http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mjekësia

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:07 am

Pasojat
Sëmundjet infektive apo ngjitëse përbëjnë shakun kryesor të
sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës në rang botëror. Këto
sëmundjet mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e
personit apo popullatës së prekur. Për shkak të mundësisë së përhapjes
së shpejtë në një komunitet apo popullatë, këto sëmundje paraqesin
rrezik për shpërthime epidemish me pasoja të rënda. Shkaktarët e
sëmundjeve infektive (viruset, bakteret) mund të përdoren si armë
biologjike terroriste mjaft të rrezikshme. Sëmundjet ngjitëse mund të
jenë vdekjeprurëse sicc janë infeksioni HIV/AIDS, tërbimi, ethet e
verdha, ethet hemorragjike, botulizmi, tërbimi, apo me pasoja mjaft të
rënda edhe fatale sicc janë infeksioni i trurit apo cipave të trurit
(encefaliti dhe meningiti), infeksioni i valvulave të zemrës, helmimet e
rënda ushqimore, hepatiti (verdhëza) e rëndë që ccon në vdekje apo në
cirozë dhe kancer të mëlccisë etj. Sëmundjet infektive tek gruaja
shtazënë mund të shkaktojnë dëmtime të rënda tek fetusi apo fëmija i
porsalindur.

Prandalimi
Parandalimi i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e
luftes ndaj ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe
mekanizmat e transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per
eliminimin e ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me
universale te parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte
krijimi i imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit.
Berja e vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si
hepatiti, tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi
etj.
Infeksionet e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te
mire ne drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e
ushqimeve nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me
ushqimin, perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane
disa nga masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve.
Kontrolli shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si
dhe permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te
kanalizimeve do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per
shperthimin e semundjeve infektive gastro-intestinale.
Infeksionet seksualisht te trasnmetueshme mund te parandalohen permes
mosberjes seks te pambrojtur me persona te panjohur, apo permes
perdorimit te prezervativit gjate kryerjes se mardhenieve seksuale.
Permiresimi i kushteve ne spitale, perdorimi i shiringave me nje
operdorim, sterilizimi i instrumentave prerese sidomos nga dentistet,
kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe dhurohet etj do te benin te mundur
parandalimin e infeksioneve te renda qe trasmetohen me kete rruge.
Ne pergjithesi do te thonim se nje jete e shendetshme ne drejtim te
ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik, shoqeruar me kontrolle
periodike tek mjeku do te benin te mundur nje paksim te rrezikut te
prekjes nga semundjet infektive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:08 am

Sëmundjet ngjitëse
Ajri
gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe japin
meningitin etj.

Uji, ushqimi
Sëmundjet infektive te aparatit tretës, apo sicc quhen sëmundje
gastrointestinale, transmetohen përmes konsumimit të ushqimit apo ujit
të infektuar.
dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitët apo
krimbat e zorrës

Sëmundjet seksuale
HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma
virusi

Sëmundje me origjinë nga kafshët
bruceloza, leishmanioza, tetanozi, tërbimi

Sëmundjet infektive përmes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo
mjekësore me instrumente cpuese te kontaminuara

pirsing, tatuazhi, injektimi i drogave me shiringe, infeksioni HIV/AIDS,
hepatiti B dhe C (verdhëza), etj

Sëmundjet infektive nga nëna tek fëmija
toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi




Pjesa e plotë
Cilat jane semundjet ngjitese?
Semundjet infektive quhen zakonisht semundje ngjitese per shkak te
vecorise se tyre per tu transmetuar nga nje person apo specie tek nje
tjeter. Keto semundje shkaktohen nga agjente mikrobike infektive qe
perfshijne bakteret, viruset, myket, parazitet, etj. Keto semundje
prekin cdo organ dhe sistem te organizmit qe nga lekura, sistemi
respirator (mushkerite), sistemin nervor (trurin), organet e tretjes
(zorret), veshkat, melcine etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:08 am

Si transmetohen tek njerezit?
Transmetimi
Semundjet infektive transmetohen ne menyra dhe mekanizma te ndryshem.
Nje pjese e tyre transmetohen permes rruges aerogene (ajrit), permes
speklave te peshtymes se infektuar. Me kete rruge transmetohen semundje
te tilla si gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe
japin meningitin etj. Nje pjese e semundjeve infektive te aparatit
tretes apo sic quhen semundje gastrointestinale transmetohen permes
konsumimit te ushqimit apo ujit te infektuar. Ketu mund te permendim
semundje si dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga
parazitet apo krimbat e zorres. Infeksionet seksualisht te
transmetueshme jane ato semundje qe shkaktohen nga kontakti me lengjet
seksuale te trupit zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Ne
keto infeksione perfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia,
gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi etj. Nje pjese e
rendesishme e infeksioneve kane nevoje per nje ndermjetes apo “vektor”
per te kaluar nga personat apo kafshet qe i mbartin tek njerezit. Keto
vektore jane psh mizat, mushkonjat, rriqnat etj. Shume infeksione mund
te transmetohen nga kafshet tek njerezit permes rrugeve te ndryshme. Ne
keto semundje me origjine nga kafshet permendim brucelozen,
leishmaniozen, tetanozin, terbimin, etj. Semundjet infektive mund te
transmetohen edhe permes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjeksore
me instrumente cpuese te kontaminuara (psh pirsing, tatuazhi apo
injektimi i drogave me shiringe). Ne kete menyre transmetohen infeksioni
HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdheza), etj Gjithashtu semundjet
infektive mund te transmetohen edhe nga nena e infektuar tek i
porsalinduri. Ketu futen toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola,
sifilizi, etj.

3. Cialt jane pasojat e semundjeve infektive?

Semundjet infektive apo ngjitese perbejne shakun kryesor te
semundshemerise dhe vdekshmerise se popullates ne rang boteror. Keto
semundje mund te kenë pasoja te renda per shendetin dhe jeten e personit
apo popullates se preku. Per shkak te mundesise se perhapjes se shpejte
ne nje komunitet apo popullate keto semundje paraqesin rrezik per
shperthime epidemish me pasoja te renda. Shkaktaret e semundjeve
infektive (viruset bakteret) mund te perdoren si arme biologjike
terroriste mjaft te rrezikshme. Semundjet ngjitese mund te jene vdekje
prurese sic jane infeksioni HIV/AIDS, terbimi, ethet e verdha, ethet
hemorragjike, botulizmi, terbimi, apo me pasoja mjaft te renda edhe
fatale sic jane infeksioni i trurit apo cipave te trurit (encefaliti dhe
meningiti), infeksioni i valvulave te zemres, helmimet e renda
ushqimore, hepatiti (verdheza) e rende qe con ne vdekje apo ne cirroze
dhe kancer te melcise etj. Semundjet infektive tek gruaja shtazene mund
te shkaktojne demtime te renda tek fetusi apo femija i porsalindur.

4. Si mund te parandalohen semundjet infektive?

Parandalimi i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e
luftes ndaj ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe
mekanizmat e transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per
eliminimin e ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me
universale te parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte
krijimi i imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit.
Berja e vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si
hepatiti, tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi
etj.
Infeksionet e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te
mire ne drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e
ushqimeve nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me
ushqimin, perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane
disa nga masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve.
Kontrolli shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si
dhe permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te
kanalizimeve do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per
shperthimin e semundjeve infektive gastro-intestinale.
Infeksionet seksualisht te trasnmetueshme mund te parandalohen permes
mosberjes seks te pambrojtur me persona te panjohur, apo permes
perdorimit te prezervativit gjate kryerjes se mardhenieve seksuale.
Permiresimi i kushteve ne spitale, perdorimi i shiringave me nje
operdorim, sterilizimi i instrumentave prerese sidomos nga dentistet,
kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe dhurohet etj do te benin te mundur
parandalimin e infeksioneve te renda qe trasmetohen me kete rruge.
Ne pergjithesi do te thonim se nje jete e shendetshme ne drejtim te
ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik, shoqeruar me kontrolle
periodike tek mjeku do te benin te mundur nje paksim te rrezikut te
prekjes nga semundjet infektive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:09 am

Sëmundje franceze apo napoletane?

Mbi origjinën e sëmundjes ende ekzistojnë kundërthëniet

Termi "syphilis", nga i cili vjen edhe emri i sifilizit, është krijuar
nga G.Fracastoro i cili në vitin 1530 titulloi kështu një poemë të
tijën: "Syphilis mbartës i frëngjyzës", nga emri i protagonistit të tij
Syphilus, dëshmi e faktit se sa i qartë ishte qysh në atë kohë karakteri
i transmetimit seksual të sëmundjes.

Por se cila është origjina e sëmundjes, është një debat që ka zgjatur
përmbi pesë shekuj. Sipas hipotezës amerikane, asaj më të pranuarës,
infeksioni thuhet të jetë importuar nga Bota e Re në vitin 1493 nga
Kristofor Kolombi. Në Evropë sëmundja u shfaq në formë epidemike për të
parën herë në vitin 1494 me rrethimin e Napolit nga ana e trupave
franceze të komanduara nga Karli VIII që duket se ka vdekur nga sifilizi
cerebral në moshën 28 vjeçare. Si pasojë, për shkak të marëdhënieve me
ushtarët, një grup prej 800 prostitutash kontribuoi në përhapjen e
sëmundjes që shumë shpejt filloi të njihej edhe me emrin frëngjyzë
ndërsa francezët që nuk u pëlqente që sëmundja të thirrej me emrin e
tyre e quajtën sëmundje napoletane.

Një tjetër hipotezë për përhapjen e infeksionit është ajo sipas së cilës
bakteri patogjen ka qenë latent, i fshehur, për një kohë të gjatë dhe
për shkak të një modifikimi në një farë pikë shpërtheu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:09 am

Sifilizi, riktimi i zotërisë së vjetër

Thuhej se e kishim mundur përgjithmonë. Por rastet po rriten dukshëm. Në
origjinë të fenomenit janë sjelljet e rrezikshme. Dhe ulja e kujdesit
të mjekëve, që nuk dinë më ta njohin

Katër muaj kalvar. Që nga periudha e inkubacionit e deri tek simptomat e
para me shqetësime të lehta: ethe, dhimbje muskulore, ndjesi lodhjeje
dhe plagë e shenja të lëkurës... Në fillim mund të mos ua vësh veshin,
gjithçka duket si një grip kalimtar, as që mund të të shkojë mendja se e
gjitha kjo lidhet me jetën seksuale. Dhe kur "gripi" vazhdon të mos
kalojë, atëherë vjen radha e gjatë e ekzaminimeve. Ndokush i ka bërë të
gjitha me radhë, ka arritur deri edhe të mendojë se mund të ketë një
tumor të zorrës së trashë. Ndokush tjetër mund të ketë dyshuar edhe për
hepatit. Në të vërtetë virusi i sifilizit, i quajtur treponema palidium
mund të përhapet në të gjithë organet e brendshme duke shkaktuar një
hepatit sifilitik. Një analizë e thjeshtë sierologjike, një version ky i
moderuar i të vjetrës Wassermann, mund të sqarojë më në fund se ç'po
ndodh në të vërtetë.

Pesë shekuj pasi kishte shpartalluar kontinentin e vjetër, sifilizi,
sëmundja seksualisht e transmetueshme, është rikthyer, sidomos në
qytetet e mëdha. Duke filluar që nga vitet '50 në sajë të terrapive
intensive me penicilinë, kishim menduar se e zhdukëm përgjithmonë. Por
nuk qe kështu. Ideja e mundësisë së zhdukjes së sëmundjeve infektive
është një utopi sanitare. Dhe kështu që ato mund të kthehen prapë. Siç
edhe ka ndodhur: javën e shkuar nga qendra e këshillimit të grave në
maternitetin e Tiranës mjekja Vjollca Tare sinjalizoi përmes gazetës
"Korrieri" se vetëm kohët e fundit ishin identifikuar tre raste të
ndryshme me sifiliz. Kaq janë verifikuar vetëm aty, ndërkohë mjekja ka
thënë se edhe për vetë mjekët zbulimi i kësaj sëmundjeje ka qenë njëfarë
çudie. Askush prej tyre në të shkuarën nuk ka pasur rastin të merret me
këtë sëmundje. E meqënëse nuk e njohin as vetë mjekët, a mund të thuhet
se sa mund të jetë numri i vërtetë i të prekurve?

Besohej se në Shqipëri sifilizi ishte zhdukur krejtësisht. Mjekët e
sotëm nuk e kanë parë kurrë me sy, në veshët e tyre gjithçka ka
mbërritur si në formë legjendash: në vitet e diktaturës sëmundja u
luftua me të gjitha mjetet, jo vetëm sanitare. Përveçse raportet
seksuale jashtë martese ishin të rralla (gjë që kufizonte edhe
transmetimin e sëmundjeve seksuale), një njeri që vërtotohej se ishte i
prekur nga sifilizi izolohej nga shoqëria. Flitet madje edhe për
internime për këtë shkak...


Edituar për herë të fundit nga no.i.d në Tue Jun 08, 2010 6:10 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:09 am

Përpara se në vitet 2000 sifilizi të shfaqej në Shqipëri dhe në gjithë
Evropën (Francë, Hollandë, Zvicër dhe Angli), alarmi i kishte ardhur nga
SHBA-ja. Dhe nuk ka fare të bëjë me shpërthimin e rasteve në vitin '92 -
'93 në ish Bashkimin Sovjetik apo me përhapjen e SIDA-s në vendet e
lindjes, që erdhën si pasojë e lirisë më të madhe seksuale dhe zhdukjes
së kontrolleve të detyrueshme sanitare.

Sifilizi (i ngjohur në gjuhën popullore edhe me emrin frëngjyzë) apo një
tjetër sëmundje, gonorreja bëhen edhe më të rrezikshëm për aq kohë sa
nuk kurohen në mënyrën e duhur. Dhe kjo ndodh edhe sepse shumë njerëz
preferojnë të kurohen në klinika private, të bëjnë analizat në qendra
laboratorike aspak të specializuara ku nuk mund ta marrin dot diagnozën e
saktë. E po t'i shtosh kësaj edhe marrëdhëniet seksuale të lira dhe pa
prezervativë, atëherë rezultati është alarmant: sifilizi po rikthehet
frikshëm.

Vetëm një studim anglez ka zbuluar se nga 5 deri në 25 përqind e
personave që udhëtojnë, kryejnë marëdhënie seksuale rastësore dhe 10 -
20 për qind e tyre nuk janë të mbrojtura. Udhëtimet janë ndër të parët
faktorë të përhapjes së sëmundjeve që transmetohen seksualisht. Kjo
është vërtetuar nga të dhënat e mbledhura në Britaninë e Madhe dhe në
Zvicër: 80 për qind e rasteve të reja me sifiliz apo gonorre janë
infektuar gjatë pushimeve verore. Kurse në Shtetet e Bashkuara fenomeni
është vënë re sidomos brenda komunitetit gay: tek burrat që e bëjnë me
burrat siç thuhet rëndom. Kurse në Shqipëri, shtresa më e prekur tani
për tani janë banorët e Qytetit Studenti. Mjekët e kanë shpjeguar këtë
me faktin se duke jetuar edhe larg familjes, studentët janë më të prirur
drejt marrëdhënieve rastësore.

Kthimi i kësaj patologjie është shqetëses sepse paraqet simptomën e
përsëritjes së sjelljeve seksuale të rrezikshme. Për fat terrapia
antibiotike me penicilinë nuk e ka humbur efektshmërinë e saj: për këtë
një diagnostifikim në kohën e duhur është mëse i rëndësishëm. Dhe ndër
të tjera pengon edhe transmetimin jovullnetar të infeksionit tek
partneri.

Virusi i quajtur "Treponema pallidum" i zbuluar në vitin 1905, është
shumë më tepër ngjitës nga virusi Hiv, shkaktari i SIDA-s: mund të
ngjitet në një raport në dy ndërsa ai hiv në një në njëqind, në bazë të
ngarkesës virale tek një individ. Problemi qëndron tek fakti se
infektimi me sifiliz lehtëson edhe kalimin e hiv-it: rreziku i
infektimit bëhet 2 deri në 5 herë më i madh nëse personi është i
infektuar nga Treponema. Eshtë hedhur hipoteza e një bashkëlidhjeje mes
rritjes së rasteve me sifiliz dhe rëndimit të infektimeve nga hiv-i në
komunitetet homoseksuale.

"Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që kanë një periudhë
inkubacioni të shkurtër janë si roje damkuese jashtëzakonisht
interesante për sjelljet seksuale të popullatës në tërësi", pohon Michel
Janier, dermatolog në Hopital Saint- Louis të Parisit në një intervistë
për "Le Monde". Infeksioni ka një inkubacion prej tre javësh, kurse
gonorerja prej dy apo tre ditësh. Infeksionet e tjera seksuale, më
veçanërisht ato virale (nga herpes genitalis tek papilloma) dhe
Chlamydia Trachomatis kanë një inkubacion më të gjatë dhe nuk janë të
modifikueshme në mënyrë të menjëhershme nga sjelljet seksuale. Për këtë,
eksperti francez është i mendimit se gonorreja dhe sifilizi duhet t'i
nënshtrohen një sistemi mbikëqyrjeje. Neisseria Gonorrhoeae ashtu si dhe
Trepomena pallidum mund të merren fare lehtësisht me raportet seksuale
orale. Dhe një përqindje e infeksioneve të sifilizit lidhet me shtimin e
numrit të raporteve orale të cilat sot praktikohen me një frekuencë më
të madhe pasi konsiderohen si të parrezikshëm për ngjitjen e virusit të
SIDA-s: kjo është e vërtetë për hiv-in, por jo për sifilizin.

Në pikën kur Treponema penetron në trup pas 20 deri në 40 ditësh
formmohet një plagë me formë të rrumbullaktë: sifiloma primare. Bakteri
mund të mos japë më gjurmë. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Në të tjera
raste, përhapet në të gjithë orgnizmin. Nuk mund të jesh i "prekur" nëse
nuk ke plagë të lëkurës apo të mukozave. Kur zhduken simptommat e
sifilizit primar atëherë është radha e tij sekondar me simptoma të
ndryshme. Kjo fazë zgjat 60 ditë që nga prekja deri në dy vjet dhe
shkakton dëme paralelisht me plagët e lëkurës: njolla në pëllëmbët e
duarve, në këmmbë dhe të pjesë të tjera të trupit. Pastaj mund të jetë
edhe një fazë e tretë që ndodh në 40 përqind të rasteve në të cilën
dëmet e organeve të brendshme të trupit përhapen drejt trurit, zemrës,
kockave, kyçeve, syve, mëlçisë.

Ky është profili i sëmundjes pa trajtim mjekësor. Pikërisht për shkak të
shumëllojshmërisë së simptomave që provokon, dermatologët e quanin
"mimi i madh". Nëse personi i infektuar është një nënë, sëmundja mund të
shkaktojë vdekjen e fetusit në dyzetë përqind të rasteve apo lindjen e
një fëmije të infektuar (infektimi ndodh nëpërmjet placentës apo gjatë
lindjes). Në të shkuarën, kur nuk njihej shkaku, mendohej për një
sëmundje të trashëgueshme. Të tjera rreziqe për t'u infektuar? Puthja,
ushqimi me qumësht gjiti dhe transfuzioni i gjakut të pastër. Më i
frikshëm se hiv-i? Jo, sepse për fat ekzistojnë edhe antibiotikët. Mjaft
të kapet sa më shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Hepatiti A, si të mbrohemi në ditët e nxehta   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:11 am

Hepatiti A, si të mbrohemi në ditët e nxehta

Stina e nxehtë që po afron shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo
për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve
higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës.

Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë,
duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i
hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi
60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë
ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë
gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të
temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj.,
që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin
në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e
transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija
higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të
infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që
nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe
nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të
ndotur.

Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe
periudha preikterike. Në këtë fazë karakteristikë e klinikës janë
çrregullimet dispeptike si: pështjellim, mungesë oreksi, të vjella,
dhimbje në hipokondrin e djathtë, të cilat mund të stimulojnë kolikën
bilare dhe në këtë fazë është shumë e lehtë të ngatërrohet me sëmundje
gastro-intestinale. Shenja kryesore në këtë fazë është edhe atralgjia
(dhimbje e kyçeve dhe kockave), e cila ngatërrohet me artitin
reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyçeve janë
simetrike dhe zakonisht të artikulacioneve të vogla. Ndonjëherë mund të
kemi edhe temperaturë 37.5-38.5 gradë celsius, e cila mund të shoqërohet
me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike është faza që
pason. Gjatë kësaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe
lëkurë me intensitet të ndryshëm. Në këtë fazë kemi dekolorim të feçeve
dhe urinë të errët etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:11 am

Këshillat për parandalimin e këtij hepatiti gjatë stinës së verës

Në vija të përgjithshme, këshillat janë ato që do të rekomandoheshin dhe
gjatë gjithë vitit. Kështu që fillimisht, fakti që kjo është sëmundje
që transmetohet me rrugë fekal-orale, përmirësimi i kushteve
higjieno-sanitare është masa e parë parandaluese. Në kushtet e vendit
tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më
pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të
rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në
konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo
ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe
imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen
personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona
endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.

Shenjat

• dobësi dhe këputje trupore;

• të përziera dhe të vjella;

• dhimbje barku në zonën e mëlçisë;

• temperaturë;

• diarre;

• feçe në ngjyrë të bardhë;

• urinë e errët;

• zverdhje e lëkurës

• dhimbje kyçesh etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Çka janë sëmundjet ngjitëse ?   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:12 am

Çka janë sëmundjet ngjitëse ?


Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor
gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet
dhe parazitet. Këto poashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me
emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve
ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët ate që të gjitha
ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal
dhe oral. Sëmundjet e përmendura në këtë fletushkë nuk janë të gjitha
sëmundjet ngjitëse që ekzistojnë mirëpo thjeshtë ato më të zakonshmet.
Ne poashtu kemi informata për HIV.

Si mund të dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Çdonjeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej
sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome
si shkarkesë nga organet gjenitale, dhëmbje kur urinojnë, ënjtje dhe
inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si
Klamidia nuk shfaq simptome. Për këtë shkak rekomendohet të bëni
kontrollim për shëndet seksual, ti bëni analizat për sëmundje ngjitëse
seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjherë mund të kalojë kohë e
gjatë deri me shfaqjen e simptomeve kështu që ju mund infektoni dikend
gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme ti bëni analizat dhe të
merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar
se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka patur
marrëdhënie seksuale me dikend tjetër. Simptomet e sëmundjeve ngjitëse
seksuale mund të shfaqen me muaj pasë infektimit.

Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?
Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë
marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom dhe ju dhe partneri-ët tuaj të
i bëni analizat. Sa më shumë partner që keni aq më shumë rrezik keni të
infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrate e tjera që mund ta
redukoni ju mund të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit
oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pasë
seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.

Pse është me rëndsi të dini se ju keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të
shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të
shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej
sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë
seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e
palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.

Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?
Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale
sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të
keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë aktive
seksualisht se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë.
Shkaktohet nga çregullimi i bakterive normale të shëndosha që gjinden në
vaginë. Edhepse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar
ndonjherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka spjegim të
qartë pse ky infektim ndodh sygjerohet se përmbajtja e spermës që është
alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet përshkak që mund të shkaktojë
ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Përdorja e
spirales mund te jete shkakëtare gjithashtu. Femra nuk mund të
infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndsi që
infektimi të trajtohet sepse ndonjëhere infektimi Vaginosis bakterial
kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz. Infektimi
për vaginosis bakterial shërohet me krem për vaginë apo antibiotik.

Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do të thotë
se është infeksion vetëvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse
seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt
dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në
meshkujt që nuk janë të bërë synet. Poashtu mund të shkaktohet nga mos
higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga përdorimi i tualetet
me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund të preventohet duke mos
përdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshën e penisit. Mund të
shërohet me krem për ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nëse është e
nevojshme.

Klamidia është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të
zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze.
Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs,
rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e
infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të
shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që
mos të shfaqen për një kohë të gjatë. Mësoni më shumë për klamidia.

Morrat pubike janë parasite të vogla në form të gaforres që jetojnë në
qime dhe pijnë gjakun. Kryesisht atë jetojnë në qimet pubike, mund të
jetojnë në flokë, por mund të gjinden edhe nën sqjetulla, në trup, edhe
në qimet e fytyrës si vetulla. Ato mund të jetojnë edhe jashtë trupit
kështu që mund të gjinden në rroba, në shtrat dhe peshqir. Ju mund të
keni morra dhe mos të jeni i vetëdishëm për këtë, por pasë 2 ose 3
javëve ju mund të përjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnë në trup
nga kontakti gjatë seksit me personin që është i infektuar por edhe nëse
i ndani rrobat me dikend, peshqirët apo shtratin. Ende nuk ka mënyrë
efektive për ta ndaluar infektimin por nëse jeni të infektuar atëherë ju
mund të preventoni të tjerët të infektohen duke i larë rrobat dhe
qaeshafat e shtratit me ujë të nxehtë. Krema të ndryshme mund të blehen
në barnatore për ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do të
thotë që i largon morrat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:14 am

Epididmitisi do të thotë inflamacion i epididmitisit, tuba që gjindet në
krye të testiseve ku sperma qëndron. Epididmtisi nuk është gjithëmonë
rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca
e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janë
ajësim dhe dhimbje në testiser dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të
preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit, sepse
kondomi e preventon infektimin e klamidiës dhe gonoreas. Epididmitisi
vetëvetiu nuk mund të ju ngjitet personave të tjerë mirëpo infeksionet e
tjera që kanë shkaktuar epididmitis mund të ngjiten (Shikojeni pjesën
për infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani për këtë infeksion bëhet
me antibiotik.

Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të
infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat.
Pasë fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat
nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptom.
Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnë prej ditës 1 deri
në 26 pasë infektimit dhe zgjasin 2-3 javë. Femrat dhe meshkujt mund të
kenë një apo më shumë simptome që përfshinë kruakjen apo ndjesi shpimi
gjilpërash në pjesët gjenitale apo pjesët anale. Flluska të mbushura me
lëng mund të pëlcasin dhe lëjnë lëndime të vogla që shkaktojnë shumë
dhimbje. Personat me infektim mund poashtu të kenë dhimbje gjatë
urinimit nëse urina kalon në pjesët e lëndimit nga flluskat. Por edhe
simptome sikurse kur personat vuajnë nga gripi si dhimbje koke,
temeraturë, dhimbje të shpindës, gjendra të ajura. Mësoni më shumë për
herpesin gjenital.

Lythat gjenital janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten çdokund
në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi
që quhet virus njerëzor papilloma. Lythat mund të rriten në organet
gjenitale apo në pjesët tjera të trupit posaqërisht në duar. Pasë
infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten
në organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund të dallojnë gunga të
vogla të bardha apo ngjyrë roze apo më të mëdhaja në formë të
karfiollit. Lythat mund të paraqiten në vulvë, penis në testise apo në
anus. Ato mund të paraqiten në formë individuale apo në grup. Mund të
shkaktojnë kruamje por zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Shpesh nuk
shkaktojnë simptome të tjera dhe mund të jetë vështirë të dallohen. Nëse
femrat kanë lytha në qafë të mitrës kjo mund të shkaktojë gjakderdhje
apo shumë rrallë shkakrkesë nga vagina me ngjyrë të pazakonshem. Mësoni
më shumë për lythat gjenitale.

Gonorrea është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta
infektojë qafën e mitrës, uretërn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet
e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pasë ekspozimit. Por
ndonjherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome.
Infektimi është më e mundshme të dallohet në meshkuj se në femra. Mësoni
më shumë për gonorrea.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:14 am

Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit. Dy infeksionet më të
zakonshme janë amoebisiasi dhe gjiardiasis. Këto janë infeksione
bakteriale dhe kur të kalojnë në zorrë mund të shkaktojnë dhimbje në
bark dhe jashtëqitje të shpeshtë. Infektimi i zorrës mund të ngjitet
gjatë seksit me dikend që është i infektuar posaqërisht gjatë
aktiviteteve që përfshinë kontaktin me feçe dhe seksi anal. Infeksioni
mund të preventohet duke përdor kondoma, mbrojtës për gojë dhe dorëza
lateks. Lodrat që përdoren gjatë seksit duhet të pastrohen pas
përdorimit dhe duart të lahen pasë kontaktit me feçe. Ilaqet kurdër
jashtëqitjes ndonjherë mjaftojë pët tretman të infektimit por edhe
antibiotikët mund të përdoren.

Hepatiti shkakton inflamimin e mëlqisë. Ka disa lloje të hepatitit, më
të zakonshmet janë hepatiti A,B dhe C. Këto tri lloje të virusit
veprojnë ndryshe. Hepatiti mund të shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa
lloje të drogës por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral.
Mësoni më shumë për Hepatitin.

Molloskumi është sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga virusi molloskum
contagjiosum. Shfaqet në formë të gungave të vogla në lëkurë dhe mund të
zgjat prej dy javëve deri në disa vite. Molloskumi shkakton gunga të
vogla në formë të perlave në madhësi të qukave në kofshë, prapanicë,
organe gjenitale dhe ndonjherë në fëtyrë. Ato ngjiten gjatë seksit dhe
nga kontakti me lëkurë. Ngjitja mund të preventohet duke përdor kondoma
dhe duke iu shmangur kontaktit me lëkurë dhe seksit me personin që është
i infektuar përderisa shërohet. Në shumë raste ky lloj infektimi nuk ka
nevojë për ilaqe sepse zdhuket me kohë. Megjithatë tretmanet si ngrimja
e gungave apo mund të lyhen me një lloj kemikali.

Uretirisi i pa specifikuar është inflamim i uretresë në meshkuj. Ky
inflamim mund të shkaktohet nga disa lloje të infekcioneve, por më
zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund të përjetohet me muaj edhe në
disa raste me vite në marrëdhënie. Simptomet përfshijnë dhimbje dhe
ndjenja të djegjes gjatë urinimit. Lloj lëngu i bardhë i vrenjëtur mund
të shfaqet në krye të penisit posaqërisht dallohet në mëngjez. Ndjenja
për të urinuar shpesh poashtu është njëra nga simptomet. Shpesh mund të
jetë që nuk keni asnjë simptom por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ia
ngjitni infeksionin partnerit tuaj. Mësoni më shumë për Uterisin të pa
specifikuar.

Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nën lëkurë dhe shkakton kruamje.
Morrat janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen dhe shumë njerëz nuk
janë të dijshëm që janë të infektuar. Infektimi mund të shkaktojë
kruamje dhe mund të ia fillojë 2 deri në 6 javë pasë infektimit. Shenjat
e infektimit mund të jenë si vija të kuqe nën lëkurë të duarve,
prapanicës dhe organeve gjenitale. Mënyra më e zakonshme e infektimit
është gjatë kontaktit seksual mirëpo është e mundshme që infektimi të
ndodh me këmbimin e rrobave dhe peshqirëve me dikend që është i
infektuar. Por kjo mënyrë nuk është shumë e zakonshme. Nuk ka mënyrë
efektive ta ndaloni infektimin por nëse jeni i infektuar mënyra që mos
ta infektoni dikend tjetër është duke i larë rrobat dhe qarshafat më ujë
të nxehtë. Për ti mbytur këto morra është duke e lyer trupin me krem që
mund ta bleni në barnatore.

Sifilisi nuk është infektim i zakonshëm në Britani të Madhe por është më
shumë i zakonshëm në shtete të tjera. Është infeksion bakterial.
Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të
palindura nga nënat shtatëzanë. Simptomet e sifilisit janë të njejta në
meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj
pasë seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e
parë dhe e dytë janë më infektuese. Mësoni më shumë për sifilisin.

Infeksioni mykotik është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë
dhe normalisht qëndron si baktrie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të
shkaktojë kruamje, ajësim, dhëmbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj.
Femrat mund të përjetojnë shkarkesë të bardhë të trashë dhe dhimbje
gjatë urinimit. Meshkujt mund të përjetojnë shkarkesë të njejtë dhe kanë
vështërsi në lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund të ngjitet gjatë
seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse veshni
rroba të ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund të ndodh edhe nga
disa lloje të antibiotikëve. Ndonjherë infektimi është i paqartë mirëpo
ngjitja mund të preventohet duke përdor kondom gjatë seksit. Meshkujt
duhet të e pastrojnë nën lafshin e penisit. Shërimi i infeksionit
mykotik bëhet duke përdor tretman kundër kërpudhor. Infektimi mykotik
mund të përsëritet, posaqërisht në femra.

Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe
uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nëse simptomet janë prezent
ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit dhe shkarkesë në meshkuj,
dhimbje gjatë seksit dhe inflamim në vulvë të femrave. Ngjitja
normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e
infektuar. Shërimi bëhet me antibiotik dhe infektimi nuk përsëritet

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Keshillat per semundjet ngjitese   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:15 am

Keshillat per semundjet ngjitese

Pervec problemeve qe mund te shfaqen ne shendet per shkak te
temperaturave te larta, nje tjeter rrezik eshte edhe shfaqja e
semundjeve ngjitese. Per kete arsye, specialistet e shendetit publik
japin keshillat, te cilat kryesisht kane te bejne me higjienen vetjake
dhe ate te ushqimit. "Perdorni uje higjienikisht te paster. Ruani
burimet e ujit, rrjetin e ujesjellesit, puset dhe rezervuaret e ujit.
Pastroni dhe dezinfektoni cdo vit rezervuaret dhe puset. Ne qofte se
dyshoni ne pastertine e ujit, perdoreni te zier, filtra te posacem ose
uje te ambalazhuar", kane keshilluar specialistet e shendetit. Sipas
tyre, nje kujdes i vecante duhet edhe per larjen dhe ruajtjen ne kushte
frigoriferike te ushqimeve gjate gjithe periudhes se veres.

Urgjencat te mbipopulluara

Urgjenca e pediatrise dhe ajo e kardiologjise jane edhe dy urgjencat me
te mbipopulluara gjate periudhes se veres. Por, nje tjeter urgjence
eshte edhe ajo e spitalit infektiv, e cila perballet me rastet e
pacienteve, te cilet paraqesin probleme gastrointensinale. Gjate vitit
te kaluar, urgjenca e pediatrise priste mbi 150 raste ne dite te
femijeve me probleme. Po keshtu, nje numer te larte te pacienteve
regjistroheshin edhe ne urgjencen e kryeqytetit ku mjekeve u duhej te
perballeshin te pakten nga 60 deri ne 80 raste ne dite, kryesisht
helmime dhe goditje nga dielli. Por ne kete periudhe edhe rishfaqja e
problemeve kardiologjike eshte e larte, ku shpesh mjeket e QSUT-se nuk
kane se ku te shtrojne pacientet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Sëmundje autoimune që prekin zemrën.   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:16 am

Sëmundje autoimune që prekin zemrën.




Ethja rheumatike ndodh pas infeksionit me Streptococcus pyogenes.
Supozohet që antritrupat e formuar ndaj proteinës M të S pyogenes
reagojnë me antigjenët e indeve njerëzore.

1. Ethja rheumatike
Faza akute e ethes reumatike përkon me sulmin autoimun mbi përbërësit e
indeve pas infeksionit me Streptococcus pyogenes. Nuk dihet se pse ethja
rheumatike i ben vaki vetëm disa njerëzve.

Faza akute prek trurin, lëkurën, kyçet, dhe zemrën; në tru preken
ganglionet bazale, dhe pamja klinike quhet korea e Sydenham-it
(Sydenham's chorea), ose vallja e shën Vitit; prekja e lëkurës paraqitet
me eritemë marginate (erythema marginatum). Në zemër preken të treja
shtresat: endokardi, miokardi, dhe perikardi. Perikardi mund të mbulohet
me një shtresë fibrine. Vegjetacione të vogla formohen nga depozitimi i
fibrinës mbi valvula, sidomos mbi valvulën mitrale, sidomos në buzën e
valvulës. Në fazën akute valvulat nuk paraqesin probleme funksionale,
d.m.th., ato vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre pa probleme. Vdekja në
fazën akute është e rrallë dhe ndodh kur muskuli i zemrës dëmtohet
shumë; në raste të tilla në autopsi do vërehet nekrozë e miofibrileve,
me infiltrate limfocitesh dhe makrofagësh (trupat e Aschoff).

Gjithë këto ndryshime patologjike në miokard shërohen pa pasoja. Në anën
tjetër, prekja e valvulave zakonisht ka pasoja afatgjata. Pak nga pak,
prekja e valvulave shkakton trashje të tyre, ngjitje të fletëve të
valvulave, dhe shkurtim të kordave tendine; si pasojë, valvula e prekur
bëhet stenotike, ose inkompetente, ose të dyja; ky proces zgjat
zakonisht disa dhjetëra vjet. Më shpesh preket valvula mitrale, pastaj
ajo aortike, trikuspidale, dhe pulmonare.

Valvulat e trashura nga ethja rheumatike përplasen me më shumë forcë;
kjo shpie në shkurtim të jetës të qelizave endoteliale; së bashku me
shtimin e turbulencës të rrjedhës, kjo shpie në depozitim të fibrinës
mbi valvula; kjo predispozon për infeksion bakterial, zakonisht nga
streptokokët viridans.

Tabela - Ethja rheumatike.

Faza akute
Ganglionet bazale
Lëvizje koreiforme.
Kyçet
Sinovit fibrinoz akut
Lëkura
Erythema marginatum, nodula subkutane
Zemra
Endokardit (prekje e valvulave me vegjetacione fibrinoze) Myokardit,
ulje e aftësisë tkurrëse, trupat e Aschoff Perikardit (me eksudat
fibrinoz)
Pasojat (ethja rheumatike kronike)
Valvulat
Trashje e kuspeve. Trashje e shkurtim i kordave tendine.
Ngjitje e fletëve (kuspeve) të valvulave. Kalcifikim. Rrezik i shtuar
për endokardit bakterial.
Miokardi
Funksioni i miokardit rifitohet plotësisht. Disa trupa të Aschoff-it
mbeten në miokard.

Më poshtë do përshkruhet stenoza e valvulës mitrale, si shembull i
prekjes të një valvule nga ethja rheumatike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:17 am

Stenoza është ngushtimi i vrimës të valvulës. Stenoza e valvulës mitrale
e bën të vështirë kalimin e gjakut nga veshorja e majtë në barkushen e
majtë. Veshores i duhet të krijojë presione më të larta për ta pompuar
gjakun përtej ngushtimit. Rrjedhimisht, veshorja e majtë pak nga pak
zmadhohet dhe pëson hipertrofi. Si pasojë e hipertrofisë, miocitet e
veshores të zmadhuar furnizohen me vështirësi me gjak, dhe prandaj bëhen
vatra aritmie (fibrilim dhe flutter atrial). Me kalimin e kohës,
veshorja e zmadhuar bëhet e paaftë të pompojë gjak -- tejzgjatja e
miofibrileve e bën tkurrjen të paefektshme (pasojë e ligjit
Frank-Starling); rrjedhimisht, gjaku lëviz ngadalë brenda veshores.
Fibrilacioni dhe lëvizja e ngadaltë e gjakut brenda veshores bëhen shkak
për formimin e trombeve brenda veshores. Trombet atriale mund të
arrijnë në barkushe, në aortë, dhe pastaj mund të shkaktojnë infarkte në
tru, veshka, shpretkë, gjymtyrë, zemër, etj.

Njëkohësisht, rritja e presionit në veshoren e majtë shkakton rritje të
presionit në venat pulmonare; kjo sjell rritje të presionit në kapilarët
e mushkërisë, dhe edemë në indin lidhor përreth bronkeve (kjo mund të
shihet në egzaminimin me rreze X). Edema peribronkiale pakëson
epshmërinë e mushkërive, dhe prandaj vështirëson frymëmarrjen. Pra,
mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar.
Si pasojë, kapilarët pulmonarë ngushtohen (sepse hipoksia i ngushton
kapilarët pulmonarë). Kjo shpie në rritje të presionit në arterien
pulmonare. Gjithashtu, hipoksia bën që qelizat endoteliale ta humbasin
formën e tyre të sheshtë dhe të rrumbullakosen, të marrin formën e
sferës. Kjo shkakton daljen e proteinave në indin lidhor peribronkial.
Në këtë fazë, sasia e edemës është aq e madhe saqë i sëmuri mund të
vdesë "i mbytyr" nga eksudati. Me kalimin e kohës, eksudati proteinik
riorganizohet dhe pak nga pak e ngurtëson mushkërinë. Kjo ndodh sepse
eksudatet proteinike në mushkëri nxitin aktivitetin e proteazave
(sistemi koagulues, sistemi i komplementit, etj.); kjo shkakton
inflamacion të paktë, por që me kalimin e kohës e ngurtëson mushkërinë;
në ngurtësimin e mushkërisë ndikon edhe hipertrofia e medias të
arterieve pulmonare, që vjen si pasojë e hipertensionit kronik pulmonar;
nga ana tjetër, dalja e eritrociteve në intersticiumin e mushkërisë dhe
gëlltitja e tyre nga makrofagët u jep mushkërive ngjyrën e ndryshkut
(induratio bruna = ngurtësimi bojë kafe).

Rritja e presionit në arteriet pulmonare shpie në mbingarkesë të anës të
djathtë të zemrës; ventrikuli i djathtë i mbingarkuar pëson hipertrofi,
muri i tij trashet, dhe përkohësisht arrin ta pompojë gjakun në
presione më të larta; me përparimin e sëmundjes, ventrikuli i djathtë
zmadhohet akoma më shumë dhe bëhet i paaftë të pompojë. (Shkaku numër
një i pamjaftueshmërisë të anës të djathtë të zemrës është
pamjaftueshmëria e anës të majtë.) Kjo shpie në rritje të presionit në
veshore dhe në venën cava.

Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet me vështirësim të
qarkullimit të gjakut (kongjestion) në mëlçi. Nga kjo dëmtohen më shumë
hepatocitet që gjenden përreth kanaleve qendrore (në qendër të
gjashtëkëndëshit), të cilat vrasin veten (pësojnë apoptozë); hepatocitet
që janë afër triadave portale e durojnë pak më mirë kongjestionin.
Hepatocitet që ndodhen në pjesën e mesme (midis triadave dhe kanalit
qendror) pësojnë steatozë (grumbullojnë lipide të cilat ngecin brenda
qelizës). Pamja që merr mëlçia si pasojë e kongjestionit kronik është
karakteristike: në të shihen zona të kuqe (grumbullim gjaku) dhe zona të
verdha (steatozë); në anglisht kjo pamje njihet si 'nutmeg liver'.

Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet gjithashtu me
vështirësim të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtme;
kongjestioni shkakton edemë të këmbëve dhe shton vështirëson shërimin e
plagëve në këmbë.

Si përfundim, stenoza mitrale shkakton ndryshime në zemër, mushkëri,
mëlçi, dhe në periferi. Edhe në rast riparimi të stenozës mitrale me
operacion, i sëmuri prapë nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të
shkatërruara nga fibroza. Operacioni për riparimin e stenozës mitrale
duhet bërë hreët në mënyrë që të shmanget dëmtimi i mushkërive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:17 am

Tabela 6. Pasojat e stenozës mitrale.

Valvula
Rrjedhje turbulente, që shkakton... dëmtim të endotelit, që nxit...
depozitim të fibrinës, që e trash akoma më shumë fletën e valvulës, dhe
që... predispozon për endokardit infektiv
Ventrikuli i majtë
Stenoza mitrale pakëson sasinë e gjakut që arrin në të
Atriumi i majtë
Zgjerim dhe hipertrofi e atriumit Fibrilim atrial Trombozë, si pasojë e
ngadalësimit të rrjedhës dhe e fibrilimit
Mushkëritë
Kongjestion i venave dhe i kapilarëve pulmonarë që shkakton pakësim të
epshmërisë, që shkakton vështirësim të frymëmarrjes Edemë, fillimisht
edemë peribronkiale, dhe pastaj edemë alveolare; eksudat proteinik;
ngurtësim i mushkërive (induratio bruna) Hipoksi, që shkakton tkurrje
(ngushtim) të kapilarëve pulmonarë; kjo shpie në... rritje të presionit
pulmonar, dhe sklerozë të arterieve pulmonare
Ana e djathtë e zemrës
Hipertrofi e ventrikulit të djathtë Pamjaftueshmëri e ventrikulit të
djathtë Kongjestion sistemik
Mëlçia
Vdekje e hepatociteve pericentrale, steatozë ('nutmeg liver')
Periferi
Shenja të mosfurnizimit me gjak Edemë e këmbëve



2. Inflamacioni pas infarktit dhe sindroma post-kardiotomike.
12 orë pas infarktit, neutrofilët fillojnë të infiltrojnë fibrat e
dëmtuara; kjo është veçanti e zemrës - nekroza ischemike tjetërkund nuk
shoqërohet me infiltrate neutrofilësh. Prania e neutrofileve të shumta
mund ta shtojë dëmtimin e zemrës, dhe mund edhe të shkaktojë shpim
(perforim). Pas infarkteve ose pas operacioneve në zemër, në gjak
vërehen antitrupa kundër indit të zemrës. Disa pacientë qëllon që
prodhojnë antitrupa të tillë për disa javë rresht; zemra e tyre
infiltrohet me limfocite, dhe nganjëherë është i nevojshëm trajtimi me
barna imunosupresive.

3. Miokarditi eozinofilik.
Eozinofilia, pavarësisht nga shkaku, mund të shoqërohet me inflamacion
të miokardit. Kjo bën vaki gjatë në pacientët me infeksione parazitare,
ose me leukemi. Një sëmundje e afërt është fibroza endomiokardiale
(sëmundja e Davies), mekanizmi i të cilës nuk dihet. Pamja e fibrozës
endomiokardiale është specifike, me fibrozë të apeksit të ventrikulit të
djathtë dhe të murit të pasëm të ventrikulit të majtë që arrin deri në
miokard.

4. Miokarditi me qeliza gjigante.
Kjo është sëmundje me zanafillë të panjohur; prekja e miokarditit nga
sarkoidoza ngjan ca me këtë sëmundje histologjikisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
No.i.d
Admin
No.i.d


Numri i postimeve : 4967
Poenat : 58447
Vota : 43
Join date : 25/04/2010
Age : 30
Location : Kosova

Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Krijohet zemër bio – artificiale   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 08, 2010 6:18 am

Krijohet zemër bio – artificiale

Studiuesit e Universitetit të Minesotës që po përpiqen të gjejnë kurime
të reja për sëmundjet e zemrës kanë rritur një zemër miu në laborator
duke përdorur qeliza embrionale.Përfundimet e studimit botuar në
revistën “Nature Medicine” vendosin bazat për transplantimin e atyre që
shkencëtarët i quajnë organe bio-artificiale tek njerëzit.

Ekspertët thonë se në gjithë botën llogaritet të jenë rreth 100 milionë
njerëz zemrat e të cilëve nuk arrijnë të ushqejnë me gjak trupin e tyre.
Shumë pacientë me sëmundje zemre që kanë nevojë për një transplant do
të vdesin në pritje të një organi që do t’i shpëtonte jetën. Por
studiuesit thonë se nëse zemra e njeriut mund të krijohet nga organe
kafshësh, ata mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Në eksperimentet e tyre, studiuesit hoqën zemrat e minjve të sapolindur
të laboratorit dhe ia hoqën qelizat.

Studiuesja kryesore Doris Taylor, që drejton Qendrën e Universitetit të
Minesotës për Riparimin Kardiovaskular, thotë se shkencëtarëve u mbeti
në dorë një masë e bardhë proteinash në formë zemre që përmbante tuba
aty ku kishte pasur enë gjaku.
Dr. Taylor thotë se këto skelete zemrash, u mbushën përmes injektimit të
disa qelizave që kanë aftësinë e ripërtëritjes dhe transformim, pak a
shumë si qelizat embrionale.

Brenda pak ditësh, thotë Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan të
krijojnë qeliza nga jashtë.

"Është shumë interesante që me kalimin e kohës zemra i zë vendin lëndës
fillestare dhe në thelb është sikur qelizat thonë që kanë veëm nevojë
për diçka ku të kapen e pastaj vazhdojnë të shtohen. Kështu me kalimin e
kohës, qelizat njerëzore zëvendësojnë atë masë dhe krijohet një
ekuivalent i zemrës së njeriut".

Qelizat e reja iu injektuan lëndë ushqyese dhe ndaj tyre u përdor një
stimulues kardiak. Pas katër ditësh, studiuesit vunë re disa tkurrje në
zemrat e minjve.

Doktoresha Taylor thotë se pas tetë ditësh, organet eksperimentale
filluan të qarkullonin lëng lehtë.

"Ne ishim në gjendje të demonstronim se nga një zemër e vdekur së cilës
ia hoqëm të gjitha qelizat dhe i dhamë jetë të re me qeliza të reja.
Kështu për herë të parë kemi diçka të ngjashme me zemrën që ka anatominë
e një zemre dhe mund të fillojmë të rindërtojmë inde të tëra në vend të
një cope indi në një enë laboratorike".

Nëse kjo metodë perfeksionohet në zemra më të mëdha do të mund të
përftoheshin rezerva të pakufizuara organesh të nevojshme dhe studiuesit
thonë se përdorimi i qelizave bazë të vetë pacientit do të sillte si
rezultat që një zemër bio-artificiale t’i përshtatej sistemit imunitar
të tij.

Hapi i ardhshëm ishte përdorimi i kësaj procedure në një zemër derri për
të parë nëse do të funksionojë në një zemër më të madhe.
Doktoreshë Taylor thotë se zemrat bio-artificiale për njerëzit mund të
përftohen nga organet e derrit sepse kanë pothuajse të njëjtën masë.
Valvulat e derrave përdoren për zëvendësimin e valvulave të dala jashtë
përdorimit tek njerëzit.

"Ne shpresojmë që të kemi krijuar një instrumentn që do të ndryshojë
mënyrën e të menduarit të njerëzve dhe do të krijojë një shans për
alternativa të reja për përpunimin e indeve dhe për pacientët që kanë
nevojë për organe".

Studiuesit në Minesota po punojnë me shkencëtarët në vende të tjera në
përpjekje për të krijuar organe të tjera bio-artificiale, përfshirë
mushkëri, mëlçi, pankreasin dhe veshkat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.tr-production.tk/
Sponsored content





Mjekësia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekësia   Mjekësia - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mjekësia
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
http://tr-rap.albanianforum.net/index.htm :: Shkeca/Arti & Kultura :: Mjekësia-
Kërce tek: