashtu
një anë më pozitive. Në fakt, ne qeniet njerëzore ndoshta duhet të
falenderojmë për supremacinë tonë pikërisht impaktit katastrofik të
meteorit, si dhe shpërthimeve vullkanikë që shkaktuan shfarosjen e
dinosaurëve 65 milion vjet më parë.

Me ikjen e këtyre krijesave gjigante të mirëpërshtatura, të tjera do të
mund të zhvilloheshin - dhe brenda 10 milion viteve sisorët ishin
shndërruar në formën dominuese të jetës në Tokë.

Megjithatë, edhe dinosaurët vështirë se mund të ankohen për fatin e
tyre: edhe ata duket se kanë përfituar nga shfarosja masive më e madhe
në historinë e planetit tonë, atëherë kur 70 përqind e vertebrorëve
tokësorë u zhdukën 250 milion vjet më parë. E njohur si shfarosja
Permian-Triasik, shkaku i saj mbetet subjekt i shumë studimeve dhe ku
dyshimet më të mëdhenj janë impakte të meteorëve, shpërthime vullkanikë
ose ndryshime klimaterikë dramatikë.

Roja i hapësirës

Në vitin 1989, një asteroid i vogël kaloi shumë pranë Tokës - dhe
shkaktoi një panik që solli një përpjekje ndërkombëtare për të
kataloguar të gjithë Objektet Pranë Tokës, që përbëjnë rrezik për
planetin tonë. Asteoridi 300 metra i gjerë që shkaktoi panikun, me emrin
e koduar 4581 Asklepi, shmangu me më pak se gjashtë orë përplasjen me
Tokën. Nëse do të kishte goditur, shkatërrimi do të kishte qenë
ekuivalent me shpërthimin e mijëra bombave me hidrogjen.

Për të shmangur panikë të tillë në të ardhmen, NASA ngriti Rojën e
Hapësirës, me qëllimin fillestar zbulimin dhe gjurmimin e çdo Objekti
Pranë Tokës, që është më shumë se 1 kilometër në diametër - pra aq i
madh sa të shkaktojë shkatërrim në shkallë globale. Mendohet se
ekzistojnë 950 objekte të tillë dhe deri sot janë gjetur vetëm 80
përqind e tyre.

NASA ka nisur tashmë fazën e dytë të vëzhgimit, që është gjetja e
gjurmimi i 90 përqind të Objekteve Pranë Tokës, që janë që nga 140 metra
në diametër. Megjithatë, deri tani janë gjetur vetëm 10 përqind e
numrit të tyre.

DY TEORITE

KATASTROFIZMI

Këndvështrimi që ngjarjet katastrofike kanë luajtur një rol madhor në
historinë e Tokës. Pavarësisht se ishte pikëpamja dominuese për mijëra
vite, katastrofizmi humbi mbështetje në fillim të shekullit XIX. Pranimi
kohët e fundit i rolit të impakteve kozmikë ka sjellë ringjalljen e
tij, ndonëse në një formë shumë më shkencore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:09 pm

UNIFORMITARIANIZMI

Gjeologu skocez i shekullit XVIII, Xhejms Hatën, sugjeroi që proceset që
formësojnë planetin tonë sot, si erozioni, ishin njësoj të rëndësishëm
në të kaluarën e largët. I mbështetur nga shumë gjeologë me ndikim,
uniformitarianizmi u forcua edhe më, duke sugjeruar që katastrofat
globale nuk janë gjë tjetër përveçse supersticione frikësues.

"Shanset janë një në njëqind"

Jo më pak katastrofikë se impaktet kozmikë janë të ashtuquajturit
supervullkanë - një prej të cilëve ndodhet mu poshtë Parkut Kombëtar të
Jelloustoun në Uajoming. Stivën Self, vullkanolog i Komisionit
Rregullator Bërthamor në SHBA flet në lidhje me rrezikun.

- Çfarë e bën veçanërisht interesant supervullkanin e Jelloustoun?

Eshtë një supervullkan shumë i madh. Ka shpërthime rastësore shumë të
mëdhenj, ndryshe nga, le të themi Taupo në Zelandën e Re, i cili ka të
njëjtën fuqi përgjatë të njëjtës periudhë kohe, por me shpërthime më të
shpeshtë e më të vegjël. Jelloustoun është një prej vetëm pesë shembujve
të madhësisë së tij që janë aktivë sot në Tokë. Plus që ai ndodhet në
SHBA, kështu që merr më shumë vëmendje se të tjerët. Ndoshta nuk do të
ketë më një shpërthim shumë të madh për dhjetëra mijëra vite, që është
praktikisht më shumë se sa koha e nevojshme për ndërtimin e diçkaje të
tillë si shoqëria moderne. Por për gjeologët, të cilët miliona vite i
lëvizin me një të rënë të lapsit, është një rrezik i madh dhe real.

- A mendoni se është tepruar me rrezikun për katastrofa natyrore?

Jo. Në fund të fundit, një ditë një katastrofë e tillë do të ndodhë.
Problemi i vërtetë me supershpërthimet është se ne nuk e kemi idenë se
sa shumë vullkane në tokë mund të shkaktojnë një katastrofë, apo në
çfarë gjendje janë ata, aktivë ose jo. Nëse ka më shumë se afro 100
vullkanë, statistikat që njëri të ndodhte në të ardhmen do të ndryshonin
në mënyrë të konsiderueshme dhe mund të perceptohen si rrezik real.
Edhe një shpërthim i vogël - që do të nxirrte 100 kilometra kub material
- do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë, kështu që të përgatitemi me
sadopak dije është më mirë se sa të rrimë në injorancë verbuese.

- Cilët janë rreziqet për këtë shekull?

Prej mijëra vitesh nuk ka patur një shpërthim prej afro 100 kilometra
kub. Për momentin, vlerësimi im më i mirë - e pranoj i bazuar në shumë
pak të dhëna - është se janë një në njëqind shanset për një
supershpërthim që shkon deri në 500 kilometra kub deri në fund të këtij
shekulli.

INCIDENTI I TUNGUSKAS

Në mëngjesin e 30 qershorit 1908, fshatarë në Siberinë e largët u bënë
dëshmitarë të efekteve të tmerrshëm të katastrofizmit. Dëshmitarë
okularë thanë se kishin parë një lëmsh të zjarrtë gjigant në qiell,
përpara se ky të shpërthente duke u dëgjuar deri 800 kilometra larg.

Do të kalonin edhe 20 vite përpara se të dilnin të dhënat e para,
atëherë kur shkencëtarët mbërritën në epiqendër, në Lumin Tunguska. Ata
panë aty një skenë shkatërrimi të pamasë që mbulonte qindra kilometra
katrorë, me mijëra pemë të shkrumbuara që qëndronin në këmbë si kunja
shkrepëseje, të anuara në drejtim të kundërt nga qendra e shpërtimit.

Analiza e mostrave të marra në vendngjarje tregoi se shkaku ishte ndarja
e një asteroidi 50 metra të gjerë, i cili shpërtheu me fuqinë e një
bombe 15 megatonëshe me hidrogjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:09 pm

Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes
jane nisur mijera asteroide


Kur u zbuluan fillimisht, asteroidet u panë si një klasë objektesh të
ndryshme nga kometat. Në vitin 2006 u krijua emri i përbashkët “trupa të
vegjël të sistemit diellor”. Diferenca kryesore mes një asteroidi dhe
një komete është se kometa pranë sipërfaqes ngrin nga rrezatimi diellor.


Për thuajse dy shekuj, që nga zbulimi i asteroidit të parë, “Ceres”, në
vitin 1801 e deri në vitin 1977, gjithë asteroidet e njohur kalonin
pjesën më të madhe të kohës në orbitën e Jupiterit, edhe pse disa prej
tyre, siç ishte “944 Hidalgo” udhëtonin pak më përtej Jupiterit.

Kur astronomët filluan të gjejnë trupa të tjerë që qëndronin më larg
Jupiterit, tashmë të quajtur centaurë, ato numëruan mes tyre dhe shumë
asteroide tradicionalë, edhe pse kishte debate nëse duhej të quheshin
asteroide apo të gjenin një emër të ri.

Asteroidet kanë zakonisht përmasa të mëdha dhe variojnë nga një diametër
prej 975 kilometrash (Ceres) e deri në 500 kilometra (2 Pallasl) e deri
tek shkëmbinj disa dhjetëra metra. Disa prej atyre më të mëdhenjve janë
si planetë në miniaturë. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre janë shumë
më të vegjël dhe me forma të parregullta.

Meteorët

Meteoriti është një objekt natyror që e ka origjinën nga hapësira dhe
arrin të mbijetojë në impaktin me sipërfaqen e Tokës. Kur është në
hapësirë ai quhet meteroid. Kur hyn në atmosferë, presioni i impaktit
bën që trupi të nxehet dhe të emetojë dritë, duke formuar një top
zjarri, i njohur si meteor apo yll që bie.

Termi “bolid” i referohet ose trupit jashtëtokësor që përplaset me
tokën, ose një topi zjarri jashtëzakonisht të ndritshëm si meteor,
pavarësisht nëse ia del të mbërrijë në sipërfaqen e tokës apo jo.
Meteoritët që janë vëzhguar pasi kanë hyrë në atmosferë apo janë
përplasur në tokë quhen “të rënë”. Deri në vitin 2006 kishte rreth 1050
meteoritë të rënë në koleksionet e botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:10 pm

Asteroidet

Asteroidet janë trupa metalikë e shkëmborë pa atmosferë që vërdallosen
në orbitën e diellit, por janë gjithashtu shumë të vegjël, për t’u
përcaktuar si planetë. Të njohur si “planetë të vegjël”, dhjetëra mijëra
asteroide mblidhen në të ashtuquajturin “rripi kryesor i asteroideve”:
një unazë e gjerë, e vendosur ndërmjet orbitave të Marsit dhe Jupiterit
nga 300 milionë deri në 600 milionë kilometra.

Gaspra dhe Ida janë dy rripat kryesore të asteroideve. Asteroidet
mendohet se përbëhen nga material fillestar dhe kanë penguar nga
graviteti i fortë i Jupiterit të kthehen në trupa me përmasat e
planetit, kur sistemi diellor lindi para 4.9 miliardë vitesh.

Alarmi: Një numër i madh asteroidesh mund të bien në tokë

Nga 500 deri 1000 asteroidë masivë kalojnë në orbitën e tokës
rregullisht dhe ndonjë prej tyre mund të shkaktojë një katastrofë
globale. Kështu kanë paralajmëruar ekspertët e hapësirës të martën, duke
nxitur për marrjen e masave parandaluese të menjëhershme.

Rreth gjashtë mijë objekte kozmike që qarkullojnë përreth planetit tonë
njihen nga ekspertët e kësaj fushe, deklaroi në një konferencë për shtyp
“Shoqata e Eksploruesve të Hapësirës”, ku u paraqit raporti “Kërcënimi
nga asteroidët: Një thirrje për reagim global”. E nga këto trupa
kozmikë, një mijë prej tyre kanë një diametër prej 150 kilometrash, çka
do të thotë se ato mund të shkaktojnë një dëm kolosal në sipërfaqen e
tokës, duke shkaktuar zjarre, cuname dhe katastrofa të tjera.

Organizata përfshin rreth 320 anëtarë nga 34 vende, të cilët kanë qenë
secili në hapësirë. Në këtë raport thuhej se duhet një studim i
menjëhershëm dhe një rrjet mbrojtjeje, për të koordinuar reagimin global
ndaj problemit, nën udhëheqjen e OKB-së.

Edhe pse mund të jetë e mundshme që të parashikohet një përplasje deri
në 15 vjet para se të ndodhë, teknologjia e duhur për të shmangur
asteroidin që i është drejtuar tokës duhet të zhvillohet akoma dhe kjo
do të kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas këtij paneli, ky është një katastrofë në shkallë galaktike.
Ekspertët, duke përfshirë këtu, ish-astronautin amerikan, Rusty
Schweickart janë shprehur: “Kjo është një katastrofë natyrore, e cila
është më e madhe se çdo katastrofë natyrore që kemi njohur deri më sot.
Sidoqoftë, është e parandalueshme, dhe kjo është diçka shumë e
rëndësishme.

Por është përgjegjësia jonë që të ndërmarrim veprimet e duhura për
parandalim. Schewickart, një ish-anëtar i ekipit të “Apollo 9” foli në
një konferencë për shtyp ditën e martë. Ai pranoi se përplasja
shkatërruese mund të ndodhë në mënyrë “jo frekuente”, por paralajmëroi
se rreziku nuk duhet përjashtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58297
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:10 pm

Vetëm vitin e ardhshëm, gjashtë asteroide kanë një probabilitet “të
vogël” për të goditur tokën, sipas tij. Fotografitë e para nga afër të
objekteve të ngjashme me një asteroid u morën në vitin 1971, kur sonda
“Mariner 9” ktheun në tokë imazhet e “Phobos” dhe “Deimos”, dy hëna të
vogla të Marsit, të cilat mund të jenë asteroidë të tërhequr.

Asteroidi i parë i fotografuar nga afër është “951 Gaspra” dhe ashtu si
pjesa më e madhe e asteroideve dhe trupave të tjerë të ngjashëm ka
formën e patateve.

“951 Gaspra” u fotografua në vitin 1991, i pasuar me fotografimin e
vitit 1993 të asteroidit “Ida” dhe hënës së tij “Dactyl”, të gjitha të
fotografuara nga sonda “Galileo” në rrugën drejt Jupiterit.

Sonda e parë e dedikuar asteroideve ishte “NEAR Shoemaker”, cila
fotografoi “253 Mathilde” në vitin 1997, përpara se të hynte në orbite
përreth “433 Eros”.

Shumë asteroide kanë vizituar shkurtimisht anijet kozmike, teksa kanë
qenë në rrugë drejt destinacioneve të tjera.

Në shtator 2005, sonda japoneze “Hayabusa” filloi të studionte “25143”
në detaje dhe mund të kthejë shembuj të sipërfaqes së tij në tokë.
Misoni “Hayabusa” është përballur me disa vështirësi, siç janë dy prej
tre timonëve, duke e bërë më të vështirë orientimin drejt diellit, për
të thithur energji solare.

Objektet Pranë Tokës

Edhe pse janë të rrallë, Objektet Pranë Tokës kanë shkaktuar dëme të
konsiderueshme në të shkuarën, jo dhe aq të largët. Një prej tyre, i
njohur si objekti “Tunguska” është përplasur në Siberinë Qendrore në
vitin 1908, duke çliruar një energji të barabartë me shpërthimin e një
bombe bërthamore.

Përplasja fshiu nga toka 60 milionë pemë në një sipërfaqe prej rreth dy
mijë kilometrash katrorë. Nëse ajo do të kishte qenë zonë e populluar,
dëmi në njerëz do kishte qenë fatal. Sipas organizatës të ekspertëve të
hapësirës, investimi në masat parandaluese është çelësi për të siguruar
se incidentet të tilla s’do të ndodhin në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Jet LI
Antar i nderit
Antar i nderit
Jet LI


Numri i postimeve : 36
Poenat : 50864
Vota : 4
Join date : 17/06/2010
Age : 31
Location : Deqan (Kosova)

Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 12:53 am

thnx per info Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Fresse
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://tr-records.albanianforum.net
Sponsored content





Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)   Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`) - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fizikë dhe Astronomi (tema e fundit `2012 fundi i botes`)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Kimi dhe astronomi
» Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Programe / Lojra / Sport / TV :: Shkencë & Teknology-
Kërce tek: